27 gusht 2010

Cdo nate...!

Cdo nate femra qe zgjova te ti arratiset nga gruaja qe ishe
dhe ne shtratin tim ku fle si nje tjeter(histori dashurie...sa bota e vjeter...)

me hapa te lehte...te lehte shume me shfaqet si engjell vec me buzeqeshje veshur zhuritshem ne vesh me peshperit..." Zgjoju shpirt....erdha une!

E ngrohte...e laget...renkuese...
Me mungon shume ajo...e jotja..djep i nxehte i prekjeve dritheruese...krematorium i puthjes sime...zjarr qe zjarre shuan dhe hirin ndez...neteve ku digjen epshe turbulluese...e ngrohte...e laget...renkuese...Etna jote...ku uni im vdes...
Mesazh...egoje
Buzet e tua lagshem me perpijne ate cka me fal fundbarku yt.......... .......Ndersa eturazi te thith gjinjte e brishte egoja jote behem.


Pranë oxhakut këtë natë
c'mendon,
c'kërkon?
Prej vitesh lule s'të dërgojnë.As letra,as puthje.gungaci gjuhëprerë telefon dhe pasqyra,mikeshë e vjetër vazhdon të flase gjuhën e saj,alfabet thinjash,rrudhash,hiri,shkretëtirës së gjinjve pëshpëritur,oazit tashmë të tharë,qendër e trupit tënd neveritur,një zë,një mërmërimë urëve të padjegura pritur.Ah tingull i ri,kush do të të shpikë ty,kush do të të pëshpërisë carcafëve të nëpërkëmbur,pantolave përmbys?
Kush do të rënkojë djersitjes së shpirtit heshtjen alarmante të këtij luksi të zikombinezionesh të qelqta,relike e pavlerë sirtarësh harruar,sintetikë komode dritash të zbehta?!Të hëngri kjo heshtje,të bluajti,të griu komfortit të kushtueshëm si pluhur të shpërndaue si dorë dembele kurrë nuk të fshiu...Qan,qan lotë të hidhur,faqeve të bardha përmjerë,me tymin e cigares buzës së mbyllur fosile puthjesh me pritjen përzjerë... C'mendon,c'kërkon?Shkëlqim brilantesh duarve të tua..! masha e hekurt që me to lodron,niset rrëmbimthi pasqyrës së vjetëruar që sa pak fsheh,që sa shumë tregon...Më pas...një krismë,thërrime,thërrime,pasqyrë e pagjuhë s'do të flase më kurrë,a thua je më e qetë,femer e vetmuar,oxhakun përpara...hijen pas mbi mur...?
NA PËLQEN...
Te pelqente te me zhveshesh(nga kujtimet e dashurive te shkuara. . .),
te me perkedhelesh (sedren time mashkullore),
te me ndezesh ( cigaren qe digjet vec per ty ),
te me kafshosh ( enderrat me xhelozine tende ),
te me thithesh (fjalet e pathena ),
te m'a ngrehesh( edhe me lart keshtjellen prej rere te se ardhmes ),
ta fusesh brenda teje ( filozofine time te te vepruarit)
Me pelqente te hap (horizontin e nje mengjezi qe s'vjen kurre...),
te ta fus brenda(muzgjeve edhe trishtimin tim)
e te ta derdh aq ngrohtesisht(imazhin tim mbi kornizat e tua pa piktura)

ALO ......
Dikujt i pelqyen syte e mi....
duart e mija ...
"oh mir...cfare gjuhe qe ke...lepime perseri..."
me thoshte nje flokezeze dikur...
Dikush..dikur..dikuR...
me mishin tim darka epshesh ne ekstaza shijoi...
banketesh te huaj vazhdimisht ne gatim trupi e mendja ime zotin e vet harroi....
goja jote sa fryme ka lene ketu ...
sa dhembe kafshimet kane harruar ne keta krahe...
sa buze pikuan puthje...perdellime...e keshtu me rradhe...blah..blah...blah...
Gjoksi im sa here u be jastek...
per koken e bukur dhe gjinj te djersitur pelegrinet ikin vijne ne Prizren....here me kenge...here meritur
.............e une jam vet ende duke pritur ndriqimin e yllit tim ....

Nuk ka komente: