27 gusht 2010

Para se te dashuroja...

Asgjë s'ishte e imja:

endesha rrugëve, midis sendeve

asgjë s'kishte vlerë,

as emër nuk kishte:

vetëm ajër që priste ishte bota.

Unë pashë sallone në ngjyrë hiri,

galeri të banuara prej hënës,

hangare të pashpirt në ndarje,

pyetje që ngulnin këmbë në rërë.

Gjithçka ishte bosh, e vdekur,

e heshtur,rrëzuar, braktisur, lëshuar;

gjithçka ishte e huaj, tjetërsim

i të tjerëve isha dhe i askujt,

gjersa bukuria jote dhe sharmi

e mbushën jeten time me dhurata.

te cilat mbaruan nji dit por nuk

do shlyhen kurr nga kujtesa ime...

Nuk ka komente: