18 qershor 2010

Shqipja dhe Sanskritishtja

U takon gjuhëtarëve dhe njerëzve që kanë në fokus të punës së tyre fjalën, t’i bëjnë një analizë kësaj vepre të përkthyesit të shquar në të cilën ai del në përfundimin se shqipja është më e lashtë se sanskritishtja

Për të gjithë ata që në vitet ‘70-‘80 e kanë mbajtur përkthyesin dhe euriditin Petro Zhejin si lider shpirtëror është rasti për t’i njoftuar se ka dalë në qarkullim pjesa e dytë e veprës “Shqipja dhe sanskritishtja”. Edhe për lexuesin e gjerë të cilin Zheji nuk e përjashton nga auditori i leksioneve për këtë monolog debat, me pak fjalë mund ta njoftojmë se përsëri autori merret me të vërtetën që nuk ka më dyshim se shqipja është më e lashtë se sanskritishtja. Për këtë ai e ka zgjeruar glosarin e krahasimeve dhe sjell një numër shembullash motivimi me anë të shqipes së glosave sanskritisht. Për shembull:
preksya – i dukshëm. Kjo fjalë që me ndërmjetësinë e shqipes zbërthehet: i bërë ka sy.
Sanskritishtja njihet si një nga gjuhët më të vjetra të botës, gjuhë ideoevropiane, e degës indiane që u zhvillua duke nisur nga shekulli V para Krishtit, dhe ishte një nga gurët themeltarë të qytetërimit brahamanik dhe e kulturës së Vedave. Shumë tekste indiane për shkencat dhe matematikën janë shkruar në këtë gjuhë. E pikërisht me këtë gjuhë Zheji vërteton afinitetin e shqipes dhe në metodën që ai përdor për të analizuar, bashkëveprojnë etimologjia, filozofia dhe logjika. Sepse janë pikërisht këto të treja prej të cilave gjuhës mund t’i vilet një informacion mbi dije dhe realitete gjuha i konservon në shekuj. “Problemi i një lashtësie të tillë prek edhe shumë probleme si ai i vendit që zinin paraardhësit e shqiptarëve në Evropë si dhe një varg çështjesh që lidhen me kulturën e lashtë, me mitet, ndikimet reciproke të popujve mes tyre etj.”,- pohon Petro Zheji në pjesën e parë të “Shqipja dhe sanskritishtja” ku qysh në krye ai e quan të gabuar konkludimin e albanologëve si Gustav Mejer mbi prejardhjen e shqipes nga gjuhë relativisht të reja si latinishtja, greqishtja, turqishtja, sllavishtja. Ai i referohet po ashtu Jeronim De Radës i cili na jep “një vizion pak a shumë të qartë mbi botën shpirtërore të të parëve tanë. Nga emrat e perëndive ai kalon në emra vendesh, objektesh të ndryshme etj., duke u mbështetur në vepra të lashta si ato të Homerit, Herodotit, Plinit etj. Pamja që na jep ai mbi botën pellazge është pak a shumë e plotë dhe e vlefshme, në vija të përgjithshme, edhe sot e kësaj dite”.
Përfundimi në të cilin Zheji arrin me këtë të studim është ky: sistemi leksikor i gjuhës shqipe është më i gjerë nga ai i gjuhës sanskritishte, e pra ai e përfshin atë dhe sistemi i gjuhës sanskritishte është një nënbashkësi e bashkësisë së sistemit të gjuhës shqipe. Përfundim ky që e shtyn Zhejin të deklarojë se është konform frymës së Rilindasve tanë mbi gjuhën shqipe, sepse saktëson vizionin e tyre profetik mbi një lashtësi zanafillore të gjuhës dhe popullit tonë.
Dy pjesët e kësaj vepre janë kuruar dhe shoqëruar me parathënie të të afërmëve të Zhejit, Gjergj Zhejit dhe Lluka Qafokut. I pari e mbron këtë vepër kështu: “Analizat filozofike-logjike-etimologjike në këtë studim janë plotësisht të justifikuara nga pikëpamja e Dijes së kohës sonë, ndonëse jo nga ajo e gjuhësisë klasike, ku kanë ngecur ende të gozhduar mjaft gjuhëtarë”. Ndërsa i dyti e sheh si zbulimin e një teknologjie sui generis, për t’i bërë operative në fushën e etimologjisë, zbulimet gjeniale të teorisë së shenjës dhe të kuptimit të linguistikës moderne. Zbulim ky sipas Qafokut që nuk del jashtë kuadrit të përpjekjeve që kanë nisur prej fillimit të shekullit XX e që i shohin problemet e origjinës së fjalës, edhe nga pikëpamja logjike dhe psikologjike.
Kështu pra që u takon gjuhëtarëve dhe njerëzve që kanë në foklus të punës së tyre fjalën, t’i bëjnë një analizë kësaj vepre të përkthyesit të shquar dhe ndoshta për të mësuar më shumë nëse legjenda e gjallë e përkthimit në gjuhën shqipe, Petro Zheji, nuk ka hyrë në një territor të minuar. Mbase është po ai territor pjellor ku gëlojnë hipotezat për genin e lashtë të origjinës së shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, dhe po ai territor të cilit pretenduesit shtojnë se i përket bardi Homer, pra truallit të pellazgëve.
Fjala u takon specialistëve të fushës të përcaktojnë se çfarë parandjen më shumë a më pak për gjuhën shqipe Petro Zheji, gjuhë në të cilën ai bëri të flisnin aq bukur në ditët e vështira të diktaturës “Don Kishoti” apo bibla e të rriturve të ndrydhur “Princi i vogël”.
Këto studime, siç pretendon autori, duhej të ishin botuar këtu e tre dekada më parë. Kohë e gjatë ka kaluar që ta bindë Zhejin se idetë e tij janë të kësaj kohe dhe i duhej asaj.

Gjergj Zheji për veprën “Shqipja dhe sanskritishtja”
Nëpërmjet këtij studimi zbulohet natyrshëm dhe shkencërisht, veç të tjerash, edhe lashtësia e gjuhës shqipe si lingua primeva siç e quan poeti dhe linguisti i madh Jeronim De Rada. “Gjuha shqipe, thotë autori, do të ishte pra kështu në analizë të fundit ajo Gjuhë e Parë (lingua primeva), ose Gjuhë Mëmë ose së paku e afërmja e saj më e ngushtë e më përfaqësuese nga copëzimi i të cilës, si ai në Sakrificën e Madhe Kozmogonike, të nje Qenie Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën dhe u ndërtuan mënjanë”.

“Apologjia e Vërtetë e Sokratit”

Për tre net rresht, nga data 22-24 shkurt, në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, u shfaq monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit”. Nën interpretimin magjik të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, publiku i Tiranës u njoh me mesazhet e fuqishme që filozofi i lashtësisë jepte për bashkëkohësit e tij por që vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot.

Tashmë ishte e 100 herë që Mirush Kabashi interpretonte Sokratin. Merita e Kabashit është, jo vetëm interpretimi i shkëlqyer i këtij personazhi por, dhe fakti që iu referua kësaj pjese, për të qenë në lartësinë e saj. Kabashi mori “Sfinksin e Artë” në Egjipt më 1997, duke interpretuar në shqip. Ai interpretoi me shpirt për të përfaqësuar denjësisht vendin e tij, kur dinjiteti i Shqipërisë ishte vënë në rrezik, dhe ia arriti kësaj. Më pas kjo pjesë u vu në shumë skena dhe tërhoqi interesimin e publikut vendas dhe të huaj.

Kabashi duket modest ndonëse duhet të fluturojë që ka arritur të sjellë me mjeshtëri në skenë Sokratin. Nëpërmjet gojës së Sokratit, mendimit dhe mesazheve të tij, Kabashi realizon veten tek shikuesit e tij. Njeri modest, mbi të cilin rëndoi edhe biografia, në periudhën 45 vjeçare, nuk u kursye as në demokraci, që u pushua tre herë nga puna, por që nga goja e tij nuk u dëgjua kurrë fyerje dhe revansh. Sot ai kërkon të jetë njeri aktiv në shoqëri duke dhënë kontributin e tij, dhe ai nuk është i pakët. Me ndjenjë të thellë patriotike dhe qytetarie Kabashi kërkon t’u thotë qytetarëve shqiptarë, por dhe të botës, se rreziku që vjen nga burokracia, nga kriminaliteti i zyrtarizuar ka qenë dhe mbetet në të gjitha kohërat. Filozofi që Konica e shprehte me thënien e tij lapidare “një shoqëri të përparuar e ndërtojnë idealistët, e mbajnë intelektualët, e shkatërrojnë politikanët”.

Nëpërmjet gojës së Kabashit sot u përcillet shqiptarëve mesazhi i Sokratit se qytetarët duhet të reagojnë ndaj padrejtësive, mashtrimit, hipokrizisë, ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve të korruptuar. Se turma duhet të arsimohet që të bëhet e vetëdijshme. Sokrati na mëson se ata që do ta bëjnë shoqërinë do të jenë të urtët, të mençurit dhe të drejtët. Filozofi i ideve la për brezat ide të fuqishme. Loja e Kabashit ishte shumë e ndjerë aq sa mendoje se Kabashi arrin ta luajë kaq bukur Sokratin se vetë është njeri i mirë si Sokrati. Nuk e kuptoje nëse cinizon Sokrati apo Kabashi, nëse shpërthen Sokrati apo Kabashi, nëse u lodh Sokrati apo Kabashi. Skena do ta detyronte Kabashin të pinte helmin, ndërsa Sokrati i vërtetë i kërkoi Platonit ta kthente në burg, atëherë kur gjyqtarët harruan përse kishin ardhur në gjyq dhe e lanë të dënuarin të paegzekutuar dhe vrapuan të rrëmbenin shpërblimin. Dhe Sokrati, ndonëse ju dha mundësia të largohej, nuk pranoi, ai piu kupën e helmit, duke lënë mesazhin se ligji duhet të zbatohet. Kabashi bëri që Sokrati të fliste shqip.

“Apologjia e vërtetë e Sokratit” u shkrua nga shkrimtari grek Kostas Varnalis, e mbështetur në veprën e Platonit, dishepullit të Sokratit, nga penda e të cilit ka ardhur e gjithë filozofia e Sokratit. Kur dëgjoja Kabashin nuk e dija se sa Sokrat kishte aty, sa Varnalis dhe sa Kabash. Kabashi përmend edhe Albanezët, në monologun e Sokratit, ndonëse mund të kishte thënë Ilirët, Varnalisi përmend turqit në veprën e tij, kur ata as që ekzistonin në kohën e Sokratit. Por gjithsesi në vepër mbetet lagjja Plaka e Athinës dhe Sokrati përmend Dedë e Gjikë e Dedëgjikë. Për të shkuar në origjinal u ndala paraprakisht tek libri “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e Varnalisit me dëshirën për ta përqasur atë një ditë me Apologjinë e Platonit dhe lexuar vetë atë.

Për ta ndjerë më afër moralin, filozofinë e Sokratit po ju sjell pjesë nga libri “Apologjia e vërtetë e Sokratit”

11 qershor 2010

Gjuha me te cilen jane shkruajtur veprat origjinale Iliada dhe Odisea te Homerit ka qene SHQIPJA.

Disa te dhena per kete jane tek libri me autor Aristidh P. Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekerve, Sh. B. 55, Tirane, 2002; faqe 171-173.

Nr. Shqip - Homerike Bizantine - (Greqishtja e sotme)
1. Ai qe nem, nem (folje) Neme-sis, neme-sao Katara
2. Anda, enda- Andha-no Efkharistisi
3. Are, ara- Arura Horefi
4. Bashke ec- Vask ithi Porevume
5. Dera- Thira Porta
6. Deti Theti-s Thalasa
7. Dhe, dheu (toke)- Jea, dhor, dha Ji
8. Dor-e, dor-a- Ekedeka-dor-o Qheri
9. Dru- Dris, drimos, driti Ksilo
10. Edhe, dhe- Idhe, te Qe
11. Elbe, elbi Alfiton Krithari
12. Ene (veshje) Enimi Ruho
13. Erret, erresire- Ere-vos Skotos
14. Ethe (kam ethe)- Ethir, ethae Piretos
15. Flas- Flio, fliarae Milao, omilae
16. Fryma, frima (dial. j.)- Frimao Fisima
17. Hedh- Heo Rhino, tinazo, sio
18. Heq (helkj = terheq) Elko Travae
19. Iki, ike- Iko Fevgo
20. Kale, kali Kelis-tos clogo
21. Kall (djeg) Kileo Qeo
22. Korr- Kiro Thiro
23. Krua, kroi- Krunos Vrisi
24. Krye, krie- Krithen, ******* Qefali
25. Lehem (lind)- Leho, lohia Jenieme
26. Lepur- Leporis Lagaes
27. Lesh- Lasios Male
28. Lig (i lig)- Lig-ios, lig-aes Adhinatos
29. Loz, ljoz (arberisht) Lizo Pezo
30. Lutem Litome Parakalae
31. Marr, mar Mar-pto Perno
32. Marre (i marre) Margos Trelaes
33. Me duket Dhokei mi Nomizo
34. Mend, mendoj Mendohem Medhome Sqeftome, nus
35. Meri, meni (dial. v.) Minis Thimos
36. Mi, miu Mis Ponde*******
37. Mjeshter Mistor Tehnitis
38. Mjet Mitos Nima hondrae
39. Ndaj, daj (dial. v.) Dheo, deo Horizon
40. Ne (neve) Noi Emis
41. Nisem Nisome Ksqinae
42. Nuk Ni uk Dhen
43. Nuse Nisos, nios Nifi
44. Para (perpara) Paros Mbroste
45. Per ty Par ti Ja sena
46. Per-hapa, per-hapsh Apsh, aps Piso
47. Pune, puna Ponos Dhulie
48. Qas, kias Qio, kio Simono
49. Qen, qeni Qion Sqilos
50. Re, rete Rea (perendia e reve) Sinefo
51. Rrah Rahso, raso Dherno, htipae
52. Rri (qendroj) e-ri-dhome Kathome
53. Rronje (rroj, jetoj) Rronio, rronimi Zo, akmazo
54. Ruaj, rojtar Rrio, rritor Fileso
55. Shkel Skel-os Patio, patae
56. Shkop Skipon, skiptro Ravdhi
57. Sy O-se Meti
58. Tata, ati, i jati Tata, ata, jetas Pateras
59. Ter (thaj) Ter-so Stegnaeno
60. Therres, thrres, thrras Threo, throos Fonazo
61. Torre Tornoo Jiro
62. Udhe, udha Udhos Dhromos
63. Vane (shkuan) Van Pigan
64. Vend, ved Ved-os, vedh-os Edhafos, topos
65. Vere (stina e Veres) Vear Kaloqeri
66. Vesa, versa Versi Dhrosos
67. Vesh, vishem Ves-this, vesnimi Forae, forco
68. Zien Zei Vrazi... etj...


Homeri lindi ne Kyme, ne brigjet e lumit Meleze dhe keshtu e emeron e ema e tij me emrin Melezigen dhe me vone e merr emrin Homer kur filloi te punoje si trezorie per senatin e qytetit Kyme, megjithse syte e kishin lene.

Me kete emer i quajtur homer, aspak ne greqisht nuk identifikohet ky emer, por ne ionien.
Homeri asnjehere se ka ven kemben ne greqi as Athin?. Nga fundi i jetes se tij e keshillojne te shkoje ne Athin? mirepo gjate ketij udhetimi vdes ne ishullin Io dhe aty varroset si poet
.
Qysh ne moshen e re homeri kishte bere udhetime te shumta, qe nga brigjet e Afrikes Spanj? dhe Egjipt

Ne Egjipt ndalet nje kohe te gjate ku merr te gjitha njohurit? e duhura qe pastaj edhe i transmeton permes "iliades" e "odises" gati te gjitha perendite e pastaj marrin hovin edhe ne mbare greqin?.

Madje ne Egjipt meson aq shume per Parisin dhe Helenen nga prifterinjt egjiptian sa qe nga ky cast i lind ideja qe te kompozoje poemen "ILIAS" "iliada" ne emer te qytetit te Frigjise, qe i kishte dhen Ilius, i biri i Trosit e ky Trosi ishte nipi i Dardanosit te Madh, themelusit te kesaj dinastie te ardhur nga Dardania e ilirise, naga ballkani afer 1450 para krishtit
.
Pra qyteti Ilion njihej me shume se sa Troja qe kishte marre kete emer me ardhjen e Priamit, djalit te Laomedonit ne krye. Laomedoni kishte ambicje edhe ai qe kete emer te babait te tij, Ilion, ta nderroje dhe t'ia ve emrin Laomedonia, por ky e peson keq, se Herakleu e mbyt per nje tradhti qe dihet per shkak te nje kali qe i kishte dhene heroit e ky kali ishte jo prej asaj races qe i kishte premtuar Laomedoni....
Pra, e gjithe tragjedia trojane fillon mu nga kjo tradhti e Laomedonit e qe perfundon me shkaterrimin e Trojes....

Nga dorshkrimet e Homerit mjerisht, nuk ka arritur deri tek ne asnje faqe e tij ! I vetmi liber qe ka arritur te mbijetoje ishte nje dorshkrim latin i gjetur ne shekullin XII, pas krishtit ku nga ky liber kopjohen libra ne gjuhe te ndryshme dhe ate ne disa pjese duke kaluar dor pas dore dhe zbukurim pas zbukurimi kemi sot iliaden dhe odisen ne kete gjendje, si poemat e para europiane.

iliada . . .

Këngë dhe tregon ngjarjet e 51 ditëve nga viti I fundit të luftës së Trojës, duke pasur si strumbullar të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.

Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto: Fiset greke kanë dhjet vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim.Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që I ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, I ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar tia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prisi I Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është I shtrënguar të pranojë, por për inat I rrëmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga I pari I perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhën e luftës në dëm të grekëve.

Si hiqet menjëanë Akili, Agamemnoni e prisat e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’I dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, I shoqi I pare I së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e jar rëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme, në të cilën marrin pjesë dhe perenditë, që ndihmojnë njërën pale, të tjerët tjetrën. Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit Trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri.

Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri. Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që I ndjekin armiqtë gjer në llogore e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqe nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më I ngushtë I Akilit, I lutet heroit që ti jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori.

Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma I sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi ndër Trojanët. Këta ia mabthin këmbëve, të llahtarisur përpara tij. I qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi I tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi I Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën I ati I Hektorit, Priami.

Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka , Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.

Si shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin eparë e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhen figura madhështore e Akilit, luftar I patrmebur, i papërmbajtur, hero I lavdisë, shembëll dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbojtës trim e plot vetmohim I atdheut të vet, bashkëshort e prind I dashhur e I ndjeshëm. Ndër fihgurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më I bukur Fisnik I bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.

Poema ka përshkrime të shumta e të ndryshme plot gjallëri e qartësi. Përshkrimin e gjallëron përdorimin e shpeshtë I krahasimeve të gjata (p.sh “Ashtu si dye erëra, Boreu e Eurosi, që fyejnë nga anë e Trakës, ngrejnë oërpjet detin plot peshqë, duke plllakosur aty përnjëherësh, e dallga e zezë pështillet e ngrihet lartëduke përplasur me hope leshterikë për të gjatë bregut të detit, ashtu ishte I trazuar dhe ziente në krahror zemra e akeasve”) Dhe ai I epiteteve ( Akili “ Këmbëshpejti”, Nestori “ I shumëmequri”etj.).


Në poemen Iliada, Homeri jepë të dhëna të ndryshme mbi Ilirët. Këto të dhëna shihen më së miri në librat:

Libri II 681 - 750 - 840 - 850
Libri X 430 -
Libri XVI 235 - 285 - 290
Libri XVII 290 - 130
Libri XXI 140 deri 180 - 205 - 210

(Parodi Sipas Migjenit)Delen.

Poema e Dashurise
(Parodi Sipas Migjenit)

Kafshate qe skaperdihet
eshte or vella dashuria
kur sheh vasha t'bukura
dhe te kaplon merzia
ser nuk di ku me ja nise
kur syte shohin e zemra
veshtire me djanise
dhe shkojne e vijne figura
ne veshje mozomakeq
secili e secila mundohet
me ja qite nje kleqke
dhe mas bisedimeve
ne rruge e kafene
perfundojne dikund
sikur pela pa fre...

E dashuria ka vulen e vet te rrites
qeper te mire e per te keq i japin
hijeshine e dhembshurise te drites
dhe ashtu neve shikojme pa pra
kush kujt po ja qet kemben
dikund ne thue me ra.

Kafshate qe te mbetet ne fyte
dhe te ze trishtimi
kur sheh shume te rinjeve e te rejave
per dashuri qe ju del tymi.
E ky tym ka vulen e vet te rrites
e neveritshme ne skajin e drites
tek sheh pozita te perdredhta e te mpita
ne kete menyre ju ndalet rrita.

E per dashuri gjithkund ka fjale
qe askujt nuk i pritet dielli me dale
ta pret nje dashuri me fjale pa zarar
nuk ka ndonje perfundim pa emocione
te thane e tere te bene si krane...

Një jetë për arsimin, vdes në qelitë serbe

Kole Margjini


Një jetë për arsimin, vdes në qelitë serbe
Ish-inspektori i arsimit, dhe botues tekstesh

Ish-inspektori i arsimit në kohën e mbretit Zog u dallua edhe për punën e tij shkencore-didaktike për hartimin dhe botimin e teksteve shkollore, aq të nevojshme për shkollën shqiptare në ato vite. Me urdhër të ministrisë së asaj kohe, ai në bashkëpunim me kolegun e tij, Ndue Paluca (profesor në Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, përgatit dhe boton tekstet: Aritmetika për klasën e katërt dhe të pestë; Matematika për klasën e parë gjimnaz si dhe Algjebra për kursin e ulët. Gjithashtu ai boton vetëm dhe fille të para të gjeometrisë. Për gjithë këto veprimtari, Margjini (ka marrë pjesë edhe në Kongresin Arsimor të Lushnjës më 1920 dhe në dy kongrese arsimore në Tiranë në vitet 1922 e ‘24) është vlerësuar nga bashkëkohësit. Për këto merita, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Gjimnazit të Shtetit në Shkodër, më 1992, Kolë Margjini u dekorua me medaljen “Martir i Demokracisë”.

AKTIVITETI

Më 1941, Kolë Margjini çeli dhe drejtoi në qytetin e tij të lindjes në Prizren, gjimnazin e parë në gjuhën shqipe. Një vit më pas ai drejtoi kursin pedagogjik të Prishtinës për përgatitjen e mësuesve të gjuhës shqipe.


Fundi misterioz në burg, historia e mësuesit Kolë Margjini
Nga pr.dr. Njazi Kazazi

SHKODER

I ka shërbyer çështjes së arsimit kombëtar për më tepër se 30 vjet. Në historinë e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar ka hyrë si: mësues, drejtues shkolle, inspektor arsimi dhe si didakt i njohur tekstesh shkollore. I lindur në Prizren dhe me një veprimtari të gjerë edhe në Shkodër (në vitet 1913-1942), atdhetari dhe veprimtari i shquar Kolë Margjini u burgos dhe humbi jetën në rrethana të mistershme në burgun famëkeq të Strebskës. Historiografia komuniste e denigroi dhe e la qëllimisht në harresë intelektualin e njohur, pasi ai aspiroi për një Shqipëri etnike, që shqiptarët të mos qëndronin të ndarë, gjë që nuk u shkonte për shtat qeveritarëve-partiakë të kohës së diktaturës. Margjini lindi në Prizren më 16 nëntor të vitit 1892. Mësimet e para i mori në vendlindje. Babai i tij Gjoni, erdhi në Shkodër dhe qëndroi këtu deri sa vdiq. Kolë Margjini vazhdoi mësimet qytetëse, normalen dhe tre vjet të Institutit të Gjuhëve Orientale (Katedra e gjuhës shqipe) në Vjenë të Austrisë. Në vitin 1913, fill pas shpalljes së Pavarësisë, mbasi mbaron kursin e tretë të këtij instituti, kthehet në Shkodër dhe që nga ky vit fillon punën e tij si mësues, drejtues shkolle, etj. Ai emërohet mësues në shkollën fillore të Shkodrës (atëherë quhej shkolla popullore) dhe pas vitit 1915, ai thirret të punojë në shkolla të njohura dhe të konsoliduara të asaj kohe si në: Normalen e Shkodrës dhe të Elbasanit, përkatësisht në vitet 1918-1920, 1922 dhe 1927-1928. Për disa vite ka punuar dhe si inspektor arsimi në Berat dhe Shkodër. Në vitin 1941, Kolë Margjini rikthehet në Kosovë, për të kontribuar për zhvillimin e arsimit atje deri në vitin 1944. Në tetor të këtij viti ai kthehet tek familja e tij në Shkodër, por autoritetet shqiptare e rikthejnë në Prizren për tu gjykuar nga serbët. Ai dënohet me 10 vjet burg dhe vdes në rrethana misterioze në vitin 1949.

E re nga Historia e Shqiperise mbi Abdyl FrasherinDelen.

Mit'hat Frashëri: Im atë, Abdyli nuk ishte në
Lidhjen e Prizrenit

Mit'hat Frashëri, në letrën që i dërgon Anselmo Lorekios, drejtor i gazetës "La Nazione Albanese" më 20 maj 1901, ndërmjet të tjerash, i shkruan: "Po të dërgoj fototgrafinë e t'im ati. Kjo është një reproduktion (riprodhim) i një fotografie që ka pas qit në Janinë kur ish 38 vjeç. Këtë do t'a ap dhe ca notise biografie (të dhëna biografike-Sh.D.)". Lidhja e Prizrenit është një ngjarje e një rëndësie të veçantë në historinë tonë kombëtare. Për të kanë dalë në dritë shumë botime, shqiptare dhe të huaja.

ABDYL FRASHËRI

Lindi në Frashër me 17 gusht 1839; ishte më i madhi i djemve të Halit Bej Frashërit. S'ka qenë në ndonjë shkollë, por ka kënduar nga mësonjës në Frashër dhe këndimet e mësimet i ka bërë vetë gjithnjë, sa rrojti. i ati, Halit Beu, kish harxhi, domethënë vinte me ushtarë (prijës) dhe ka qenë në Gegëri, Bosnjë e Mal të Zi, po më shumë në Thesali, ku ngjanin turbullime me grekërit. Abdyli ka qenë me t'anë si kapiten (prijës) i ushtarëve shqiptarë. Halit Beu vdiq më 1859 dhe Abdyli mbeti i madhi i fëmijëve me pesë vëllëzër e dy motra të vogla; pas dy vjet, si i vdiq edhe e ëma, erdhën të gjithë në Janinë. Në Janinë Abdyli është marrë me tregti - lesh, vaj dhe lëkurë; ka qenë edhe në doganë (atje ai ka pasur disa detyra). Më 1877 vajti deputet nga Janina në dhomën e parlamentit (kjo është hera e dytë dhe e fundit që u mblodh parlamenti). Me t'u kthyer nga Stambolli zë jeta e Abdylit që në bën me interes, semon e dytë ngjan lufta e Rusisë dhe Kongresi i Berlinit. Më 1878 bëhet mbledhja në Janinë e në Prevezë dhe heqin telegrafe në Berlin e kabinentet tjera: prap atë mot bëhet ligë e Prizrenit (Lidhja e Prizrenit- Sh.D), por Abdyli atë mot vetëm në Dibrë vete vetë dhe me Prizrenin bën vetëm korespodencë; hiqen dhe nga gegëria, domethënë nga Prizreni, telegrafët në Berlin e gjetkë. Më 1879 bashkë me Mehmet Ali Be Vrionin venë në kabinetet e Evropës; më parë venë në Romë, Paris, Londër, Berlin dhe Vjenë. Në të gjitha këto kabinete ai u pritë mirë, po më i miri u tregua z.Vaddingtoni në Paris. Nga Vjena erdhën në Stamboll, por qeveria e Turqisë (Perandorisë Osmane- Sh.D) i shihte me mosbesim idetë e dy delegatëve shqiptarë, domethënë donte më mirë që të marrë Greqia Janinën se sa të thërresin shqiptarët dhe të kërkojnë të drejtën, sepse delegatët nuk ngurronin të shpallnin hapur synimet e tyre për një autonomi të Shqipërisë, me qëllim që të siguronin të ardhmen e këtij vendi.

NË PRIZREN NJË VIT MË VONË

Më 1897, në shtator, Abdyl Frashëri vete në Prizren ku e thërrisnin nga Liga. Presidenti i Ligës ishte Ymer Efendiu nga Prizreni, njeri plak dhe i virtytshëm. Abdyli nuk rri vetëm në Prizren por vete edhe në Dibër, në Gjakovë, Lumë dhe gjetkë që t'i apë fuqi ligës, vjen edhe gjer në Janinë që të bëjë një Ligë të përgjithshme të Shqipërisë, për të qëndruar kundër armiqve dhe për të kërkuar autonominë e Shqipërisë, domethënë të bëhen të katër vilajetet (Janinë, Manastir, Shkup, Shkodër) një vilajet
me autonomi dhe gjuha shqipe të ishte zyrtare. Këtë radhë në Janinë konsulli i Greqisë dhe ca grekër të tjerë u përpoqënshumë që ta bëjnë mik Abdyl Benë duke mos ia kursyer premtimet për ta korruptuar, por i gjithë mundi i tyre shkoi më kot. Në qershor 1880 hiqen telegrafe për të gjithë kabinetet dhe në Stamboll, për të bërë protesta kundër Konferencës së Berlinit. Nga Toskëria në shtator 1880, Abdyli vjen në Stamboll për t'i mbushur kokën qeverisë turke (Perandorisë Osmane-Sh.D.) që të mos pranonte të firmoste vendimet e Konferencës së Berlinit, por me qenë se turqit nuk kuptojnë interesat e tyre as dëmin e tyre. Abdyli u kthye prapë në Shqipëri, duke vajtur drejt e në Prizren ku arriti
në janar 1881. Të dhënët me pahir Ulqinit të Malit të Zi nga ana e Turqisë shpejtoi ikjen prej Stambolli. Dihet mirë, Ylqini (Dulcigne)nuk desh t'i epesh Malit të Zi. Kështu turqit (osmanët) i kuptojnë interesat
e tyre. Abdyli dhe këtë radhë nuk rri një javë në vend, po ecën në gjithë qytetet e Gegërisë që të mbahet e të forcohet Liga. Këtu duhet përmendur një anekdotë prekëse që meriton të kallëzohet
të cilën Abdyli dëshironte shpesh ta tregonte: "Unë gjindesha në Dibër", thoshte ai" përpara një turme prej më shumë se njëmijë vetash që ishin ftuar për të më dëgjuar. Atyre u mbajta një fjalim të gjatë
mbi gjendjen e mjerë në të cilën ndodhej Shqipëria, mbi rreziqet që e kërcënonin si dhe për të ardhmen e saj. U tregova se kjo e ardhme varej nga bashkimi ynë, nga bashkimi i forcave tona. 'Por,- thirra unë,- si doni të luftoni kundër armiqve të atdheut, kur ju jeni armiq për vdekje me njëri-tjetrin. Ja, ju mblidheni këtu të vendosni për një çështje të rëndësishme dhe ju jeni të armatosur deri në dhëmbë,
por këto armë nuk i mbani për t'i përdorur fisnikërisht në mbrojtje të atdheut tonë të dashur, por për të vrarë njëri-tjetrin. Vëllezër! E mira e vendit arrihet vetëm duke harruar e braktisur zakonin e gjakmarrjes dhe duke u vëllazëruar, që kështu t'i dilni zot nënës suaj të përbashkët, Shqipërisë…!' Sapo mbarova së thënëi këtë frazë të fundit, u shkaktua një zhurmë e madhe që më bëri të dridhesha por pas një çasti aq u preka sa më shpëtuan lotët duke parë të gjithë të pranishmit , me anë të një lëvizjeje, shpejt e shpejt i kishin hedhur armët në tokë duke i shtrënguar duart njëri-tjetrit vëllazërisht". I ndjeri Abdyl, gjithmonë mallëngjehej kur tregonte këtë ndodhi, që sipas tij, ishte ngjarja më e bukur e epopesë së
tij të vogël (sepse dëshironte bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje-Sh.D.).

Dokumenti që po botojmë është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm nga burimi nga vjen, por edhe pse hedh dritë të re për këtë ngjarje historike.

16 MËRGIMTARI 01/2002


I biri i Abdylit dëshmon se i ati shkoi në Prizren 1 vit pas krijimit të Lidhjes, në shtator
të 1879. Po përse nuk shkruhet kjo në tekstet e Historisë Shqiptare

HISTORIOGRAFI

LIDHJA E PRIZRENIT

Tek mbretëronte Liga, si në Prizeren, Lumë, Gjakovë, etj. qeveria turke (Perandoria Osmane) ishte zëvendësuar nga një farë qeverie e përkohshme fuqi ekzekutive, me kalorësi dhe këmbësori. Banorët e atyre viseve e kujtojnë edhe sot kohën që u qeverisën nga Lidhja e Prizrenit; për administratën e të cilës kurr nuk u ankuan. Po qeveria e Turkut ishte alarmuar shumë nga ngjarjet e Shqipërisë; sa pa dërguar ushtarë, kish zënë me intriga, domethënë të bënte premtime për të korruptuar. Në prill 1881 Dervish Pashau nis nga Selaniku për në Prizren. Lidhja nuk mundi t'i kundërvihej atij veçse me disa mijëra ushtarë të komanduar nga mjaft prijës. Ishte kjo arsyeja që e bënte këtë trupë të vogël ushtarake të palidhur.përveç kësaj prijësat e ushtrisë së Lidhjes, me gjithë këshillimet e Abdylit, humbën mjaft kohë duke kuvenduar, kështu që kjo ushtri e vogël nuk mundi të zintenë kohë grykën e Kaçanikut. Ajo u ndesh me 36 batalionet e komanduara nga Dervish Pasha në fushën e Shtimjes dhe vetëkuptohet se ushtria e vogël shqiptare, e armatosur keq dhe akoma më keq e komanduar, nuk mundi t'i qëndronte ushtrisë turke të Perandorisë Osmane, që ishte më e madhe në numër dhe e pajisur ushtarakisht. Kjo ndeshje e vogël ishte vdekjeprurëse për Ldhjen; çdo orvatje për të bashkuar
trupat shqiptare të shpërndara si dhe për të rekrutuar të reja për t'i bërë një qëndresë më të madhe trupave turke, nuk dhanë dot asnjë rezultat.

SHPËRNDARJA

Lidhja u shpërnda dhe prijësat kryesorë u zunë rob, Dervish Pasha orvatej që t'u propagnadonte prijësave të Lidhjes se Abdyl Beu i kishte mashtruar dhe që ata kishin vepruar kundër vullnetit të Sulltanit vetëm sepse beu i Frashërit i kishte shtyrë për të kryer një krim të tillë. Duhet thënë se për turpin tonë u gjendën ca të mallkuar që pëlqyen të konsideroheshin si bagëti në vend që të përballonin denimet të cilat të bënin të nderuar nga populli. Më të vendosurit dhe më të ndershmit qenë nga parësitë e Gjakovës, Lumës, Pejës dhe Dibrës së Vogël, që thanë se ata vepruan kundër ushtrisë turke me ndërgjegje të plotë si dhe për shpëtimin e atdheut.Abdyl Beu u gjykua në Prizren nga një këshillë lufte dhe u dënua me vdekje, dënim ky që u zbut duke u kthyer në burgim të përjetshëm. Ai u burgos
në një kullë të kalasë së Prizrenit, në të cilën hyri në 10 maj 1881 dhe doli në 19 maj 1884. Që nga ajo ditë ai u internua në Anadoll, në qytetin Balikevski dhe në Banderma deri në muajin maj të vitit 1886.
Përfundimisht Abdyli atëherë u fal dhe u vendos në Konstandinopojë, ku vdiq më 11 tetor 1892.
M.A.F.

1. Arkivi Qëndror i Shtetit, fondi 35, Dosja 138, f.100-105.

Shënim:

Biografia e Abdyl Frashërit është shkruar nga djali i tij i vetëm Mid'hat Frashëri, më datë 20 prill 1901. 2. 2. AnselmoLorecchio, La Nazione Albanese, Catanzaro,Itali, viti 1901.

E PA VËRTETA

Siç vihet re në dokumentin e mësipërm, Abdyl Frashëri nuk ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit, që u hap më 10 qershor 1878. Mirëpo në Historinë e Shqipërisë, vëll. II, Tiranë, 1984, faqe 207 (kapitulli është shkruar nga Kristo Frashëri) pohohet se "Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin, para së gjithash, delegatëte vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu, nga vilajeti i Janinës u ndodhën vetëm dy delegatë, (njëri nga të
cilët ishte Abdyl Frashëri), mbasi të tjerët ishin në udhëtim". Po kështu Prof.dr.Kristo Frashëri, në librin "Abdyl Frashëri", Tiranë, 1990, në fq.80 shkruan:"Duke parë se sulltani vonoi për t'i pritur dhe kjo jo pa qëllim, Abdyl Frashëri dhe personalitetet shqiptare që gjindeshin në Konstandinopojë, vendosën të nisen për në Prizren, duke iu shmangur autoriteteve osmane. Pra, morën trenin më 8 qershor në mëngjes, pastaj që nga Ferizaj vazhduan rrugën e tyre me kalë në drejtim të Prizrenit, ku ata mbërritën më 9 qershor 1878 në darkë". Që Abdyl Frashëri nuk ka marë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Lidhjes së
Prizrenit, del fare e qartë tek libri i Mehdi Frashërit "Lidhja e Prizrenit dhe efektet diplomatike të saj", (tiranë, 1938, fq.29), ku pohohet se që nga Stambolli Abdyl beu u kthye pa lejen e qeverisë në Frashër, po ashtu edhe disa nga parësia e Kosovës u kthyen e u mblodhën në Prizren. Mendoj se autori Kristo Frashëri ka krijuar një udhëtim imagjinar të Abdyl Frashërit, sigurisht të padikumentuar; atë e ka nisur
në ora 8 të mëngjesit nga Stambollit në Prizren e deri në Ferizaj me tren e pjesën tjetër me kalë. Udhëtimi ka përfunduar një ditë më vonë, me 9 qershor! Në librin e tij të fundit "Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881)", (Botimet Toena, Tiranë 1997), po i njëjti autorë na e bënë të ditu se "…nga punimet e ditës së parë kemi vetëm një fragment të fjalimit të zjarrtë që mbajti Abdyl Frashëri, delegat
i Toskërisë. Teksti është i besueshëm, pasi pajtihet plotësisht me pikpamjet e shprehura nga rilindasi i shquar në artikujt e tij, të botuar më parë. Abdyl Frashëri tha ndër të tjera: "Ne shqiptarët rrjedhim
nga pellazgët. Jemi, pra, populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik, kurse sllavët erdhën vonë, por, duke qenë më të shumtë se ne, na shtynë në jugperëndim të Ballkanit, në këtë rrip të ngushtë ku ndodhemi sot. Nuk mjaftoi grabitja që na e bënë atëhere, por po kërkojnë edhe sot të na shkëputin toka të tjera. Po ashtu, Greqia do një copë nga vilajeti i Janinës, që është pjesë e pandarë e atdheut tonë të dashur. Qëllimi i kësaj mbledhjeje sot për sot është t'ua presim hovin armiqve të egër duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t'i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë". Për këtë fjalim prof.dr.Kristo Frashëri është mbështetur tek libri i Xhafer Belegut "Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj 1878- 1881" (Tiranë, 1939). Fatkeqësisht, ky fjalim, i mbajtur nga A.Frashëri më 10 qershor të 1878, nuk mbështetet në asnjë burim arkivor. Së pari i kujtojmë lexuesit se në atë kohë arkivi shtetëror nuk ekzistonte. Por Kristo Frashëri, në Historinë e Shqipërisë, vepër e lartëpërmendur, kalon nga historia në letërsi, duke zbatuar licencën poetike, duke e shprehur në
fq.200: "Fjalimi i Abdylit la përshtypje brenda dhe jashtë sallës"...!

ROLI PELLAZGO-ILIR NË KRIJIMIN E KOMBEVE DHE GJUHËVE EVROPIANE

Elena KOCAQI

Historianët flasin dhe shkruajnë për kulturat e krijuara nga popuj prehistorik dhe historik, por në lidhje me etnicitetin e popujve që krijuan këto qytetërime, ata flasin pak ose aspak. Me ose paqëllim ata e trajtojnë problemin e etnisë së këtyre popujve si çështje jo parësore. Duke lënë pas dore një temë të tillë, shpesh janë bërë edhe gabime trashanike në histori, pasi nuk janë studiuar kultura dhe gjuha e kombeve, që janë pasardhës direkt të këtyre popujve antik, me qëllim që të nxirret në pah e vërteta historike.

Kanë qënë historianët e huaj dhe veçanërisht austriakët, gjermanët dhe së fundmi amerikanët, që i kanë mëshuar me të drejtë rolit të etnisë më të vjetër evropiane. Kjo çështje fatkeqësisht nuk është parë fare nga historiografia shqiptare, pasi historianët shqiptarë janë marrë më tepër me vërtetësinë se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, gjë që nuk diskutohet fare nga qarqet e historisë botërore, duke lënë pas dore shtrirjen dhe rolin etnik pellazgo-ilir dhe kulturën e tyre.

Historianët shqiptar duhet të jenë të parët që të shkruajnë, pasi një mangësi e historianëve të huaj është mosnjohja e gjuhës shqipe, e cila është çelësi i zbërthimit të kësaj historie. Edhe nëse ata do të dinin shqipen, nuk do njihnin dot dialektet dhe nëndialektet e saj të cilat edhe unë që jam shqiptare, nuk i njoh në nivelin e duhur.

Sigurisht që historianët dhe gjuhëtarët e huaj, nuk dinë se shqipja gjendet në të gjitha gjuhët e Evropës dhe në të dy gjuhët klasike antike, të cilat pa shqipen shpesh nuk kanë kuptim. Kjo gjetje e shqipes në këto gjuhë është justifikuar nga disa historianë që nuk dinë asnjë fjalë shqip, si huazim që ka bërë shqipja dhe në mënyrë tepër naive edhe gjuhëtarët e Shqipërisë, vazhdojnë t’u mbajnë këngën duke mos bërë asnjë studim serioz në lidhje me këtë çështje.

Fakti që shqipja, ndodhet në të gjitha gjuhët evropiane dhe në të gjitha gjuhët e quajtura nga studiuesit si indo-evropiane, tregon se është gjuha mëmë e tyre. Ajo gjendet kudo dhe ka rolin shpjegues të kuptimit të këtyre gjuhëve, të emrave të vendeve, maleve dhe lumenjve.

Të dhënat arkeologjike kanë treguar se kultura e bronzit në Evropë ka qënë uniforme. Varrimi me tuma dhe sëpata dytehëshe dhe shumë materiale arkeologjike, gjenden në të gjithë Evropën dhe Azinë Qëndrore, madje gjurmë të tyre janë gjetur deri në kontinentet Amerikane dhe Aziatike. Sipas të gjitha të dhënave historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike, popullsia që krijoi këtë kulturë të bronzit ishte e etnicitetit pellazgo-ilir.

Edhe në Bibël thuhet për një popull që lundron të gjitha detet e botës dhe që lidhet me një popullsi të racës evropiane, e thënë më qartë atë pellazgo-ilire, që themeloi edhe kulturën më të vjetër evropiane. Pa frikë mund të thuhet se epoka e bronzit, ishte periudha e dominimit të kësaj popullsie në të gjithë territoret e zhvilluara të botës antike, nga Gjibraltari deri në Indi e ndoshta më tej. Ata janë krijuesit e qytetërimeve të para etnike evropiane si atij të Kretës, Trojës, Mikenës dhe Etrusk. Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia, tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende.

Pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga substrakti pellazgo-ilir. Këtu, nuk bën përjashtim as Greqia e Roma, pasi të dhënat tregojnë se popullsia paragreke, por edhe ajo antike greke, ka qënë e një prejardhje pellazgo-ilire, po ashtu dhe ajo romake. Qytetërimi greko-romak, do ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit pellazgo-ilir. Ai nuk është gjë tjetër, veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar. Njihet qytetërimi antik, pasi ai ishte më afër historisë dhe kështu të gjitha mrekullitë e një kulture mijëra vjeçare etnike Evropiane, me pa të drejtë mbështillen në një epokë, në atë greko-romake.

Kombet antike evropiane, janë krijuar mbi bazën e këtij substrakti pellazgo-ilir, nga lëvizjet e fiseve të njëjta etnikisht brenda këtij territori, gjatë epokës së bronzit, por edhe të hekurit. Nga Atlantiku deri në Kaukaz, Evropa e bronzit ka folur një gjuhë pellazgo-ilire, nga trungu i së cilës do krijoheshin dialekte dhe më pas gjuhë dhe kombe.

Ky substrakt ka luajtur rol vendimtar në krijimin e kombeve moderne evropiane. Emigrimi në masë, i popullsisë ilire, drejt perëndimit, njihet në histori me emrin dyndjet gjermanike. Territoret që popullsia ilirike u detyrua të lë bosh, u mbushën nga dyndjet e popullsive iraniano-mongoliane, të cilat janë quajtur si avare, sllave, turke dhe që përfunduan në pjesën lindore të Evropës vetëm në shekujt XIII.

Ajo që kam trajtuar në këtë studim, është roli i ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane.

Pra katër janë tezat që kam si qëllim të vërtetoj:



1 – Substrakti pellazgo-ilir i Evropës prehistorike dhe antike.

2 – Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke përfshirë atë romake dhe atë para-greke dhe antike-greke.

3 – Origjina ilire e shumë kombeve moderne evropiane.

4 – Shqipja apo dialektet e saj, ka qënë gjuha që ka folur ky substrakt evropian, nga u krijuan gjuhët moderne.



Për të vërtetuar këto teza kam shfrytëzuar të gjitha burimet historike që vijnë nga antikiteti si dhe kronikat mesjetare. Jam mbështetur dhe në të dhënat arkeologjike dhe antropologjike, për të nxjerrë ngjashmëritë kulturore dhe antropologjike. Risia e këtij studimi është fakti se kam analizuar edhe gjuhët më kryesore evropiane antike dhe moderne për të nxjerrë në pah, ngjashmëritë që ato kanë me shqipen dhe kam shpjeguar kuptimin e fjalëve të tyre me anë të shqipes.

Këto përkime dhe përkthime gjuhësore i kam realizuar nga gjuhët letrare aktuale të këtyre kombeve, se nëse do të njihja dialektet e tyre pa frikë mund të thuhej se nga ato mund të dilnin thesare. Siç do e shikojmë, shqipja luan rol kryesor në formimin e këtyre gjuhëve, pasi ajo është pasardhësja direkte e substraktit pellazgo-ilir të Evropës. Fal maleve dhe krenarisë së shqiptarit, sot bota ka të gjallë gjuhën substrakt, që mendon se është zhdukur, por që për shumë gjuhëtar dhe historianë, ashtu si dhe për mua, ajo është e gjallë dhe ruhet tek gjuha shqipe dhe atyre që dyshojnë iu themi ta mësojnë shqipen dhe pastaj të flasin.

Manjani e quan shqipen si: “... ajo gjuha e mrekullueshme që i përngjan një vendburimi të pasur, mbi të cilin mjafton të përkulesh dhe të mbledhësh kokrriza ari filologjik” (Z.Manjani, Fund i Misterit Etrusk, 1973, f.69)




ROLI PELLAZGO-ILIR NË KRIJIMIN E KOMBEVE DHE GJUHËVE EVROPIANE

Abdyl Frashëri: ideator i frymes kombetare te lidhjes

--------------------------------------------------------------------------------

Historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është e lidhur aq ngushtë, me emrin e Abdyl Frashërit, sa që kur shqiptojmë emrin e saj, na shfaqet para syve, silueta e patriotit frashërlli. Në të vërtetë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk e themeloi Abdyl Frashëri, dhe askush tjetër, nga ata që morën pjesë në mbledhjen historike të Prizrenit, më 10 Qershor 1878. Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e themeloi, e çimentoi dhe e përjetësoi Rilindja Kombëtare Shqiptare, më saktë, vrulli patriotik i shtresave të gjera shqiptare, të cilat iu përgjigjen kushtrimit që erdhi nga ndërgjegjja historike, për të kundërshtuar rrezikun e copëtimit të trojeve amtare dhe në të njëjtën kohë për të realizuar të drejtat kombëtare, ashtu siç i kishin fituar kombësitë e tjera të Gadishullit Ballkanik.

Abdyl Frashëri, ka meritën e madhe se ishte i pari ndër të parët intelektualë që perceptoi madje e parashikoi rrezikun për Kombin shqiptar, që sillte me vete, kriza lindore e viteve shtatëdhjetë, shek. XIX.
Siç dihet, krizën lindore të viteve shtatëdhjetë, e provokoi Rusia Cariste, në interes të lakmive të saj ekspansioniste, për të mbisunduar në Gadishullin Ballkanik dhe për të dalë në ujërat e ngrohta të Detit Mesdhe.
Jo vetëm Abdyl Frashëri, por të gjithë faktorët politikë shqiptarë, ishin të bindur, se me fitoren e armëve Ruse, Shqipëria jo vetëm nuk do të fitonte asnjë të drejtë kombëtare, por ç’ishte më e keqja, trojet e saj pasi të shkëputeshin nga Perandoria Osmane, do të copëtoheshin midis monarkive ballkanike aleate të Rusisë. Si rrjedhim, sapo Perandoria Ruse, i shpalli luftë, më 23 Prill 1877, Perandorisë Osmane, mbarë qarqet politike-shqiptare u vunë në lëvizje. Por qëndrimi që ato mbajtën, kur filloi lufta, nuk ishte i njëjtë. Pashallarët shqiptarë, që gëzonin mjaft influencë politike në krahinat e tyre, vendosën të prisnin, për të parë, se nga do të anonte kandari i fitores. Madje, jo pak prej tyre, vrapuan së bashku me forcat lokale luftarake, në frontin e luftës, në ndihmë të ushtrisë Osmane, kundër ushtrive Ruse. Përkundrazi Abdyl Frashëri, së bashku me një grup patriotësh demokratë, e kuptuan se kishte trokitur ora e aksionit çlirimtar, pavarësisht se kush do ta fitonte luftën: Rusia apo Turqia.
Me këtë rast, Abdyl Frashëri, shpalosi një platformë të re politike dhe ideologjike, për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila në fillim pati pak përkrahës, por shumë shpejt, atë e përqafuan shtresat e gjera të popullit. Platforma që hartoi Abdyl Frashëri i kundërvihej platformës që përpunuan qarqet Sulltaniste të Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetëm shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia fetare dhe krahinore dhe synonte mbrojtjen e interesave Kombëtare të Shqipërisë. E dyta, ajo e Sulltanistëve u drejtohej myslimanëve të kombeve të ndryshme të Ballkanit dhe synonte mbrojtjen e kufijve të Perandorisë Osmane në Evropën Juglindore. Platforma e Sulltanistëve, qe tepër e rrezikshme për interesat kombëtare shqiptare. Së pari ajo, se nuk e shtronte fare çështjen e kombësisë shqiptare si subjekt i të drejtave kombëtare. E dyta ajo, i i konsideronte shqiptarët myslimanë, si pjesëtarë të kombësisë islamike ballkanike. E treti ajo, i nxiste shqiptarët të luftonin për të qëndruar edhe në të ardhmen nën zgjedhën shekullore Osmane, dhe e fundit, e thellonte edhe më tej përçarjen e shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Përkundrazi, platforma e Abdyl Frashërit, ishte ndërtuar mbi ideologjinë e Rilindjes Kombëtare, në përshtatje me kushtet e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Platforma e tij, e cila u miratua nga Komiteti Shqiptar i Janinës, në maj të vitit 1877, fill pasi filloi lufta Ruso-Turke, mbështetej mbi katër pilastra.
Platforma, mund të kuptohet, po të kemi parasysh, se kur filloi kriza lindore, Shqipëria ndodhej prej katër shekujsh, nën zgjedhën e Perandorisë Osmane, se ajo nuk gëzonte asnjë nga të drejtat kombëtare, të shpallura në shek. XIX, se shqiptarët e besimeve të ndryshme, nuk trajtoheshin si pjesëtarë të një kombësie të vetme, se krerët e krahinave të ndryshme, ishin në rivalitet me njëri-tjetrin, se në arenën ndërkombëtare, shqiptarët shiheshin nga fuqitë e mëdha me syrin e njerkës, se monarkitë fqinje ballkanike kishin lidhur marrëveshje për copëtimin, në favor të tyre, të trojeve të saj, dhe më në fund se miratimi i platformës Sulltaniste islamike, do ta komprometonte më keq, pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për të kapërcyer situatën e ndërlikuar, të brendshme dhe të jashtme, Abdyl Frashëri kërkonte në radhë të parë bashkimin e të gjitha rrëkeve të rezistencës shqiptare, në frontin e madh të lëvizjes kombëtare dhe realizimin e tij, nëpërmjet traditave të lashta shqiptare, të besëlidhjeve krahinore, për të arritur në besëlidhjen kombëtare. E dyta; në frontin e përbashkët, të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga dallimet fetare dhe krahinore për të vepruar si një komb i vetëm dhe për të dëshmuar ekzistencën e tij, si një komb i lashtë. E treta; besëlidhja shqiptare, të veçohej nga Administrata Perandorake, të pajisej me atribute pushtetore, me administratë dhe ushtri të veçantë dhe të luftonte, jo për kufijtë e Perandorisë Osmane por vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare. E katërta; të shtronte si synim politik, bashkimin e mbarë trojeve shqiptare, të shpërndara në atë kohë në katër vilajete të Ballkanit Perëndimor –Vilajete të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, - në një vilajet të vetëm, me emrin “Vilajeti i Shqipërisë”, i cili, do të shndërrohej në kushtet e favorshme, në një shtet autonom ose të pavarur shqiptar. Me realizimin e këtyre, katër parimeve, Komiteti Kombëtar i Stambollit, i cili u krijua në dhjetor të vitit 1877, nën kryesinë e Abdyl Frashërit, kishte besim se do ta thyente, qëndrimin prej njerke, të diplomacisë Evropiane, ndaj çështjes shqiptare, dhe se do ta realizonte më në fund aspiratën e madhe të Rilindjes Kombëtare – krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Disfata që pësoi Perandoria Osmane nga ushtritë Ruse dhe nënshkrimi prej saj më 3 mars 1878, i traktatit të Shën Stefanit, me të cilin parashihej copëtimi i trojeve shqiptare, në favor të tre shteteve sllave të Ballkanit, e ngriti peshë mbarë opinionin publik shqiptar. Në rrethanat e këtij shqetësimi të përditshëm, platforma e hartuar, nga Abdyl Frashëri, e cila tani mbante vulën e Komitetit Kombëtar të Stambollit, në këto rrethana u përqafua edhe nga mjaft pjesëtarë të qarqeve feudale shqiptare. Megjithatë, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nënshktrua. Ballafaqimi i dy platformave, vazhdoi gjatë gjithë pranverës së vitit 1878.
Veprimtaria që zhvilloi Abdyl Frashëri, gjatë asaj pranvere, ka qenë e jashtëzakonshme. Asnjë nga personalitetet politike të botës shqiptare, nuk na ka lënë gjurmë, në fushën e shkrimeve si Abdyl Frashëri. Ne kemi sot në dorë, një varg shkrimesh, të botuara brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane, shkrime në frëngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmë dhe të shkrimeve shqip, por për fat të keq kanë humbur), të cilat trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në gjithë diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janë shkrime që tregojnë kulturën e gjerë të këtij Rilindësi të madh; thellësinë e admirueshme të mendimit të tij, patriotizmin e rrallë të veprimeve të tij, të cilat tregojnë se ky Frashërlli i madh, shkoi në Kuvendin Kombëtar të Prizrenit, më 10 Qershor 1878, me një përgatitje politike, me një qartësi ideologjike dhe me një militantizëm të begatshëm e të pasur si askush tjetër.
Siç dihet, më 10 Qershor 1878, në Prizren në kryeqendrën e Vilajetit të atëhershëm të Kosovës, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashë Dibrën, kurse Abdyl Frashëri, u ngarkua me funksionin e përgjegjësit, për punët e jashtme. Në bazë të detyrës që mori përsipër, Abdyli u nis menjëherë në Berlin, në krye të delegacionit shqiptar, për t’i parashtruar Kongresit të Fuqive të Mëdha, që u hap më 13 Qershor 1878, peticionin me të cilin kërkohej respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve – në radhë të parë paprekshmërinë e trojeve të tyre amtare. Ndërkohë, u vu re se qarqet Sulltaniste të Stambollit, nuk kishin hequr dorë nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre në Kuvendin e Prizrenit erdhën edhe delegatë të popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, të cilët me përkrahjen e shefave të Administratës Perandorake dhe me premtimin e ndihmave që do të jepte Porta e Lartë, mundën të bindnin shumicën e delegatëve të Kuvendit, të miratonin më 16 Qershor 1878, një statut me germë dhe me frymë islamike. Statuti me titullin “Karar-name” (libri i vendimeve), përmblidhej në tre parime: Organizata që u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte përsipër të luftonte për mbrojtjen e mbarë kufijve të Perandorisë Osmane dhe se myslimanët e Gadishullit Ballkanik, nuk do të ndaheshin kurrë nga Sulltani.
“Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siç pritej, kundërshtimin e zjarrtë të qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimë, të parët që reaguan, qenë delegatët Shkodranë, të cilët morën porosi nga komiteti i tyre krahinor, të mos e nënshkruanin statutin, madje as të merrnin pjesë në Organizatën e Prizrenit, në rast se ajo nuk do të hiqte dorë nga programi i saj islamik. Në fakt, si pasojë e këtij kundërshtimi të përgjithshëm, më 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatët nga viset e tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashëri, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes, e hodhi poshtë “Karar-namë”-në. Në vend të saj, Kuvendi miratoi një program të ri, me frymë thellësisht kombëtare, një statut i ngjashëm, me platformën e Abdyl Frashërit.
Në vështrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, në shinat e Rilindjes Kombëtare. Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike në të tri drejtimet e mëdha të Lëvizjes Rilindëse: i detyroi Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë, disa herë nga vendimet e tyre të padrejta, për e shqiptarët, veç kësaj i detyroi kancelaritë e tyre, që tani e tutje të kishin parasysh çështjen shqiptare, si subjekt i të drejtave kombëtare. Së dyti, e tronditi që nga themelet pushtetin shekullor Osman në Shqipëri, duke shpejtuar, tatëpjetën e sundimit të saj shekullor, në viset shqiptare. E treta: e çimentoi bashkimin e mbarë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia shoqërore, fetare dhe krahinore, rreth synimit përfundimtar të fitores së Pavarësisë Kombëtare dhe krijimit të Shtetit të Pavarur.
Vendin kryesor, si ideolog i këtyre tre fronteve kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e zë pa dyshim, Abdyl Frashëri. Kjo është arsyeja përse emri i këtij Frashërlliu të madh, i cili nuk qe asnjëherë kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është i lidhur ngushtë me historinë e saj.

10 qershor 2010

Nga Ardian NDRECA


Xhevat Korça

Nga Ardian NDRECA

Xhevat Korça ban pjesë ndër ato figura që kanë përshkue qiellin e Shqipnisë gjatë shekullit të kaluem si meteorite, pa mujtë me ndriçue me aq dritë sa kishin, por gjithsesi tue e shpenzue vetveten deri në fund për me dishmue me veprimtari dhe me vetë ekzistencën e tyne detyrat e njeriut në jetë. Xhevat Korça ishte njeri i veprimit dhe i mendimit, patriot që dijti me mbrojtë me pushkë vendin e tij dhe intelektual që kuptoi deri në fund se e ardhmja e Shqipnisë mvarej ma së shumti prej kulturës dhe arsimit.

Ai ishte lindë me datë 10 janar 1893 në Korçë, ku ndoqi edhe mësimet e ulta për me vijue mandej studimet në gjimnazin emënmirë «Zosimea» të Janinës, ku u formue nji vistër e gjatë atdhetarësh shqiptarë. Atmosfera thellësisht patriotike e zonës së Korçës dhe shpirti i ndezun i banorëve të atyne anave shtyne Xhevatin e ri me marrë pjesë në çetat liridashëse të Themistokli Gërmenjit dhe Spiro Bellkamenit. Aktiviteti i këtyne çetave përfshinte veprime luftarake kundër pushtuesve turq, por edhe kundër çetave andarte të fqinjëve tanë që herë mbas here kanë krye krime çnjerzore ndaj vendasve të atyne trevave. Pjesmarrja në këto çeta do t’i kushtonte Xhevatit dënimin me vdekje si prej turqve ashtu edhe prej grekëve. Për trimninë dhe burrninë që tregoi Xh. Korça me shokët e vet në këto çeta kanë shkrue edhe Abedin Shkëmbi dhe Kristo Floqi në shkrime përkujtimore të atyne luftnave. Mâ vonë, mbas shpalljes së Pamvarsisë në sajë të interesimit të vetë Themistokli Gërmenjit, të mbështetun dashamirësisht edhe prej Bajram Currit, qeveria e atëherëshme shqiptare dërgoi Xhevatin së bashku me disa djem të tjerë me studime në Vjenë, në fakultetin e shkencave historike. Xhevatin, i cili kishte ardhë prej qytetit të Korçës, filluen me e thirrë Xhevati nga Korça e kështu në vazhdim i mbeti mbiemni Korça qysh prej viteve të gjimnazit. Por mâ vonë për të mos u dukë si titull i akorduem për shërbime ndaj Portës Naltë siç mbajshin elementa që shifeshin me simpati prej saj edhe zakonisht mbanin emna qytetesh dhe fshatnash, ai e shkruente mbiemnin me grafi të ndryshme prej qytetit të lindjes. Kjo gja sigurisht i lejonte të huejt, në vendin ku ai studjonte, me ja shqiptue fonetikisht drejt mbiemnin. Tue u nisë prej të njejtit arsyetim ndërruen krejt mbiemnin apo grafinë e tij edhe personalitete të tjera të po asaj periudhë si Dhimitër Beratti, Mustafa Merlika, Ali Kelsyra etj. Kurse emnin Xhevati e shkruete Djevat, (shif shkrimet e Faik Konicës ku “xh” e shkruete me “dj”), simas alfabetit Kongresit Manastirit. Në vitet e formimit të djaloshit korçar, i cili tue u plazmue prej eksponentave mâ në za të shkollës historike austro-hungareze, ai do të fitonte shprehitë shkencore dhe do të mbledhte materiale dhe burime për me hedhë dritë mâ vonë mbi figurën e heroit tonë kombtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Vetë rezultati përfundimtar i studimeve me vlerësimin «summa cum laude» tregon shkallën dhe seriozitetin e naltë me të cilin djaloshi shqiptar kishte krye kursin e studimeve universitare. Duhet përmendë mes tjerash aktiviteti patriotik i Xh. Korçës edhe si student. Me 15 dhetor 1918 ai së bashku me studentët shqiptarë Jani Basho, Remzi Baçi, Nush Bushati, Raqi Buda, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri, Luigj Kakarriqi i paraqitën presidentit amerikan Wilson nji lutje ku ndër të tjera shkruhej: «Sot, kur fati i botës varet kaq shumë prej Jush, kur çdo e vetme minutë e z. Suaj do të jetë e zënë me çështjet e të ardhmes, natyrisht do të duket guxim i pafalshëm që një grusht studentësh të një kombi jo shumë të dëgjuar të ju luten për një të katërtën e orës Tuaj shumë të çmuar… Duket se jemi krejt të harruar, sikur i përkasim historisë së vjetër. Pak mund të jemi, por megjithatë kemi vendosur dhe kemi bërë be të bëjmë në çfarëdo lloj kushti çfarë të na vijë për dore për vendin tonë të dashur. Ai është gjithë çfarë kemi, i tëri që duam të kemi dhe që e lëmë jetën tonë me gëzim. Si më i madhi idealist i shekullit do të jetë shumë e lehtë për Ju, fort i ndershmi Zotëri, të çmoni drejtësisht qëllimin e ambicionit tonë, ai është ideali ynë…» - dhe tue vijue: «... duke qenë se historia e jonë na la në mesjetë, në Errësirë të plotë, politikanët serbë e grekë gjetën rastin të mohojnë të drejtën tone për një jetë politike. Këta shkuan kaq larg sa të mos shohin qënien gjeografike dhe etnografike tonën, ata besuan se Europa Perëndimore dhe Amerika duhej të lexonin punët e ngatërruara të Ballkanit vetëm mbas shkrimeve të tyre edhe të shohin vetëm me sytë serbë e grekë… Por fatmirësisht politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes tonë, sepse kanë parë të vërtetën dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë është z. Gjergj Fred Uilliams, ish-ministër i SHBA në Athinë, i cili dha dorëheqjen më 1913 për të protestuar kundër përdorimit të keq të Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Europës… Zoti President! Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq mizorisht, a mundet vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja? Shqipëria, sikundër Konferenca e Londrës ja përcaktoji kufijtë, kurrë s'mundej të jetonte, ajo kishte farën e vdekjes në gjak qysh në lindjen e saj…».

Letra mbyllej me fjalët:

«Zotëri, ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj».[1]

***

Jemi në vitin 1922 kur qeveria shqiptare e destinon në Shkodër me detyrën me themelue gjimnazin shtetnor të këtij qyteti. Nuk ishte nji detyrë aspak e lehtë mbasi në Shkodër ekzistonte nji traditë e konsolidueme arsimore e drejtueme prej françeskanëve dhe jezuitëve, e ata të parët mbanin liceun «Illyricum», i cili do të vijonte me sukses detyrën e vet deri me ardhjen e komunistave në pushtet. Megjithatë Xhevat Korça ia arriti me gjetë personelin mësimdhanës dhe me i dhanë nji ton të veçantë gjimnazit shtetnor, që kishte diçka të përbashkët me shkollat austriake, në daç për kah formimi i profesorave n’daç për kah programi i ndjekun. Ndër profesorat e parë përmendim: Anton Palucën, Kostaq Cipon, Kolë Margjinin, Gabriel Meksin, Gjergj Kokoshin, Simon Rrotën etj. Entuaziazmi dhe përkushtimi në punë i themeluesit nuk ju nda kësaj vatre të kulturës shqiptare edhe mâ vonë, deri në kohën e transformimeve të mëdha të vitit 1944.

***

Ndër punimet shkencore të Xhevat Korçës duhet përmendë studimi i tij me titull «Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut», shtypun në vitin 1923 në shtypshkronjën Nikaj në Tiranë.

Tri pyetjet e Xh. Korçës ishin këto:

1- "A u ka paguar Skender Beu Sulltanėve tė Turqis tribut tė pėrvjetshëm" ?

2- "A u ka proponuar Skender Beu Venecianëve më 1450 që t'u lëshojë Krujën ?"

3- "A e kanë trathtuar Krerët Shqiptarë Skender Beun më 1457 dhe a ka qenë ky i shtrënguar të fshihet në për malet për të shpëtuar jetën e vet ?"

Për me u dhanë përgjegje këtyne pyetjeve shumë të koklavituna ai kishte studiue burime biografike dhe arkivore që i përkisnin heroit tonë kombtar – dhe megjithëse problemi në fjalë mbeste ende i hapun në ekonominë e studimeve skënderbegiane, citimi i kësaj vepre prej Nolit te «Historia e Skënderbeut» tregon se ndaj këtij studimi qarqet e historianëve dhe letrarëve tregonin mjaft konsideratë. Po të shikohet vepra e botueme “Tri pyetje nga jeta e Skender Beut, në secilën faqe mesatarisht nji e katërta e faqes janë referenca bibliografike që vërtetojnë thellësinë e hulumtimeve të bame prej autorit. Viti 1924 solli me vehte shpresat e ndryshimit të kursit të jetës shoqnore dhe politike të vendit tonë dhe po ai vit shenjoi zhgënjimin e atyne shpresave. Xhevati si përkrahës i qeverisë së Fan Nolit u detyrue me ikë në mërgim me gjithë familjen në Jugosllavi. Edhe koha e mërgimit në kryeqytetin jugosllav pati frytet e veta pozitive, mbasi ai u inkuadrue prej prof. Henrik Bariqit si lektor i gjuhës shqipe në kursin-seminar që albanologu i shquem sllav mbante asokohe. Këshilli i Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit të Beogradit, me nismën e Prof. Bariqit, kishte aprovue me datën 31 maj 1925 krijimin e «Seminarit për filologjinë shqipe». Kështu në vitin 1925 Xhevat Kortsha u caktue prej Bariqit si lektor me honorar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, ndërsa gjatë vitit akademik 1927-28 ai mbajti kursin “Gjuha shqipe për fillestarë”. Fryt i këtij bashkëpunimi janë edhe dy reçensionet që Xh. Korça botoi tek revista e Bariqit: «Arhiv za arbansku starinu, jezik i etnologiju» në vitin 1926 (lib. III, n. 1-2), njeni i botuem serbisht i përket «Historisë së Skënderbeut» që Fan Noli kishte botue në Boston në vitin 1921. Ndërsa tjetri i shkruem gjermanisht analizon në mënyrë kritike përkthimin gjermanisht që Gustav Weigand-i i kishte ba në vitin 1925 në faqet e «Balkan-Arkiv»-it të tij disa pjesëve të «Lahutës së Malcisë». Mbas tre vjetësh qëndrimi në Beograd, Xhevati së bashku me familje u detyrue me shkue në Austri sepse Zogu dy herë çoi njerëz në Beograd me i ba atentat e gjithashtu Zogu porsa kish nenshkrue edhe nji merrveshje simbas së cilës Jugosllavia kish me i a dorzue refugjatët politikë Zogut. Në Austri ku vijoi të jetonte si emigrant politik u dha i tani mbas përkthimit të dokumenteve që ndodheshin në Arkivën e Shtetit austriak të cilat hidhnin dritë mbi historinë tonë kombtare. Mbas atentatit që Azis Çami dhe Ndok Gjeloshi i bane Zogut në Vjenë, Xhevat Korça si shumë emigranta të tjerë u përzue prej Vjenet dhe shkoi me banim në Graz. Tregojnë sesi në at kohë Xhevat Korça me miqtë e tij ishin shum aktivë që gjygji ndaj atentatorve të Zogut të bahej në nji qytet industrial ku jurija nuk kish se si me qenë pro monarkike, gja që në Vjenë ishte e sigurtë. Kte e mbështeste nji avokat austriak i cili ishte shtye aq shum sa që kishte botue në nji gazetë nji artikull të mbushun me shpifje kundër kombit shqiptar, tue pru “fakte” të marruna andej-këndej prej shtypit e tue e akuzue vetë Xhevat Kortshën personalisht si “agjent provokues”. Tue lexue atë shkrim fyes ndaj kombit të vet si edhe ndaj atij vetë, Xhevati vendos me i çue menjiherë nji ftesë për duel avokatit mendjelehtë. Dhe ndërsa shkruente ftesën, miqtë e tij Qazim Koculi dhe Riza Dani i thonin që së paku të zgjidhte ai armën e duelit, meqë ishte qitës i shkëlqyem, ndërsa e shoqja qante tue i thanë se kujt po ja lente atë dhe dy fëmijët e vegjël në mes të Europës.

Shokëve – Xhevati u përgjegjej:

- Do të qe turp për mua të përfitoja nga dobësia e tjetrit dhe ta mposhtja kundërshtarin për faktin se jam shenjues i mirë. Po e pranoi ai pistoletën, fati im!

- E po zgjodhi ai shpatën?, - ia pritën shokët.

- Nuk ka asnjë problem, un kam të drejtën të kërkoj tri javë shtyrje dueli. Ndërkohë do të marr mësime shpate.

Ndërsa së shoqes që ishte trishtuar i përgjegjej:

- A nuk e kupton se nuk ka asnjë vlerë jeta jonë po lamë që të na e nëpërkëmbin Shqipërinë?

Por fati deshti që avokati me ta marrë ftesën pranoi ma mirë me kërkue falje publikisht po te e njejta gazetë ku kishte botue ma përpara shkrimin ofendues dhe tendencioz, edhe ma e randësishmja asht se vetë avokati, kur e kuptoi se pse Xhevat Korça insistote që gjyqi të bahej në nji qytet industrial e mbështeti at kërkesë dhe gjyqi nuk u zhvillue në Vjenë ! Për shkak të jetesës shumë të shtrenjtueme gjatë krizës së viteve ’30, Xhevati detyrohet me lanë Austrinë dhe me kalue në Itali, ku vendoset në Fiume. Në këtë kohë Zogu asht përpjekë me afrue anmiqtë e tij të dikurshëm, tue u ofrue atyne amnisti dhe poste me randsi, por Xhevati ndejti konsekuent deri në fund e nuk pranoi kurrë me i ra ndesh parimeve të tija liberale dhe demokratike.

Megjithatë kur radioja italiane me 7 prill 1939 jepte komunikatat e pushtimit fashist të vendit, ai qante pranë radios dhe përzente gazetarët italianë që shkonin me e intervistue si emigrant politik antizogist, tue u thanë:

- Ju lutem na lini në hallin tonë dhe largohuni nga shtëpia.

N’ato ditë ai kishte kapërcye urën që ndante Fiumen italiane me qytetin jugosllav Sushak për me i telegrafue prej atje mbretit Zog – mbasi në Itali çensura mund ta bllokonte lehtësisht komunikimin telegrafik. Objekti i komunikimit ishte kërkesa që ai i bante kundërshtarit të vjetër politik me i hapë kufijtë për me lejue patriotët e ikun me mbrojtë atdheun. Të dy këta momente i ka prue para Gjygjit Special si dëshmitare mbrojtëse zonja Lejla Bumçi, e shoqja e kapitenit marinës zotit Rudolf Bumçit, sepse të sy ata si çift ishin të pranishëm në apartamentin e Xhevat Korçës kur erdhën gazetarët fashistë edhe i a bane propozimin. Pra, për Xhevat Korçën në kushtet e jashtëzakonshme për fatet e kombit, kontradiktat e mbrendshme dhe lufta politike i lente vendin aleancës dhe bashkëpunimit për të mirën e atdheut, qoftë edhe me anmikun e betuem politik A.Zogun ! Kthimi i tij në Shqipni u ba pesë muej mbas pushtimit fashist, mbasi Xhevati si edhe shumë shokë të tij nuk donin me u kthye në atdhe së bashku me trupat italiane. Në vitin 1940 do të pranojë emnimin si antar i Këshillit të Shtetit së bashku me Riza Danin, Sejfi Vllamasin, Omer Nishanin, Fuad Asllanin, Dhimitër Berattin etj. – post ky që me të qeshun konsiderohej prej misëve tanë si nji vend pensionistash, mbasi efektivisht ata ishin këshilltar sa për me dhanë mendime rreth problemesh karakteri tekniko – juridik lidhun me ndonji gja që i përkiste ndryshimeve në legjislacionin e vendit. Në nji mbramje që kishte organizue Mëkambësia me intelektualët shqiptarë merrte pjesë edhe Xh. Korça, e ndërsa të ftuemit rrinin grupe-grupe tue bisedue, grupit ku po rrinte Xhevati i avitet Lorusso Attoma, (ndihmësi i Mëkambësit të Mbretit), i cili i drejtohet Xhevatit tue i thanë:

- Profesor, nga ju ne presim tashti, si kundërshtar i regjimit të Mbretit Zog që keni qenë, të na shkruani për fashizmin dhe për të mirat që ai po i sjell Shqipërisë.

Merret vesht se menjiherë situata u ba e ndeme dhe askush nuk pipëtinte tue ja dijtë mendjen Xhevatit dhe faktin se ai e thonte haptas atë çka mendonte. E në fakt ai ju përgjegj Attomas tue i thanë premas:

- Zoti Attoma, duhet ta dini se që me 7 prill të vitit 1939 penës s’ime i është thyer maja!

Intelektualët e tjerë të pranishëm heshtën, ndërsa aty rrotull ishte edhe Omer Nishani, i cili mbas disa ditësh botoi nji artikull te gazeta «Tomori» që mbyllej me fjalët: «Rroftë Mbreti ynë Perandor Viktor Emanueli III! Rroftë Duçja ynë i Madh» (“Tomori", 12 prill 1940, faqe 3). Por ironia mâ e madhe asht se mbas të ashtuquejtunit «çlirim» të Shqipnisë, Omer Nishani u ba president i vendit ndërsa Xhevat Korça u dënue si tradhtar i atdheut! Me emnimin e mikut të tij Mustafa Kruja si kryeministër i vendit në vitin 1942, Xhevat Korça pranon me ba pjesë në kabinetin ministerial, tue marrë mbi vete barrën e Ministrisë së arsimit, por me dy kushte :

1- Gjuha italishte të hiqej si gjuhë e detyrueme prej shkollave fillore të Shqipnisë edhe të Kosovës.

2- Të liroheshin prej kampit internimit në Ventotene të Italisë të gjithë arsimtarët e internuem shqiptarë.

Përgjatë kësaj vazhde duhet përmendë kontributi i tij tejet pozitiv në lamije të arsimit kombtar, që nisi me vizitën e tij në qendrën e internimit të Ventotenes, ku ai shkoi me u tokue me t’internuemit edhe u bani me dijtë se ata së shpejti kishin me u lirue e ku takoi A. Ermenjin, Z. Palin, V. Andonin, S. Butkën dhe shumë antifashista të tjerë, të cilët do t’i dërgote në vazhdim si mësuesa në Kosovën që tashma i ishte bashkue tokës nanë. Që italianët nuk kishin për Xh. Korçën nji ide shumë të mirë e tregon edhe fakti se në kohën që ai ishte ministër gjenerali Dalmazzo kishte lëshue nji qarkore tepër sekrete me të cilën u kërkohej organeve kompetente me e gjurmue në çdo lëvizje si person me tendenca komuniste, (dokument i cilli gjindet në Arkivin e Shtetit). Edhe simi dyshonte që Kortsha ishte nji element nacionalist dhe me që kishte qenë antar i konares mendohej se kishte primje komuniste. Në të vërtetë Xh. Korça ishte thjesht nji patriot shqiptar me tendenca politike anti-italiane, por gjithsesi nuk kishte asgja të përbashkët me idetë komuniste. Nga njena anë janë të njohuna e të dokumentueme qarkoret e tija dhe udhëzimet sesi me ja pre rrugën penetrimit të ideve komuniste në shkollat shqiptare, nga ana tjetër ai nuk hezitonte me transferue ndonji drejtor shkolle tepër zelltar që mbushte korridoret me parulla fashiste. Njiherë atij ju drejtue patrioti Beso Gega për ta ndihmue me lirue prej burgut të bijën, Lirinë, tue i thanë se ajo s’ishte komuniste por thjesht anti-italiane. Atëherë Xhevati ju drejtue Mark Gjomarkajt, ministrit të Mbrendshëm për ta nxjerrë prej burgut, por ky ju përgjegj se ishte mâ mirë që ajo vajzë të rrinte për disa kohë në burg sesa të dilte maleve partizane, siç ndodhi sapo ajo u lirue. Kur mbas marrjes së pushtetit Beso Gega i burgosun prej komunistave ishte transferue në burgun e Tiranës dhe e bija i binte mohit haptazi, Besoja i dëshpëruem i thontë nji ditë Xhevatit, bashkëvuejtës në të njejtin burg:

- Ti mirë e ke që je në burg. Ti jo vetëm tradhtove detyrën tënde kur ma lirove vajzën nga burgu, po duhej të më kishe arrestuar në vënd edhe mua kur ndërhyra për të.

Xhevati s’po kuptonte asgja, kur të burgosunit e tjerë i treguen se e bija i kishte ra mohit të jatit për hatër të idealeve të partisë së saj e kte i a kishte thanë t’et te hekrat e burgut në tokim. Nji tjetër prej ndërmarrjeve kulturore me randsi të asaj periudhe, në të cilën mori pjesë edhe Xhevat Korça ishte edhe themelimi i Institutit të Studimeve Shqiptare, i cili nën drejtimin e Ernest Koliqit mblidhte figura si Mustafa Kruja, Anton Paluca, Aleksandër Xhuvani, Lazër Shantoja, Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Dhimitër Beratti etj. Qëllimi i këtij Instituti ishte krijimi i nji bërthame akademike për t’i shërbye shkencës së albanologjisë dhe mâ vonë edhe themelimit të nji universiteti shqiptar. Vrasja e Qazim Koculit në Vlonë shtynë M. Krujën dhe Xh. Korçën me dhanë dorëheqjen në shenj proteste për faktin se mendohej që italianët kishin gisht në atë vrasje, mbasi Koculi kishte organizue me të tjerë hedhjen e trupave italiane në det në vitin 1920, luftë përgjatë së cilës Q.Koculi kishte qenë komandant i saj ushtarak. Me daljen nga qeveria e M. Krujës merr fund edhe aventura politike e Xhevat Korçës, të cilin marrja e pushtetit prej komunistave do ta gjejë në shtëpinë e tij në Tiranë. Menjiherë pason arrestimi i tij dhe i të birit Gencit, i cili kishte luftue me batalionin «Besnik Çano» në Kosovë kundër çetnikëve dhe partizanëve jugosllavë. Në prill të vitit 1945 Xh. Korça del para gjyqit special, të kryesuem prej Bedri Spahiut dhe Koçi Xoxes, ku akuzohet si tradhtar dhe si i shitun ndaj Italisë fashiste. Gjatë debatit gjyqsor Xhevati i thotë trupit gjykues se nëse do të gjenin edhe nji rresht të vetëm të shkruem apo nji fjalë të thanun pro fashizmit ai do të pranonte dënimin ma të randë. E kur prokurori e akuzonte se kishte shpërdorue fondet e fapit, (fonde për arsimin të Ministrisë së asaj kohe), Xhevat Korça me dokumenta i vërteton se ai fond ishte përdorë me u dhanë nga nji rrogë të shtueme të gjith arsimtarëve në Shqipni edhe Kosovë. Prokuror Bedriu atbotë kthehet e i thotë : E ke bërë që t’i bësh profashistë arsimtarët, i pandehur ! E Xh.Korça pa e prishë gjakun i kthehet me ironi prokurorit e i thotë :

- Paskeni një konsideratë të lartë për mësuesat shqiptarë, meqë mendokeni se me një rrogë u korruptuekan dhe ndërrokan idealet e tyre!

Në përfundim të atij proçesi farsë, gjyqi e dënoi me vdekje (ishte hera e katërt që dënohej me vdekje, mbasi ma parë e kishin dënue turqit, grekët dhe austriakët) por ma vonë ja kthej dënimin në burgim të përjetshëm. Nji bashkëvuejtës i tij kujton sesi në vitin 1949 Xhevati ndodhej i shtruem në spitalin e burgun së bashku me nji farë Teme Shehu, kur papritmas shkoi për inspektim nji oficer i naltë i Sigurimit, i cili i thotë me shpoti:

- Ku jeni o baballarë të kombit...

Përgjegja që mori nga Xhevati ishte kjo:

- Le t’ua lemë historianëve për të gjykuar.

Pa vonue ai u nxor nga infermeria e burgut pa pasë marrë asnji mjekim.

Xh. Korça vuejti në burgun e Burrelit në kushtet mâ të vështira tue pasë afër si të burgosun Koço Tasin, Vissarion Xhuvanin, Mihal Zallarin, Sokrat Dodbibën, Gjergj Kokoshin, Salih Vuçiternin, Sami Bitinckën, Nino Kurtin, Aleksandër Çurçinë, At Pjetër Mëshkallën, dom Shtjefën Kurtin, Gjon Shllakun, Tefik Mborjen, Hysni Alimerkon, Tahir Hoxhën, Leonidha Kumen, Qemal Vrionin etj. Përditë shokët e tij bashkëvuejtësa çonin me batanije me vorrosë tek pema mâ famëkeqe e rruzullit, tek Qershija e kampit të shfarosjes së Burrelit, djem e pleq që vdisnin prej torturave dhe prej kushteve të tmerrshme të atij burgu. Tue vuejt mâ fort moralisht për dënimin e padrejtë dhe për çka ndodhte jashtë mureve të atij burgu, Xhevat Korça vendosi me i dhanë fund jetës me anë të nji greve urie. Ishte hera e parë që ndodhte nji gja e tillë në burgjet komuniste shqiptare. Vendimi i tij ishte i pakthyeshëm, me anë të kësaj sakrifice ekstreme ai donte me protestue ndaj padrejtësive dhe ndaj diktaturës së pamëshirshme të instalueme nga klika terroriste e Enver Hoxhës. Me atë gjest ekstrem ai donte me i tregue xhelatëve se mbi vetë jetën qindron diçka ma e fuqishme dhe e paprekshme, qindron integriteti moral i personit, forca e të cilit përbuz edhe vetë jetën për me dishmue vlerën e madhe të lirisë së mbrendshme. Miqtë e dashamirët e burgut u përpoqën me ja ndërrue mendjen por pa sukses. Atëherë vendosën me i kërkue ndihmë At Pjetër Mëshkallës, i cili gëzonte autoritet të madh në burg. Jezuiti i urtë i shkoi te dysheku dhe ndër të tjera i tha:

- Xhevat, të lutem mos e humbë shpirtin... hiq dorë!

Me za gati të mekun ai ju përgjegj:

- Padre, kam kujtuar se të kam pasur mik dhe nuk ma merr mendja që tani, ndërsa unë po vazhdoj rrugën e nisur që të mos bëhem lodër e komunistëve, ti kërkon të më thyesh. Padres i rrodhën dy pika lotë, - kujtonte bashkëvuejtësi, avokati Xhevdet Kapshtica, e puthi dhe u largue. Nji ditë tjetër miqtë e tij provuen me i çue te dysheku edhe Gjergj Kokoshin, me të cilin ai nuk fliste mbasi e trajtonte si komunist. Tue i çue Kokoshin miqtë mendonin se ai do ta konsideronte si nji kërkesë falje dhe do t’i jepte fund grevës së urisë. Gjergj Kokoshi shkoi pranë tij dhe ndërsa ishte ulë në gjunjë dhe i jepte dorën, në vend që t’i mbushte mendjen me e lanë grevën, i tha i mallëngjyem:

- Xhevat, ti po e mbyllë jetën tënde me kapak floriri, hallall të qoftë, se po e bën atë që ne s’e bëjmë dot.

E tue i pasë thanë këto fjalë u largue prej tij me sytë e mbushun me lotë. Ne tue mos dashtë me justifikue nji akt të jashtëzakonshëm siç asht vetvrasja, kufizohemi tue thanë se në rasën e Xhevat Korçës sakrifica ekstreme nuk përban në vetvete nji mënyrë për me i shpëtue dënimit, por nji mënyrë për me kundërshtue ligjëshmëninë e atij dënimi e bile ma shumë, për me hedh poshtë ligjëshmëninë e vetë sistemit komunist shqiptar.

Disa shenjime rreth sprovave të para me karakter filozofik të Xh. Korçës

Deri më sot nuk ekziston nji bibliografi e plotë dhe as nji përmbledhje e shkrimeve të botuem dhe të pabotuem të Xhevat Korçës. Gjithsesi tue u mbështetë te kontributet e tija rinore tek e përkohshmja «Djalëria», e cila botohej në Vjenë prej studentave shqiptarë mund të krijojmë nji ide rreth formimit dhe rreth botëkuptimit të tij filozofik. Tek shkrimi me titull «Koha dhe njerëzt e mëdhenj» (Djalëria, 1920, n. 3) ai ndalet tue analizue tiparet e gjeniut dhe raportin e tij me bashkëkohësit tue nxjerrë në pah karakterin pararendës të ideve dhe të mendimit të njerzve të mëdhaj. Njerzit simbas Xh. Korçës, i cili në këtë analizë ndjek prej afër idetë e filozofit gjerman Schopenhauer, ndahen në tri kategori. Tue skematizue mund të themi se në nji anë janë gjenitë, ata që s’i nënshtrohen kohës në të cilën jetojnë por u hapin udhën brezave të ardhshëm. Mandej kemi ata që bajnë pjesë aktive në jetën kulturore e shkencore të kohës por pa mujtë me shtue diçka të re, e në fund rreshtohen ata që influencohen prej kohës në të cilën jetojnë dhe janë thjesht instrumente të momentit historik që përjetojnë e nuk kanë nji kuptim të qartë për veten dhe për epokën e tyne, këta të fundit janë shumica. Asht interesant fakti se dy figurat e denja për t’u shenjue si njerz gjenial për ne shqiptarët, janë, simbas Xh. Korçës: Mehmet Pashë Qypriliu dhe Gjergj Kastrioti. Temës së njerzve të mëdhaj dhe kontributit të tyne në historinë e kombeve ai do t’i kushtojë edhe nji artikull tjetër me titull «Otto von Bismarck» (Djalëria, 1920, n. 5) – ku himnizon largpamësinë politike dhe shpirtin aktiv të shtetarit prusian, figurën e të cilit ai e nënkupton si të nevojshme edhe për nji vend si ai i yni. Ndërsa Skënderbeut ai i kushton nji artikull (Djalëria, 1920, n. 1) përshkrues nga ana historike por që meriton vemendje mbasi ven në dukje elementin e vullnetit të fortë tek heroi ynë kombtar, tipar ky themelor i njerzve të mëdhaj që i ndryshojnë rrjedhën historisë së njerzimit. Ndërsa te shkrimi me titull «Pësimet e njerzimet» (Djalëria, 1920, n. 2) ndihen të forta notat e pesimizmit për “drunin e shtrembtë të njerzimit” (I. Kant) dhe për të këqijat e pashmagnshme që e rrethojnë atë. E vetmja mënyrë për me moderue të këqijat e kësaj jete, asht mbjellja në shpirtin e njeriut e ndjenjës së mëshirës, e cila mundet simbas autorit, me drejtue disi rrugën plot rreziqe ku i takon me u përshkue njeriut të mjerë. Kurse te artikulli «Mendime mbi Shqipërinë» (Djalëria, 1920, n. 8) djaloshi korçar shpreh nevojën e nji mbreti mendjendritun për vendin tonë, i cili duhet të dijë me bashkue dhe plazmue shpirtin tonë kombtar, tue i dhanë nji trajtë vendimtare edhe vetë shtetit shqiptar – i cili sapo kishte kalue provën e zjarrmit dhe përpiqej me ba hapat e para në liri. Mbi shtetin shqiptar dhe nevojën e nji reforme dhe nji kursi të ri në politikën e tij – ai ndalet edhe te fjalimi i tij me rasën e festës së Pamvarsisë, fjalim i mbajtun në gjinin e shoqatës së studentave shqiptarë në Vjenë (shih: Djalëria, 1920, n. 9). Çështja shqiptare dhe nevoja e organizimit të administratës mbi baza racionale si edhe domosdoshëmija e nji zyre shtypi me detyrën me i ba të njohtun botës përmes botimeve në gjuhë të hueja të historisë dhe të vlerave tona – trajtohet te artikulli me titull «Dy nevoja urdhëruëse» (Djalëria, 1921, n. 10). Kurse në shkrimin me titull «Shënja përparimi të vertet» (Djalëria, 1921, n. 13) ai vëren me gëzim sesi krijimi i nji shoqate bamirëse të grave shkodrane për t’i ardhë në ndihmë fatosave që morën armët për me mbrojtë kufijtë e Shqipnisë asht shenj i zgjimit moral të shoqnisë shqiptare. Fakti që ndërkaq shembulli i këtyne grave ishte ndjekë menjiherë prej grave vlonjate, ban që publicisti i ri të ndiejnë krenari për pjesmarrjen në jetën politke dhe shoqnore të vendit të grues shqiptare. Ideja se kjo pjesmarrje forcon vetë shoqninë dhe drejton brezat e ri kah përparimi i jep shpresë pendës së djalit, që shkruen: «Përvujtërisht e prej thelbit të zemrës përgëzonj zonjat Shqiptare për veprat e mëdha patriotike, për ndjenjat e nalta atdhesore si dhe ca më shumë për fletoret që botojn për t’u prie Shqiptareve duke u kallzue rrugën e kulturimit, detyrën familiare, mënyrën e arësimit të kalamanjve dhe mbielljen e ndjenjave të nalta e naltësimin e moralit». Edhe shkrimi me titull «Gruaja» (Djalëria, 1921, n. 14) pasqyron idetë përparimtare që vlerësojnë rolin e grues në shoqni dhe në familje. Nga ana tjetër autori konsideron realizimin e grues mbrenda natyrës së vet e cila përplotson atë të burrit dhe së bashku me të ndërton shoqninë njerzore. Nderimi për gruen, për misionin dhe për qenjen e saj në shoqnin njerzore në përgjithsi dhe në atë shqiptare në veçanti mbesin edhe sot e kësaj dite aktuale, mbasi edhe pse kanë kalue mâ shumë se 80 vjet prej kohës kur asht shkrue ai artikull, grueja shqiptare ende nuk ka mbërrijt me i pa të njohtuna të drejtat dhe prerogativat e veta gjinore. Këto janë vetëm disa oroena të përcipta rreth botëkuptimit filozofik të nji djaloshi 28 vjeçar që mâ s’parit ka luftue me pushkë në dorë për me mbrojtë vendin e vet e mandej ka dijtë me përdorë edhe penden për ndriçimin e mendjeve të bashkëkombësave të tij. Me siguri nji të nesërme kur të njohim edhe pjesën tjetër të shkrimeve të tija të pabotueme si edhe të atyne që flejnë ndër të përkohshme tjera kemi me mujtë me dhanë nji gjykim mâ të thellë për formimin e tij dhe për idetë e tija perëndimore.

***

Xhevat Korça mbetet nji figurë shumë domethanëse në tribunën politike dhe kulturore të Shqipnisë së shekullit XX. Ai asht mbi të gjitha nji shembull i qendrimit moral konsekuent që dijti me vu në jetë mësimet etike të mjeshtrave të mëdhaj të mendimit filozofik botnor. Kah ana tjetër meritat e tija në lamije të arsimit kombtar e vendosin atë përkrah figurave tjera të shndritshme që vepruen në hullinë e etënve të Rilindjes sonë, tue vu gjithmonë në krye të vlerave atdheun dhe përparimin e tij kulturor, moral dhe material.

Prolog

-- nga Skifter Këlliçi



Isha student i vitit të dytë të degës gjuhë-letërsi të Institutit të Lartë Pedagogjik,në vitin akademik 1956-57, kur me dëshirën time mora si temë vjetore studimin "Ortografia e Kristoforidhit, gegërisht e toskërisht, krahasuar me ortografinë e sotme".Në përgjithësi këto lloj temash gjuhësore, të detyrueshme për ne studentët në vitin e dytë dhe të tretë, nuk parapëlqeheshin nga studentët, sic nuk parapëlqeheshin në përgjithësi lëndë të tilla, si fonetika,morfologjia gramatika historike, e cila cilësohej si matematika e gjuhësisë, sidomos nga ata studentë që ishin të prirur nga krijimtaria letrare dhe, madje, kishin debutuar me krijimet e tyre në poezi e në prozë,duke dëshmuar se do të bëheshin shkrimtarë.
Unë,sidoqë kisha shkruar në vitet e gjimanzit hartime të mira e, madje, kisha botuar edhe shkrime, kryesisht në gazetën "Sporti Popullor", kuptova se nuk do të jepja në fushën e lëtërsisië dhe iu vura me pasion lëndëve gjuhësore që përmenda më sipër.

Tema ime studimore m'u duk interesante.
Dija që gjuhëtari atdhetar,Kostandin Kristoforidhi,(1827-1885), ishte përpjekur, vec të tjerash, që të lëvronte sa më shumë gegërishten dhe toskërishen, bile duke shkruar në të dyja këto dialekte.Le të kujtojmë, me këtë rast,krijimin tij të goditur letrar, "Gjahu i malësorëve". Por, që të kisha njohuri sa më të thella, udhëheqësi im shkencor,pedagogu Engjëll Angoni, më këshilloi të shkoja më Bibliotekën Kombëtare, që asokohe ndodhej në rrugën e Elbasanit, dhe të njihesha me materiale që trajtonin cështje të formimit të gjuhës sonë letrare. Dhe unë kështu veprova.
Një nga nëpunësit e biblotekës më ofroi një bibliografi të pasur, që kishte filluar të përgatitej prej vitesh dhe kësisoj fillova të skedoj fragmente nga artikuj e referate që trajtonin këtë ceshtje të rëndësisshme.Dhe mbeta i habitur sidomos me materialet e botuara në revistën,"Buletini i Shkencave Shoqërore",ku anohej në mënyrë disi tendencioze që, si bazë e gjuhës letrare shqipe, pë të cilën po bëheshin prej vitesh diskutime të vazhdueshme, të ishte toskërishtja.
Unë vetë, duke pasur babën tiranas e nënën shkodrane, i rritur kryesisht nën ndikimin e shkrimtarëve shkodranë, veprat e të cilëve i kisha trashëguar nga xhaxhai,ish-gazetar në vitet 20-30, madje edhe kryeredaktor për një kohë i gazetës "Bashkimi" të shoqërisë më të njejtin emër, që drejtohej nga Avni Rustemi,anoja nga gegërishtja.Madje, edhe një tregim të gjatë,nga të paktët, të botuar në faqet e "Zërit të Rinisë",e pata shkruar në gegërisht,ashtu sic shkrova edhe temën vjetore në fjalë. Ndaj dhe mbeta i tronditur nga mënyra se si në këtë revistë ishin shtjelluar problemet që kishin të bënin me krijimin e gjuhes letrare shqipe, që sot quhet gjuhë standarte.I pata ruajtur ato skeda prej vitesh, por, pas largimit tim nga Shqipëria, kur biblioteka ime vetjake levizi dy herë, deri tani kam arritur të gjej vetëm një pjesë të vogël të tyre.Dhe ja, një mik imi më afroi nëpermjët internetit studimin e gjatë dhe shumë interesant, "Nga historia e standartizimit të shqipes së shkruar",shkruar nga pr.Bahri Beci.

Me këtë rast duhet t'u them lexuesve se Bahriu është një shok i vjetër, që mbaroi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik më 1958, i quajtur më pas Universiteti Shtetëror i Tiranë,pra, një vit para meje dhe u emërua punonjës shkencor në Instutin e Gjuhësisë dhe Historisë, ku pati fatin të punojë me gjuhëtarë të tillë të njohur si Eqrem Cabej e Mahir Domi.
Dhe duke lexuar me kërsheri të madhe këtë studim,u habita që shumë nga citimet e përdorua nga pr.Bahri Beci,përkonin me skeda të miat deri më 1957, që i kisha vjelë kur më 1956-57 shkruaja temën time vjetore"Ortografia e Kristoforidhidhit…".
Nuk pretendoj që në këtë shkrim të gjatë të them ndonjë gjë më të re se sa ato që ka trajtuar pr.Bahri Beci në studimine tij.Por, sidoqoftë, duke qënë tashmë shkrimtar dhe jo gjuhëtar, sic kisha pasur dëshirë ato vite, mendoj se do t'i përcjell lexuesit në një mënyrë disi të ndryshme historinë se si toskërishtja u bë gjuhë standarte.

Gegërishtja, drejt përcaktimit si gjuhë letrare

(1916-1944)

Më 1940, një vit pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, u krijua për herë të parë në historinë e lëvizjes shkencore në Shqipëri, Instituti i Studimeve Shqiptare.Në gjirin e tij bënin pjesë figura të tilla të shquara, si Ernest Koliqi, kryetar, e Aleksandër Xhuvani,Mustafa Merlika, Kruja,Karl Gurakuqi,Eqrem bej Vlora,Anton Paluca,Xhevat Korca,patër Anton Harapi,Vangjel Koca,Dhimitër Berati,Lazër Shantoja,patër Xhuzepe Valentin etj.
Në kuvendin e tij të parë, që u mbajt po atë vit, u konfirmua edhe një herë, ashtu sic ishte konfirmuar më shumë se dy dhjetëvjecarë më parë se si "dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin do të ishte gegërishtja letrare,(B.Beci." Nga historia e standartizimit të shqipes", faqe 13, publikim në internet)., tezë të cilën e mbështeste N.Resuli,(1908-1985), kur shprehej po atë vit se:"Gjuha e përbashkët e ardhme sipas zhvillimit të evolucionit historik të saj e gjer më sot,vecse në mos u vërtetofshin shkaqe të ra që t'i këmbejnë drejtimin që ka marrë, shkon drejt dialektit të Shqipërisë së Mesme",(po aty).
Po cili ishte Namik Resuli që bënte një parashikim kaq guximimshëm për të ardhmen e gjuhës së përbashkët të ardhme të shqiptarëve, qysh në fillim të viteve 40-të të shekullit të kaluar?Ai ishte studiues, gjuhëtar,që për shkak të vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri,ishte detyruar të emigronte në Itali, ku kishte vazhduar vepimtarinë tij shkencore të filluar që më 1938, me veprën "Abecea e dorëshkrimit beratas dhe Abecea e Thodër Haxhi Filipit,(Shkodër, 1938),dhe më pas me botime të tjera si"I piu antichi testi albanesi","Tekstet më ta lashta shqipe", Torino,1978), "Albanian literature", ("Letërsia shqiptare", Boston, 1988), "Katërqind vjet letërsi shqipe",Tiranë 1994), si dhe ishte autor i librit "Shkrimtarë shqiptarë,(1962-1878, pjesa e parë, Tiranë 1941, redaktuar nga shkrimtari dhe studiuesi i shquar, Ernest Koliqi). (Robert Elsie,"Histori e letërsisië shqiptare",Pejë 1997, faqe 331 dhe 682).
Vec kësaj, nga c'bazë nisej Namik Resuli kur bënte këtë parashikim?Nga dëshira e tij?Jo!Ai nisej nga përvoja e studiuesve të mëparshëm, atdhetarë, e filluar që nga viti 1916 me Komisinë Letrare të Shkordës, që hodhi bazat e standartizimit të gjuhës shqipe me "Parimet e rregullat mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkrueme".
Ky komision, duke formuluar këto parime e rregulla, përcaktoi se ortografia e gjuhës shqipe do të jetë fonetike,pra, gjuha do të shkruhet ashtu sic flitet në popull, dhe do të bazohet në të folmen e Elbasanit,("Posta e Shqinis,nr 953, nëntor 1917.).
Të gjitha këto rregulla të Komisë letrare të Shkodërs u pranuan një zëri nga anëtarët e saj, që ishin Luigj Gurakuqi,Gjergj Fishta,Mati Logoreci,Ndre Mjeda,Sotir Peci,Ambors Marlaskaj,Gjergj Pekmezi,Hilë Mosi,Luigj Naraci,Anton Parruca,Aleksandër Xhuvani,Josif Haxhimima,Haviz Ali Korca,Vincenc Prenushi e Sali Nivica, pra, që ishin si nga Shqipëria e Veriut, ashtu edhe e jugut.(B.Beci,"Nga histori e …",faqe 11-12, publikim në faqet inernetit).

Duke u nisur nga vendimet e Komisë Letrare të Shkodres, "Parime e rregulla mbi ortografinë e e gjuhës shqipe të shkrueme", organet kompetente të pushtetit të asaj kohe lëshuan udhëzimin:"Që prej datës së këtij urdhni kjo mënyrë shkrimi e diftueme me anë t'atyne rregullave do të ketë fuqi zyrtare edhe do të shtihet përdorimi i kësaj pa kurrnji jashtë rrëgulli, në të gjitha aktet në të përgjigjunit e në të kryemit e këtyneve, n'urdhënimet, në botimet etj."(po aty).
Vec kësaj, Namik Resuli, nisej edhe nga vazhdimi i kësaj poërvoje në Kongresin Arsimor të Lushjes ,(1920) që "pranoi si gjuhë zyrtare të teksteve shkollore atë që kishte pranuar Komisia Letrare e Shkodrës, të cilën më 1923 e e përforcoi edhe dhe kryeministria në një nga urdhëresat e shpallura prej saj, ku thuhej se si gjuhë shkrimi e administratës shtetërore të përdorej dialekti i Elbasanit "…i cili asht pranue si dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin,(po aty).
Por le të vazhdojmë më tutje me këtë përvojë, të cilën duhet ta ketë pasur parasysh studiuesi Namik Resuli, kur bën parashikimin për të ardhmen e gjuhës së përbashkët shqipe të bazuar në dialektin e Shqipërisë së Mesme.Edhe më 1923 Kryeministria vendosi përsëri që si gjuhë shkrimi do të përdorej dialekti i Elbasanit, "i cili ishte pranuar si dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin tonë nga Komisia Letrare."("Fletore Zyrtare",1923/21,3, vendimi 148).

Kurse në nëntor të vitit 1928 Ministria e Arsimit krijoi një komision tjetër letrar për të cuar më tutje detyrat që i kishte vënë vetes Komisia Letrare që më 1916.Do të kalonin vite dhe më 1935, për nevoja të përmirësimit të mëtejshëm të drejshkrimit të gjuhës shqiqe, u krijua "Komisioni për ceshtje të ortografisë së gjuhës së shkruar".
Dhe arrijmë këështu më 1940, kur, sic përmendëm,në Tiranë u organizua Kuvendi i parë Albanologjik i Institutit të Studimeve,"në të cilin u konfirmua përsëri që "dialekti i i përbashkët zyrtar për shtetin do të ishte gegërishtja letrare". Referatin kryesor përkëtë cështjet rëndësishme e mbajti Mustafa Kruja,(1887-1958), (revista"Shkëndija",viti I,nr. 2, faqe 3-8).Eshtë fjala pikërisht për këtë figurë politike antikomuniste, që në "Fjalorin Enciklopedik Shqiptar" është trajtuar vetëm si një nga krerët e reaksionit,ish-kryeministër gjatë pushtimit fashist italian,(faqe 556), por duke lënë mënjanë veprimtarinë e tij si studiues.
Pra, duke u nisur nga këto vendime historike për ecurinë e gjuhës shqipe dhe njësimin e saj, studiuesi Namik Resuli nuk kishte asnjë arsye që të vinte në dyshin që gjuha shqipe do të merrte drejtim nga dialekti i Shqipërisë së Mesme,…vec se në mos u vërtetofshin shkaqe të ra që t'i këmbejnë drejtimin".
Duket se hamendsimi i tij u bë profetik se, me të vërtetë, katër vjet pas kuvendit të parë të Institutit të Studimeve Shqiptare ,ku u mor vendimi i mësipërm, u vërtetuan… "shkaqe të ra".Kjo ndodhi me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqëipëri, sic do të shohim më poshtë.

Luftë ndaj gëgërishtes, që toskërishtja të jëtë gjuhë standarte

Në referatin tij, mbajtur në sesionin e parë shkencor të Institutit të Shkencave, më 1952, midis të tjerash,Dhimitër Shuteriqi, që dy vjet më parë ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve të Shqipërisë, theksonte me të madhe;"Që në vitin e dytë të pushtimit fashist, më 1940,u shtrua zyrtarisht ceshtja e njësimit të shqipes së shkruar n'Institutin e Studimeve Shqiptare, që fashistët ngritën në Tiranë.Nisën të merren masa për kërtë ceshtje. Po fashizmi nuk do të kishte bërë më shumë se c'bëri feuo-borgjezia në kohë të Zogut.Ai i pati ditët shkurtra në Shqipëri.("Buletini i Shkencave",IV,faqe 15, 1952).
Pra,Shuteriqi pohon se feudo-borgjezia kishte bërë në këtë drejtim.Po më qartë këtë pohim të tij e shpjegon pr.Bahri Beci :"Po, a nuk do të thotë kjo se, sipas Shuteriqit, po të merreshin "masat',(kupto ato që u morën menjëherë pas Luftës),në kohën e regjimit të Zogut, gegërishtja letrare do të mund të bëhej gjuhë letrare?."("Nga historia e standartizimit të shqipëes", faqe14…).Dh.Shuteriqi në mënyrë indirekte pranon që gegerishtja letrare në prag të Luftës i kishte barabar mundësitë të bëhej gjuhë standarte, por kjo nuk u bë,për shkak të masave të pamjaftueshme nga regjimi feudo-borgjez i Zogut.E kjo bie në kundërshtim me ato që thoshte Shuteriqi më sipër se "kjo cëeshtje e gjet zgjidhjen nga historia e popullit tonë që nga Rilindja e këndej:toskërishtja , gjatë zhvillimit të popullit tonë në këtë fazë të historisë së tij, u bë dialekti ynë kryesor i shkruar e baza e gjuhës sonë letrare."("Nga historia e standartizimit të shqiqes", faqe 15, internet).

Por, sic do të shohim më poshtë,toskërishtja u bë gjuhë standarte edhe nga trysnia që ushtroi regjimi komunist, i cili solli si paojë që në administratë,shkolla, shtyp e botime...Në këtë mënyrë u hodhën poshtë gjitha vendimet që ishin marrë në kuvende zyrtrare deri më 1940.

Për këtë qëllim,le t'u drejtohemi fakteve:
Më 1952 u mbajt në Tiranë një sesion shkencor mbi problemet e gjuhës shqipe, ku u kumtuan tri referate kryesore:"Mbi gjuhën letrare shqipe ", nga Dhimitër Shuteriqi, "Për dialektet e shqipes", nga Zihni Sako,dhe "Probleme të gjuhës shqipe, mungesa dhe detyra", nga Jakov Xoxa. Eshtë për t'u habitur se si në një sesion shkencor për cështje themelore të gjuhës shqipe këto referate nuk u mbajtën nga gjuhëtarë të njohur si Aleksnder Xhuvani,(1880-1961),Eqrem Cabej,(1908-1980) Kostaq Cipo,(1892-1952), por nga shkrimtarë , të cilët nuk ishin specialistë të gjuhës shqipe. Ndaj, ka të drejtë pr.Bahri Beci kur shkruan:"Komentet janë të tepërta.Shkenca shqipare po politizohej me ritme të shpejta.(Po aty).Për kërë mjafton vetëm ky fakt:Në diskutimin e tij në sesionin e parë të Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve të Shqipërisë,Shuteriqi,edhe në cilësinë e anëtarit të Institutit të Shkencave, duke zbërthyer problemet gjuhësore në ndritën e… mësimeve të Stalinit,cështjen e gjuhsës sonë nacionale, sic e quante ai, e niste me një sulm që nga lingusiti i njohur gjerman, Gustav Majer,(1850-1900) dhe Eqrem Cabej, veprimtarinë kërkimore të të cilit në fushën e historisë së gjuhës shqipe e quante "antipatriotike".
(Buletini i Shkencave, 1952,nr.1,faqe 18-19.)

Po le të ndjekim se c'thoshte Dh.Shuteriqi në referatin e tij:
"Kleri katolik nuk u përpoq të shkruajë një gjuhë që të kishhe përfituar nga të folmet e ndryshme të gegërishtes, e ca më pak të toskërishtes.Ai shkroi në një të folme t'epërme gege……Ky lloj reakcioni e ka penguar krijimin e një gegërishtjeje të vetme letrare-ai ka penguar edhe afrimin ndërdialektor në shqipen e shkruar.Duke kërkuar që gjuha e tyre e shkruar të bëhet gjuhë kombtëre letrare,Fishta me shokë s'kanë bërë gjë të madhe që të krijojnë një gegërishte letrare të vetme, duke u afrur nga gegërishtja jugore.(B.Beci,"Nga historia…",faqe 4, në internet).
Miëpo, më pas, po në këtë referat Dh.Shuteriqi thotë:"Austria me anë të Komisisë Letrare të Shkodrës,Zogu me anë të të Ministrisë së tij të Arsimit,Italija me anë të Mustafa Krujës, kush më shumë e kush më pak,i mbështetën disa shkrimtarë e studiozë gegë që të shpallin nëndialektin e Elbasanit gjuhë zyrtare".(po aty).
Kurse për periudhën 1930-35 ai nënvizon:"Shohim që shkrimtarët shkodranë të nisin e t'i bëjnë "koncesione" të folmes së Elbasanit, duke u afruar nëpërmjet të kësaj edhe nga toskërishtja, me të cilin Kristoforidhi kishte të paktën gjashtëdhjetë vjet që ish afruar."(Po aty).
Sic shihet, Dh.Shuteriqi kundërshton veteveten, sepse nga vetë pohimet e tij del se shkrimtarët shkodranë, e këtu në radhë të parë përfshihen shkrimtarët katolikë, kanë qenë të prirur që ato kohë që elbasanishtja të njihej si gjuhë letrare.
Këtu bën pjesë edhe Fishta, i cili më 1916 ka qënë kundër këtij vendimi dhe këtë e ka shprehur në vargjet:"Komisioni i jonë,/ta ka ndërtue kinse "një gjuhë letrare"/, që turce s'asht,-po ashtu po i thonë,/por qi nuk asht , qe besa , as gjuhë shqiptare,/gjymsa gegënisht e gjymsa toskënisht./tamam "gjuhë mushke" me gjithë vesh e bisht",(Po aty).
Mirëpo,kjo do të kete qëne një shkarje e castit e Fishtës që si anëtar i Komisisë Letrare, një vit më pas, dhe, gjithashtu,si veprimtar edhe në fushën e njësimit të gjuhës shqipe,pranoi mendimin që gjuha jonë letrare të mbështetej në nëndialektin e Elbasanit.
Të shkojmë më tutje:Duke injoruar gjicka që ishte arritur në përpjekjet për të përcaktur një gjuhë të njësuar mbi bazën e elbasanishtes, sic e kemi parë deri tani,Dh.Shuteriqi në sesionin e parë të Institutit të Shkencave, me temë "Veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë dhe problemet tona gjuhëore nën dritën e këtyre veprave",(26-29jamar 1952),hynte drejtperdejt në temë, ashtu sic u intresonte qarqeve zyrtare komuniste dhe shprehej se kjo ceshtje ishte zgjidhur"…nga historia e popullit tonë që nga Rilindja e këndej:toskërishtja gjatë zhvillimit të popullit tonë në këtë fazë të historisë së tij u bë dialekti i ynë kryesor i shkruar e baza e gjuhës sonë letrare".("Buletini i Shkencave", 1952,I,faqe 52.).
Bahri Beci në studimin e tij "Nga historia e standartizimit të shqipes", jo pa shpoti i përgjigjet me të drejtë:"Pra, për Shuteriqin më 1944 problemi i bazës dialektore të gjuhes së vetme letrare ishte zgjidhur.Pra, ne kishim një gjuhë të vetme letrare, madje që parpara vitit 1944 dhe kjo ishte toskërishtja.(Faqe 7 e veprës së cituar).

Po c'e shtynte Shuteriqin në një përfundin kaq të nxituar?
Le të citojmë përsëri një fragment nga referati i tij:"Juga e Shqiërisë ,m'e zhvilluar se Veriu nga pikëpamja ekonomike,shoqërore e kulturore, u bë djepi i lëvizjes sonë kombëtare, se kolonitë shqiptare të mërgimit në të cilat u lërua shqipja, përbëheshin kryesisht nga të emigruar toskë;se nga juga duall udhëheqësit , ideologët e shkrimtarët që i prinë kësaj lëvizjejeje,Naimi e Samiu me shokë, se shumica atyre që shkruanin shqip gjatë Rilindjes, qenë nga jugu…"
Duke u shprehur kështu Shuteriqi nuk bënte bënte ndonjë një zbulim, sepse i kishin pasur parasysh ata burra që më 1916, në përbërjen e Komisisë Letrare të Shkodrës, (e, pra ky qytet me shumë tradita kulturore nuk ndodhej në jug, por në veri të Shqipërië),si: Luigj Gurakuqi,Hilë Mosi,Aleksandër Xhuvani,Sotir Peci,Mati Logoreci,Gjergj Pekmezi,Ndre Mjeda, Gjergj Fishta , Sali Nivica, Ambros Marlaskaj,Luigj Naraci,Anton Parruca, Hafiz Ali Korca, Vincenc Prendushi, Josif Haxhimima,që, sic kam theksuar më sipër,ishin nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, të jugut e veriut.
Një pjesë e mirë e tyre, jo vetëm që e dinin,por kishte nga ata që kishim qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejt të kësaj lëzizjeje me rëndësi të madhe historike si Rilindja dhe për hir të interesave të atdheut, vendosën njëzëri që gjuha ardhshme shqipe të bazohej të nëndialekti elbasanas, sepse ai ishte i ndëmjeëtëm midis dy dialekteve, gegërisht e toskërisht.
Por Shuteëriqi, vetë elbasanas,dhe,sic shihet qartë, i detyruar nga trysnia e udhëheqejs komuniste, nuk ndalet me kaq dhe në dukje se "… pas clirimit toskërishtja nisi të bëhej gjuhë zyrtare e gjithë popullit tonë e u afirmua në mënyrë të plotë si dialekt bazë i gjuhës letrare shqipe …se vatra e madhe e Luftës Nac.Cl.qe juga, meqë ajo ishte m'e përparuar nga pikëpmja shoqëore;juga nxori udhëheqësit kryesorë e më të shumtë të lëvizjes ;ajo i dha kuadro më të shumta…(B.Beci"Nga historia e standartizimit të shqipes",faqe 7 në internet).
Më shkoqur se kaq, politizimi i këtij problemi nuk ka ku të vejë:toskërishtja duhej të bëhej gjuha bazë e shqipes, sepse atë e flisnin dhe e shkruanin Enver Hoxha,Koci Xoxe,Hysni Kapo, Mehmet Shehu…pikërisht ata që e katandisën Shqipërinë në vendin më të shtypur dhe më të varfër të Evropës, duke e izoluar krejtësisht nga bota mbarë. Dhe sikur këta udhëheqës të kishin qenë nga veriu, atëherë,gegërishtja do të bëhej gjuhë e përbashkët e shqiptarëve.(!?)
Sado që në disa nga argumentet e Shuteriqit ka të vërteta,pra, që toskërishtja u kultivua në periudha të ndryshme të historisë më shumë se gegërishtja e, sic do të trajtohet më pas, në këtë dialekt u shkruan vepra madhore, arsyeja e vërtetë që toskërishtja u bë shqipe standarte shpjegohet "si rezultat i ndërhyrjes së shtëetit,pra, si rezultat i masave administrative të marra menjëherë nga qeveria komuniste për të zëvendësuar gegërishten me toskërishten letrare si gjuhë zyrtare në shkollë, në administratëtë, në shtyp, në botime etj.,pa ndonjë marrëveshje dhe sigurisht pa përfillur vendimet zyrtare të marra para Luftës lidhur me gegërishten letrare si gjuhë zyrtare.(B.Beci,po aty).


Këtë të vërtetë e plotëson më sëmiri edhe një shprehje e studiuesi R.Ismajli:"Fitorja e koministëve solli në horizont një mënyrë tjetër trajtimi të cdo gjëje në jetën shoqërore,pra, edhe në fushë të gjuhës.(B,Beci, faqe 13).

Toskërishja zëvendëson kudo gegërishten

Që në vitin shkollor 1945-46, kur isha nxënës i vitit të tretë të shkollës fillore, nisa të vë re se në tekstet shkollore gegërishtja, që e kisha parë të përdorej në tekstet e botuara në vitet e periudhës së Mbretësisë e deri më 1944,të cilat i kishin përdorur motra dhe kushurinjtë e mi, filloi të zëvensdësohej nga toskërishtja.Po kështu, më pas, dhe librat letërsisë, si dhe të gramatikës së gjuhës shqipe, me të cilat kam studiuar në vitin shkollor 1951-53 në gjimnaz,të hartuara nga K.Cipo, ishin të shkruara në toskërisht..Pra, në ato vite gegërishtja u zhduk krejtësisht në tekstet shkollore,sic ishte zhdukur në shtyp e në radio. Edhe Fjalori i parë, i botuar më 1954, gjithashtu bazohej në toskërisht.
Kur, student i kursit të dytë të Institutit të Lartë Pedagogjik, më 1957 shkruaja temën time vjetore, "Ortografia e Kristoforidhit, gegënisht e toskënisht e krahasueme me ortografinë e sotme", për të cilën kam shkruar në pjesën e parë të këtij shkrimi,studiova si material ndihmës edhe rregullat e e ortogarfisë, të cilat ishin botuar së pari më 1948 nga një komision i përbërë nga A.Xhuvani,K.Cipo,dhe E.Cabej, pastaj më 1951,dhe, pasi disa variantesh të tjerë, më 1956 u paraqit varianti që pata në dorë..E vërteta është se, krahas rregullave, bazuar në toskërishten letrare,atje përfshiheshin edhe disa regulla në gegërisht.
Më 1967 u botua "Projekti i rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe",(për herë të parë fjala ortografi u zëvensdësua me fjalën shqipe drejtshkrim), që nisi të diskutohej kudo në Shqipëri, sidomos në shkolla.
Më kujtohet se në në pranverë të vitit1967, kur isha mësues në një shkollë 12-vjecare të Beratit, pr.Androlki Kostallari, drejtor i Institutut të Gjuhësisë dhe Historisë, së bashku me një bashkëpunëtor shkencor të këtij instituti, bëri një takim me mësuesit e gjuhës shqipe rreth këtij projekti.
Një mësues nga Kosova,( nga ata që ishin arratisur as viteve 60-të, për të gjetur "parajsën" në Shqipëri), gjatë diskutimit e pyeti Kostallarin se mbi cfarë kriteresh ishte vendosur që toskërishtja të bëhej gjuhë letrrare, dhe se në Kosovë, në mbledhjet që ishin bërë deri atëherë, meqë tërë shqiptarët e atjeshëm dhe të trojeve shqiptare në Malin e Zi dhe Maqedoni, flisnin gegërishte,po merreshin masa që baza gjuhës letrare të ishte një gegërishte e mesme.
Kostallari nuk iu përgjgj drejtrdrejt kësaj pyetjeve disi të vëshrirë për të, por u shpreh shkurtimisht se gjuhë letrare do të ishte toskërishtja, duke marrë elemente të gegërishtes.Dhe për këtë qëllim solli disa shembuj si fjalët me prapashtesën -ues të gegërishtes, që kishte zevendësuar prapashtesën -onjës të toskërishtes,(mësues për mësonjës, punues,për punonjës),si edhe fjalët e kahershme që ishin futur në toskërishe, huazuar nga gegërishtja, si ranishte e jo rërishte, zanafillë e jo zërafillë, e folme dhe jo e folur,domethënë,pra, me paskajoren e gegërishtes:do+methënë) etj.
Pas një diskutimi, vërtet të gjerë e masiv, më 1976 u botua "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe",(1970), dhe Fjalori drejtshkrimor",(1977), për të ardhur te "Fjalor i gjuhëes së sotme shqipe,(1981) etj.Të gjitha këto vepra të botuara në variantin e toskërishtes letrare, e cila u bë përfundimisht gjuhë standarte me vendimet e marra në Kongresin e Drejtshkrimit, të mbajtur në shtator të vitit 1972, në Tiranë.
Në këtë kongres morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha rretheët e Shqipërisë, nga shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi,në Kosovë,në Mal të Zi, Maqedoni, si dhe nga viset e arbëreshëve të Italisë."Kongresi bëri bilancin e gjithë punës së mëparshme për njësimin e drejshkrimit të gjuhës shqipe….ai miratoi njëzëri Rezolutën që pohon për herë të parë se"populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare shqiqe të njësuar.Kështu Kongresi mbyll pëeriudhën kur gjuha gjuha letrare shqipe funksiononte në dy a më shumë variante dhe hapi një periudhë të re , periudhën e një gjuhe letrare të vetme, të njësuar."("Fjalori Enciklopedik Shqiptar,faqe 510).
Kështu, duke mos marrë asnjë nismë për një diskutim mbarëkombëtar,si pasojë e oriemntimeve të shtetit komunist, sic e kemi analizuar historikisht, toskërishtja letrare u bë gjuhë stanadarte.

Nga përpjekjet e studiusve të Kosovës për gjuhën standarte

Përmenda pak më lart se c'pyetje i pati bërë një mësuesi i gjuhës shqipe nga Kosova,Androkli Kostallarit, gjatë diskutimit të rregullave të drejtshkrimit me mësuesit e Beratit, më 1967, dhe c'përgjgje të përciptë pati marrë prej tij.Dhe kjo pyetje ishte me vend.Mësuesi kosovar kishte mbaruar shkollën pedagogjike, të mos gaboj në Prishtinë, kishte qenë mësues në fshatra të Kosovës dhe ishte i dhënë pas gjuhësisë.Vec kësaj,sic më pati folur më pas, ishte në dijeni të diskutimeve që ishin bërë nga studuesit kosovarë se mbi c'baza do të bëhej njësimi i gjuhës shqipe në trevat e Kosovës.
Për këtë problem shumë të rëndësishëm do t'i drejtohem përsëri studimit të pr. Bahri Becit që e kam cituar diaa herë në këtë shkrim.Sipas këtij studimi,në Kosovë më 1952 qe organizuar një mbledje e pasacme për caktimin e gjuhes së shkruar të shqiptarëve që banonin në RFP të Jugosllavisë." Meqenëse pakica kombëtare e RFP të Jugosllavisë flet një dialekt të gegënishtes,gjuha e shkrimit…nuk mund të ishte vecse gegënishtja…një gegënishte në të cilën vijnë me bashkëpunue nëngegënishtet e ndryshëme"(B.Beci,"Nga historia e standartizimit…"faqe 15 në internet).
Gjithashtu, sipas të dhënav të këtij studimi, më 1957 u mbajt një mbledhje e dytë në Prishtinë, me detyrë ,thjeshtimin sa më të madh të drejtshkrimit.Në janar të vitit 1963 në një takim tjetër u shqyrtua "Projekti i Ortografisë", hartuar nga një komision, ku bënin pjesë Idriz Ajeti,Hasan Vokshi,Sulejman Drini,Mehdi Barshi e Latif Mulaku, dhe më një vit më pas u botua "Ortografija e gjuhës shqipe".
"Studiusesit kosovarë,- nënvizon B.Beci,-kaën vënë në dukje afrimin e dukshëm të kësaj ortografie më atë të Institutit të Shkencave të vitit 1956"tue ruejtë vetëm karakteristikat themelore të gegënihtes letrare, e cila në kohët e vona ka ba nji evolucion të dukshëm drejt njazimit(njësimit) me toskënishten letrare".(B.Beci,po aty).
Nga sa shihet, edhe studiuesit kosovarë gjatë kësaj periudhe prej disa dekadash u përpoqën të përkryejnë edhe më shumë gegërishten dhe ta afrojnë edhe më shumë me toskërishten letrare.Dhe në fakt, po të marrim parasysh vendimet që ishin marrë deri më 1944 për njësimin e gjuhës mbi bazën e gegërishtes së Elbasanit,studiuesit kosovarë vepronin drejt.Dhe kjo sepse gëegërishtja zyrtarisht, sic e pamë, ishte shpallur si gjuhë standarte.
Por ndodhi ajo që ndodhi.Me ardhjen në fuqi të sundimit komunist në Shqipëri, vendin e gegërishtes e zuri toskërishtja, pa marrë parasysh organizimin e një konsulte kombëtare, të paktën deri më 1948, kur marrëdhëniet midis Enver Hoxhes dhe Titos ishin "grurë" dhe kur në bazë të një marrëveshjeje midis dy qeverive përkatëse, shumë mësues nga Shqipëria shkuan për të ndihmuar shkollat kosovare, ku kishte mësues të paktë të gjuhës shqipe.
Megjithatë, ka edhe mendime të tjera.Në një studim të tijin me titull"Rreth disa ceshtjeve thelbësore të shqipes standarte",(Zëri i së vërtetës",volumi 15-të,nr.2,2002), pr.Shaban Demiraj së pari thekson:'"Të gjithë jëmi në dijeni se si lidhur me me këtë vendim,(është fjala për vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit,-S.K.),ka pasur dhe ka vërejtje të mbështetura në arsyetime të ndryshme dhe sidomos të karakterit politik, duke e lidhur marrjen e vendimit të vitit 1972 me ndikimin e pushtetit monist të asaj kohe".
Më poshtë, duke argumetuar se përse toskërishta u bë gjuhë standarte, ai vazhdon:"Por , sic e kam pohuarr edhe më parë,(shih Demiraj,1996,121),edhe dialekti verior mund të kishte shërbyer si bazë për shqipen standarte, natyrisht duke iu nënshtruar një procesi standartizimi,që me siguri do të kërkonte më shumë punë, për shkak të dallimeve të shumta të të folmeve të ndryshme të atij dialekti".(po aty).
Sigurisht, në këtë pikë pr.Demiraj ka plotësisht të drejtë,se, me të vërtetë, nëndialektet e veriut, duke përfshirë edhe ato të Shqipërisë së mesme,pra, nga zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës,Lacit, Zadrimës, Shkodrës, Dibrës, Kukësit, Kosovës…janë të shumta dhe të diferencuara nga njera-tjetra, dukuri që nuk ndodhin në nëndialektet e jugut, pra, të krahinave të Lushjës,Beratit,Vlorës,Gjirokastrës,Korcës,Camërisë,ku dallimet janë kryesisht fonetike. Por, duhet te vemë në dukje se në përgjithësi në të gjitha vendimet e marra që nga Komisia Letrare e Shkodrës (1916) e deri në vendimet e Institutit të Studimeve Shqiptare më 1940,sic e pamë, si bazë e gjuhës së ardhme letrare shqipe mbahej parasysh nëndialekti i Elbasanit, që ishte më i kulluari nga të gjitha nëndialektet e Veriut dhe, për më tepër, më afër tokërishtes.
Sot ka intelektualë nga veriu ose Shqipëria e mesme, që këmbëngulin se gegërishtja duhej të ishte gjuhë standarte.Ata, për këtë qëllim, venë në dukje me të drejtë se ky dialekt flitet , duke përfshirë edhe trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, Maqedoni dhe sidomos në Kosovë,nga më shumë se tri të katërtat e popullsisë shqipfolëse, ndaj dhe do të meritonte të ishte gjuhë e njësuar. Por kjo është relative e prandaj pr.Demiraj vë në dukje:"..Ka dhe raste të tjera që gjuha standarte e një kombi ,për një arsye a një tjetër,është mbështetur në një dialekt të caktuar,folësit e të cilit nuk përbënin shumicën e kombit përkatës.Mjafton të kujtojmë këtu italishten standarte që është mbështetur në dialektin e zonës së Toskanës , ose frengjishten standarte, që është mbshtetur në variantin letrar të zonës së Parisit, ose gjermanishten standarte, që është mbështetur në variantin letrar të gjermanishtes së mesme lindore(Saksonia),(Po aty).
Megjithatë,pr.B.Beci,kolegu dhe më parë ish-studenti i tij,ashtu si edhe unë, ngul këmbë: "Vendosja e toskërishtes letrare në bazë të të shqipes standarte dhe, për pasojë, mënjanimi i gegërishtes letrare, nuk merte parasysh Kosoëvn dhe rrezikun e krijimit të dy gjuhëve letrare, shprehje e qartë e indiferentizmit ndaj cështjes kombëtare")"Nga historia e standartizimit të shqioqes",faqe 21,internet).

Sidoqoftë, ne kemi më së fundi një gjuhë standarte

Dule lëcitur këtë artikull, lexuesi mbase mund të mendojë se autori bën një ekspozim të tillë për të dëshmuar padrejtësitë që iu bënë gegërishtes e cila, ashtu si toskërishtja, i kishte të gjitha gjasat të bëhej gjuhë standarte, madje edhe me vendime përkatëse deri më 1944.Por, me vendosjen e regjimit komunist,si pasojë edhe trysnisë së drejtperdrejt ose të tërthorë të udhëhqësve komunistë,që kryesisht ishin nga jugu,sic pohon hapur Dh.Shuteriqi , nga sa u pa edhe në etapat që analizuam,si rezultat i vendimeve të këtij regjimi, toskërishtja u bë gjuha e përbashkët e shqiptarëve.

Nuk është aspak kështu.Përkundrazi,unë, ashtu sic shumë kolegë të mi,gazetarë, shkrimtarë, studiues, jam gëzuar që, më së fundi ne, shqiptaët kemi një gjuhë të njësuar, si tërë kombet e tjera të paktën në Evropë, të cilën duhet domosdoshmërisht ta flasim dhe ta shkruajmë sa më mirë.
E vërteta është se si gegë, sic e kam thënë në dnë fillim të këtij shkrimi, kam dashur që në bangat e shkollës së mesmë e në vitet e para të studimeve në UT, që gegërishtja të ishte gjuha letrare shqipe.Ndikoi tek unë jo vetëm mjedisi familiar, por edhe librat që në bibliotekën e shtëpisë ishin më shumë në gegërish.

Kam lexuar që i vogël "Lahutën e Malcis" së të Fishtës,"Hijet e maleve" të Koliqit,"Visaret e kombit", përmbledhur nga at Bernardin Palaj e at Donat Kurti, "Përralla shqiptare", të përmbledhura nga at Donat Kurti, dhe jam mahnitur nga kumbimi magjik i gegërisgtes.
Por kam lexuar po në atë kohë edhe "Kasollen" e Blasko Ibanesit dhe tragjeditë e Shekspirit në përkthimin e mjeshtëror të Fan Nolit pastaj,"Historinë e Skënderbeut" të shkruar prej tij. Adhuroja kështu si gëgërishten,me të cilën isha rritur, sidomos shkodranishten e nënës sime, që e fliste butë, meqë ishte martuar në Tiranë që kur ishte 19 vjec dhe kishte lexuar vepra letrare edhe në toskërisht, përkthimet e para të Tolstoit,Cehovit dhe Gorkit nga Tajar Zavalani në vitet 30-të të shekullit të kaluar,që ishte mik i shtëpisë sonë.
Ndiqja, më pas, dhe zhvillimet e letërsissë së realizmit socialist,ku më bënte përshtypje gjuha e pasur e Sterjo Spases,Shefqet Musarajit,Fatmir Gjatës,por edhe të shkrimtarëve gegë,Kolë Jakovës, sidomos te dramat e ti,"Halili dhe Hajria" e "Toka Jonë", krijimet poetike të Llazar Siliqit, vecanërisht te poema "Prishtina", por, për fat të keq jo në prozë,sepse vepra të shkrimtarëvë të tillë që shkruanin në gegërisht në këtë gjini, ishin të pakta dhe jo të një rëndësie të vecantë,sidomos po t'i krahasojmë me veprat e shkrimtarëve gegë të para Luftës.

Por në poezi, pas viteve 60-të, mund të lexoje me ëndje poezi të Ndoc Gjetjes, Ndoc Paplekës, që shkruanin tashmë në gjuhën letrare të bazuar në toskërishte, po aq bukur sa Ismail Kadareja, Dritëro Agolli e Fatos Arapi, që e cuan më tutje jo vetëm nivelin artistik,por edhe gjuhësor të toskëtrishtes letrare, sic mund të lexoje në prozë po në ato vite edhe romanet e shkrimtareve të njohur shkodranë,Skënder Drini, Zija Cela,e dramat e shkrimtarit tjetër shkodran, Fadil Kraja dhe pastaj poezitë e mrekullueshme te Frederik Reshpes.

Sigurisht,u veprua gabim që në fund të viteve 60-të, pa asnjë vendim, në shtëpitë botuese filluan të mos pranoheshin më vepra të shkruara në gegërisht.Por fakti është se kjo nuk i pengoi shkrimtarët gegë , disa prejtë cilëve i përmenda pak më sipër, që të botonin vepra me vlerë në gjuhën letrare. Kjo dukuri vërehej edhe në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë.Krijimet e prozatorëve,Zekeria Rexha,Adem Demaci,Anton Pashku, të poetit të njohur Ali Podrimja etj,të shkuara në një gegërishte të pasur, u pasuan më vonë nga vepra të të tjera të një brezi edhe më të ri shkrimtarësh e poetësh kosovarë,si Din Mehmeti,Azem Shkreli,Esat Mekuli, Sabri Hamiti,Agim Vinca e të tjerë, që tashmë shkruajnë në toskërishten letrare.
Madje, duhet thënë se kosovarët, në përgjthësi, megjithë ngurrimin që mund të kenë pasur, i përqafuan vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit dhe jo vetëm krijuesit letrarë, një pjesë të të cilëve përmenda më sipër,por edhe shtypi RTV-ja, botimet shkollore u bazuan në gjuhën letrare. Madje cdo kosovar, sic kam biseduar me disa që jetojnë së bashku me mua këtu në Boston, e quante për detyre që të fliste dhe të shkruante në gjuhën letrare.
Por kjo nuk do të thotë që të tërë krijuesit të ishin të mendimit që toskërishtja të bëhej gjuhë standarte.Jam habitur kur kam parë që Tajar Zavalani,(1903-1966),studiues, përkthyes,më dhe pas vitit1939 gazetar pranë BBC-së, veprën e vet, "Historia e Shqipërisë", botuar në Londër më 1966, e ka shkruar në gegërishte, madje të epërme dhe tek- tuk edhe me ndonjë trajtë nëndialetore. Po kështu ka ndodhur edhe me studiuesin e njohur, Arshi Pipa,(1921-1998). Lindur në Libohovë, vendosur që i mitur në Shkodër, pas studioi për filozofi dhe letërsi në Itali, u burgos gjatë e regjimit komunist dhe pas lirimit nga burgu u arratis, për t'u vendosur në SHBA, e quante mëkat të madh që gjuha letrare shqipe u bazua në toskërishte.Këtë e shprehu jo vetëm në shkrime,por edhe në takime me intelektualë, sic ishte rasti i takimit që pati me ta, në Tiranë,në verë të viti 1992,kur vinte për herë të parë në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës komuniste,takim në të cilin kam marrë pjesë edhe unë.
Sidoqoftë, e përsëris: duhet pranuar që ne sot e kemi gjuhën tonë të njësuar letrare.Për rrethanat që shpjeguam, ajo nuk u bazua në gegërishte,por në toskërishtePor ne, shqiptarët kemi fat, se dallimet midis dy dialekteve të mësipërme janë kaq të pakta, sa që një toskë, me ndonjë përjashtim të vogël, merret vesh shumë mirë me një gegë,edhe kur nuk flasin gjuhën standart.
Unë i kupoj shumë mirë shqetësimet e shperehura edhe në shtyp nga intelektualë gegë e sidomos shkodranë për këtë padrejtësi që iu bë gegërishtes, të cilën u mundova ta paraqs në këtë shkrim studimor.
Ka midis tyre nga ta që shpjegojnë se, duke u vendosur toskërishtja si gjuhë e njësuar, asaj iu hoq mundësia e përdorimit të paskajores që ka gegërishtja- me punue. Sic dihet, të tëra fojlet në "Fjalorin Gjuhës Shqipe", botuar më 1983 dhe në botimine dytë, më 2003, jepen në kohën tashme, pra, punoj dhe jo me punue, sic ndodh në të gjitha gjuhët e botës.
Ka të tjereë që ngulin këmbë që kjo paskajore t'i shtohet gjuhës letrare.Pra, të themi: dua me punue e jo:dua të punoj. Ndoshta, fillimthi, do të na vritej pakëz veshi,por, me kalimin e kohës, kjo do të bëhej normë. Edhe kështu mund të jetë, përderisa toskërishtja huazoi, sic është përmendur në pjesëne parë të këtij shkrimi fjalën domethënë, ndërtim me ndihmën e paskajores- me thënë. Rëndësi ka fakti që gegërishtja nuk vdes kurrë, sepse ajo është gddhendur, së pari, në shekuj në krijimtarinë popullore e, më pas, në vepra letrare që janë studiuar e do të studiohen në cdo nivel të shkollave tona.
Por sot, mendoj se do të ishte e pamundur që, për hir të kësaj padrejtësie, të nismin nga e para,pra, të diskutonim e pastaj të vendosnim që gëgërishtja të bëhej gjuhë standarte, duke zënë vendin e toskërishtes.Me fjalë të të tjera, që gjuha e teksetve shkollore, e shtypit të shkruar dhe e RTV-ve,të ishte në gegërishte.
Kjo mund të ndodhë në letërsi. Mbase ndonjë shkrimtar, krijimet e tij do të kërkojë ta shkruajë dhe ta botojë në gegërisht.Për mua është e drejta e tij dhe e kujtdo.Po të jënë tënivelit të lartë artistik,ato do të shijohet ashtu sic janë shijuar e do të shijohen përjetësisht veprat e e tërë shkrimtarëve gegë duke filllar nga Fishta, Mjeda, Koliqi Podrimja, Camaj e të tjerë.
Për këtë mjaftojnë disa shëmbuj nga autorë që gjatë regjimi komunist ishin të ndaluar.Po e nis n me një fragment nga proza e Koliqit:
"Kopshti në at mbasdite të nxehtë heshtte në diell…Ndihej si një marrje frymë e gjanë bimësh,nji aht i thellë bimuer tue u përhapun nëpër atë heshtim ari.Lishojshin hije anave hardhijat e rrëfatuna në hujtë e tyne, me gjethe stërpikë në gur kali..Asaj hijeje i jepëte ngjyrë të bruztë ari i diellit me feksim e plot gjallni."(Kumbulla përtej muri", nga vëlllimi me tregime"Hanë gjaku", Tiranë, 1995).Një peisazh që duket se autori e ka pikturuar me penel e jo me penë.
Ja dhe një shembull nga peezia "A asht fajtor shqiptari", e poetit të shquar kosovar, Esat Mekuli, shkruar më 1938 , kur u njoh mememorndumin famëkeq të Cubrillovicit, më 7 mars të vitit 1937, i cili kërkonte spastrimin e shqiparëve nga Kosova për në Turqi:
"A asht fajtor shqiptari pse, si të tjerët,po don,/ Të jetojë si Njeri në të vetat sot e përjetë?/ A asht fajtor, pse përkundër dhunës qindron,/ Nën qiellin e Kosovës loke, në trolline të parëve të vet?" (R.Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Pejë, 1997).
Por, duke e mbyllur këtë shkrim të gjatëe,mendoj se, për hir të interesave kombëtare, cilido krijues duhet të shkruajë dhe të flaës, tashmë, në gjuhën letrare, edhe pse ajo bazohet në toskërishte.Në fund dë fundit, ajo është visar i gjuhës shqipe,ashtu si gegërishtja.