11 qershor 2010

iliada . . .

Këngë dhe tregon ngjarjet e 51 ditëve nga viti I fundit të luftës së Trojës, duke pasur si strumbullar të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.

Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto: Fiset greke kanë dhjet vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim.Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që I ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, I ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar tia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prisi I Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është I shtrënguar të pranojë, por për inat I rrëmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga I pari I perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhën e luftës në dëm të grekëve.

Si hiqet menjëanë Akili, Agamemnoni e prisat e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’I dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, I shoqi I pare I së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e jar rëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme, në të cilën marrin pjesë dhe perenditë, që ndihmojnë njërën pale, të tjerët tjetrën. Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit Trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri.

Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri. Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që I ndjekin armiqtë gjer në llogore e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqe nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më I ngushtë I Akilit, I lutet heroit që ti jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori.

Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma I sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi ndër Trojanët. Këta ia mabthin këmbëve, të llahtarisur përpara tij. I qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi I tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi I Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën I ati I Hektorit, Priami.

Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka , Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.

Si shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin eparë e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhen figura madhështore e Akilit, luftar I patrmebur, i papërmbajtur, hero I lavdisë, shembëll dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbojtës trim e plot vetmohim I atdheut të vet, bashkëshort e prind I dashhur e I ndjeshëm. Ndër fihgurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më I bukur Fisnik I bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.

Poema ka përshkrime të shumta e të ndryshme plot gjallëri e qartësi. Përshkrimin e gjallëron përdorimin e shpeshtë I krahasimeve të gjata (p.sh “Ashtu si dye erëra, Boreu e Eurosi, që fyejnë nga anë e Trakës, ngrejnë oërpjet detin plot peshqë, duke plllakosur aty përnjëherësh, e dallga e zezë pështillet e ngrihet lartëduke përplasur me hope leshterikë për të gjatë bregut të detit, ashtu ishte I trazuar dhe ziente në krahror zemra e akeasve”) Dhe ai I epiteteve ( Akili “ Këmbëshpejti”, Nestori “ I shumëmequri”etj.).


Në poemen Iliada, Homeri jepë të dhëna të ndryshme mbi Ilirët. Këto të dhëna shihen më së miri në librat:

Libri II 681 - 750 - 840 - 850
Libri X 430 -
Libri XVI 235 - 285 - 290
Libri XVII 290 - 130
Libri XXI 140 deri 180 - 205 - 210

Nuk ka komente: