11 qershor 2010

E re nga Historia e Shqiperise mbi Abdyl FrasherinDelen.

Mit'hat Frashëri: Im atë, Abdyli nuk ishte në
Lidhjen e Prizrenit

Mit'hat Frashëri, në letrën që i dërgon Anselmo Lorekios, drejtor i gazetës "La Nazione Albanese" më 20 maj 1901, ndërmjet të tjerash, i shkruan: "Po të dërgoj fototgrafinë e t'im ati. Kjo është një reproduktion (riprodhim) i një fotografie që ka pas qit në Janinë kur ish 38 vjeç. Këtë do t'a ap dhe ca notise biografie (të dhëna biografike-Sh.D.)". Lidhja e Prizrenit është një ngjarje e një rëndësie të veçantë në historinë tonë kombëtare. Për të kanë dalë në dritë shumë botime, shqiptare dhe të huaja.

ABDYL FRASHËRI

Lindi në Frashër me 17 gusht 1839; ishte më i madhi i djemve të Halit Bej Frashërit. S'ka qenë në ndonjë shkollë, por ka kënduar nga mësonjës në Frashër dhe këndimet e mësimet i ka bërë vetë gjithnjë, sa rrojti. i ati, Halit Beu, kish harxhi, domethënë vinte me ushtarë (prijës) dhe ka qenë në Gegëri, Bosnjë e Mal të Zi, po më shumë në Thesali, ku ngjanin turbullime me grekërit. Abdyli ka qenë me t'anë si kapiten (prijës) i ushtarëve shqiptarë. Halit Beu vdiq më 1859 dhe Abdyli mbeti i madhi i fëmijëve me pesë vëllëzër e dy motra të vogla; pas dy vjet, si i vdiq edhe e ëma, erdhën të gjithë në Janinë. Në Janinë Abdyli është marrë me tregti - lesh, vaj dhe lëkurë; ka qenë edhe në doganë (atje ai ka pasur disa detyra). Më 1877 vajti deputet nga Janina në dhomën e parlamentit (kjo është hera e dytë dhe e fundit që u mblodh parlamenti). Me t'u kthyer nga Stambolli zë jeta e Abdylit që në bën me interes, semon e dytë ngjan lufta e Rusisë dhe Kongresi i Berlinit. Më 1878 bëhet mbledhja në Janinë e në Prevezë dhe heqin telegrafe në Berlin e kabinentet tjera: prap atë mot bëhet ligë e Prizrenit (Lidhja e Prizrenit- Sh.D), por Abdyli atë mot vetëm në Dibrë vete vetë dhe me Prizrenin bën vetëm korespodencë; hiqen dhe nga gegëria, domethënë nga Prizreni, telegrafët në Berlin e gjetkë. Më 1879 bashkë me Mehmet Ali Be Vrionin venë në kabinetet e Evropës; më parë venë në Romë, Paris, Londër, Berlin dhe Vjenë. Në të gjitha këto kabinete ai u pritë mirë, po më i miri u tregua z.Vaddingtoni në Paris. Nga Vjena erdhën në Stamboll, por qeveria e Turqisë (Perandorisë Osmane- Sh.D) i shihte me mosbesim idetë e dy delegatëve shqiptarë, domethënë donte më mirë që të marrë Greqia Janinën se sa të thërresin shqiptarët dhe të kërkojnë të drejtën, sepse delegatët nuk ngurronin të shpallnin hapur synimet e tyre për një autonomi të Shqipërisë, me qëllim që të siguronin të ardhmen e këtij vendi.

NË PRIZREN NJË VIT MË VONË

Më 1897, në shtator, Abdyl Frashëri vete në Prizren ku e thërrisnin nga Liga. Presidenti i Ligës ishte Ymer Efendiu nga Prizreni, njeri plak dhe i virtytshëm. Abdyli nuk rri vetëm në Prizren por vete edhe në Dibër, në Gjakovë, Lumë dhe gjetkë që t'i apë fuqi ligës, vjen edhe gjer në Janinë që të bëjë një Ligë të përgjithshme të Shqipërisë, për të qëndruar kundër armiqve dhe për të kërkuar autonominë e Shqipërisë, domethënë të bëhen të katër vilajetet (Janinë, Manastir, Shkup, Shkodër) një vilajet
me autonomi dhe gjuha shqipe të ishte zyrtare. Këtë radhë në Janinë konsulli i Greqisë dhe ca grekër të tjerë u përpoqënshumë që ta bëjnë mik Abdyl Benë duke mos ia kursyer premtimet për ta korruptuar, por i gjithë mundi i tyre shkoi më kot. Në qershor 1880 hiqen telegrafe për të gjithë kabinetet dhe në Stamboll, për të bërë protesta kundër Konferencës së Berlinit. Nga Toskëria në shtator 1880, Abdyli vjen në Stamboll për t'i mbushur kokën qeverisë turke (Perandorisë Osmane-Sh.D.) që të mos pranonte të firmoste vendimet e Konferencës së Berlinit, por me qenë se turqit nuk kuptojnë interesat e tyre as dëmin e tyre. Abdyli u kthye prapë në Shqipëri, duke vajtur drejt e në Prizren ku arriti
në janar 1881. Të dhënët me pahir Ulqinit të Malit të Zi nga ana e Turqisë shpejtoi ikjen prej Stambolli. Dihet mirë, Ylqini (Dulcigne)nuk desh t'i epesh Malit të Zi. Kështu turqit (osmanët) i kuptojnë interesat
e tyre. Abdyli dhe këtë radhë nuk rri një javë në vend, po ecën në gjithë qytetet e Gegërisë që të mbahet e të forcohet Liga. Këtu duhet përmendur një anekdotë prekëse që meriton të kallëzohet
të cilën Abdyli dëshironte shpesh ta tregonte: "Unë gjindesha në Dibër", thoshte ai" përpara një turme prej më shumë se njëmijë vetash që ishin ftuar për të më dëgjuar. Atyre u mbajta një fjalim të gjatë
mbi gjendjen e mjerë në të cilën ndodhej Shqipëria, mbi rreziqet që e kërcënonin si dhe për të ardhmen e saj. U tregova se kjo e ardhme varej nga bashkimi ynë, nga bashkimi i forcave tona. 'Por,- thirra unë,- si doni të luftoni kundër armiqve të atdheut, kur ju jeni armiq për vdekje me njëri-tjetrin. Ja, ju mblidheni këtu të vendosni për një çështje të rëndësishme dhe ju jeni të armatosur deri në dhëmbë,
por këto armë nuk i mbani për t'i përdorur fisnikërisht në mbrojtje të atdheut tonë të dashur, por për të vrarë njëri-tjetrin. Vëllezër! E mira e vendit arrihet vetëm duke harruar e braktisur zakonin e gjakmarrjes dhe duke u vëllazëruar, që kështu t'i dilni zot nënës suaj të përbashkët, Shqipërisë…!' Sapo mbarova së thënëi këtë frazë të fundit, u shkaktua një zhurmë e madhe që më bëri të dridhesha por pas një çasti aq u preka sa më shpëtuan lotët duke parë të gjithë të pranishmit , me anë të një lëvizjeje, shpejt e shpejt i kishin hedhur armët në tokë duke i shtrënguar duart njëri-tjetrit vëllazërisht". I ndjeri Abdyl, gjithmonë mallëngjehej kur tregonte këtë ndodhi, që sipas tij, ishte ngjarja më e bukur e epopesë së
tij të vogël (sepse dëshironte bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje-Sh.D.).

Dokumenti që po botojmë është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm nga burimi nga vjen, por edhe pse hedh dritë të re për këtë ngjarje historike.

16 MËRGIMTARI 01/2002


I biri i Abdylit dëshmon se i ati shkoi në Prizren 1 vit pas krijimit të Lidhjes, në shtator
të 1879. Po përse nuk shkruhet kjo në tekstet e Historisë Shqiptare

HISTORIOGRAFI

LIDHJA E PRIZRENIT

Tek mbretëronte Liga, si në Prizeren, Lumë, Gjakovë, etj. qeveria turke (Perandoria Osmane) ishte zëvendësuar nga një farë qeverie e përkohshme fuqi ekzekutive, me kalorësi dhe këmbësori. Banorët e atyre viseve e kujtojnë edhe sot kohën që u qeverisën nga Lidhja e Prizrenit; për administratën e të cilës kurr nuk u ankuan. Po qeveria e Turkut ishte alarmuar shumë nga ngjarjet e Shqipërisë; sa pa dërguar ushtarë, kish zënë me intriga, domethënë të bënte premtime për të korruptuar. Në prill 1881 Dervish Pashau nis nga Selaniku për në Prizren. Lidhja nuk mundi t'i kundërvihej atij veçse me disa mijëra ushtarë të komanduar nga mjaft prijës. Ishte kjo arsyeja që e bënte këtë trupë të vogël ushtarake të palidhur.përveç kësaj prijësat e ushtrisë së Lidhjes, me gjithë këshillimet e Abdylit, humbën mjaft kohë duke kuvenduar, kështu që kjo ushtri e vogël nuk mundi të zintenë kohë grykën e Kaçanikut. Ajo u ndesh me 36 batalionet e komanduara nga Dervish Pasha në fushën e Shtimjes dhe vetëkuptohet se ushtria e vogël shqiptare, e armatosur keq dhe akoma më keq e komanduar, nuk mundi t'i qëndronte ushtrisë turke të Perandorisë Osmane, që ishte më e madhe në numër dhe e pajisur ushtarakisht. Kjo ndeshje e vogël ishte vdekjeprurëse për Ldhjen; çdo orvatje për të bashkuar
trupat shqiptare të shpërndara si dhe për të rekrutuar të reja për t'i bërë një qëndresë më të madhe trupave turke, nuk dhanë dot asnjë rezultat.

SHPËRNDARJA

Lidhja u shpërnda dhe prijësat kryesorë u zunë rob, Dervish Pasha orvatej që t'u propagnadonte prijësave të Lidhjes se Abdyl Beu i kishte mashtruar dhe që ata kishin vepruar kundër vullnetit të Sulltanit vetëm sepse beu i Frashërit i kishte shtyrë për të kryer një krim të tillë. Duhet thënë se për turpin tonë u gjendën ca të mallkuar që pëlqyen të konsideroheshin si bagëti në vend që të përballonin denimet të cilat të bënin të nderuar nga populli. Më të vendosurit dhe më të ndershmit qenë nga parësitë e Gjakovës, Lumës, Pejës dhe Dibrës së Vogël, që thanë se ata vepruan kundër ushtrisë turke me ndërgjegje të plotë si dhe për shpëtimin e atdheut.Abdyl Beu u gjykua në Prizren nga një këshillë lufte dhe u dënua me vdekje, dënim ky që u zbut duke u kthyer në burgim të përjetshëm. Ai u burgos
në një kullë të kalasë së Prizrenit, në të cilën hyri në 10 maj 1881 dhe doli në 19 maj 1884. Që nga ajo ditë ai u internua në Anadoll, në qytetin Balikevski dhe në Banderma deri në muajin maj të vitit 1886.
Përfundimisht Abdyli atëherë u fal dhe u vendos në Konstandinopojë, ku vdiq më 11 tetor 1892.
M.A.F.

1. Arkivi Qëndror i Shtetit, fondi 35, Dosja 138, f.100-105.

Shënim:

Biografia e Abdyl Frashërit është shkruar nga djali i tij i vetëm Mid'hat Frashëri, më datë 20 prill 1901. 2. 2. AnselmoLorecchio, La Nazione Albanese, Catanzaro,Itali, viti 1901.

E PA VËRTETA

Siç vihet re në dokumentin e mësipërm, Abdyl Frashëri nuk ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit, që u hap më 10 qershor 1878. Mirëpo në Historinë e Shqipërisë, vëll. II, Tiranë, 1984, faqe 207 (kapitulli është shkruar nga Kristo Frashëri) pohohet se "Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin, para së gjithash, delegatëte vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu, nga vilajeti i Janinës u ndodhën vetëm dy delegatë, (njëri nga të
cilët ishte Abdyl Frashëri), mbasi të tjerët ishin në udhëtim". Po kështu Prof.dr.Kristo Frashëri, në librin "Abdyl Frashëri", Tiranë, 1990, në fq.80 shkruan:"Duke parë se sulltani vonoi për t'i pritur dhe kjo jo pa qëllim, Abdyl Frashëri dhe personalitetet shqiptare që gjindeshin në Konstandinopojë, vendosën të nisen për në Prizren, duke iu shmangur autoriteteve osmane. Pra, morën trenin më 8 qershor në mëngjes, pastaj që nga Ferizaj vazhduan rrugën e tyre me kalë në drejtim të Prizrenit, ku ata mbërritën më 9 qershor 1878 në darkë". Që Abdyl Frashëri nuk ka marë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Lidhjes së
Prizrenit, del fare e qartë tek libri i Mehdi Frashërit "Lidhja e Prizrenit dhe efektet diplomatike të saj", (tiranë, 1938, fq.29), ku pohohet se që nga Stambolli Abdyl beu u kthye pa lejen e qeverisë në Frashër, po ashtu edhe disa nga parësia e Kosovës u kthyen e u mblodhën në Prizren. Mendoj se autori Kristo Frashëri ka krijuar një udhëtim imagjinar të Abdyl Frashërit, sigurisht të padikumentuar; atë e ka nisur
në ora 8 të mëngjesit nga Stambollit në Prizren e deri në Ferizaj me tren e pjesën tjetër me kalë. Udhëtimi ka përfunduar një ditë më vonë, me 9 qershor! Në librin e tij të fundit "Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881)", (Botimet Toena, Tiranë 1997), po i njëjti autorë na e bënë të ditu se "…nga punimet e ditës së parë kemi vetëm një fragment të fjalimit të zjarrtë që mbajti Abdyl Frashëri, delegat
i Toskërisë. Teksti është i besueshëm, pasi pajtihet plotësisht me pikpamjet e shprehura nga rilindasi i shquar në artikujt e tij, të botuar më parë. Abdyl Frashëri tha ndër të tjera: "Ne shqiptarët rrjedhim
nga pellazgët. Jemi, pra, populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik, kurse sllavët erdhën vonë, por, duke qenë më të shumtë se ne, na shtynë në jugperëndim të Ballkanit, në këtë rrip të ngushtë ku ndodhemi sot. Nuk mjaftoi grabitja që na e bënë atëhere, por po kërkojnë edhe sot të na shkëputin toka të tjera. Po ashtu, Greqia do një copë nga vilajeti i Janinës, që është pjesë e pandarë e atdheut tonë të dashur. Qëllimi i kësaj mbledhjeje sot për sot është t'ua presim hovin armiqve të egër duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t'i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë". Për këtë fjalim prof.dr.Kristo Frashëri është mbështetur tek libri i Xhafer Belegut "Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj 1878- 1881" (Tiranë, 1939). Fatkeqësisht, ky fjalim, i mbajtur nga A.Frashëri më 10 qershor të 1878, nuk mbështetet në asnjë burim arkivor. Së pari i kujtojmë lexuesit se në atë kohë arkivi shtetëror nuk ekzistonte. Por Kristo Frashëri, në Historinë e Shqipërisë, vepër e lartëpërmendur, kalon nga historia në letërsi, duke zbatuar licencën poetike, duke e shprehur në
fq.200: "Fjalimi i Abdylit la përshtypje brenda dhe jashtë sallës"...!

Nuk ka komente: