27 gusht 2010

ORIGJINA REALE E EMRIT - I L I R

HISTORIA E VERTETE E GJUHESISE SHQIPTARE - Nezir Myrta

--------------------------------------------------------------------------------

HISTORIA E VERTETE E GJUHESISE SHQIPTARE ALBANISTIKA E VERTETE ALBANISTIKA REALE

Albanistika, si shkenca linguistike e cila merret me studimin dhe prejardhjen historike te gjuhes shqipe dhe percaktimin e Shqipes ne Indo-europianistike, apo percaktimin e vendit te gjuhes shqipe, ne grupin e Linguistikes indo-europiane - duhet te percaktoje shkencerisht emertimin e vet paraardhesit te shqiptarit qe derisot njihet me emrin - i l i r.Emri - i l i r, derisot njihet si emertim i stergjyshit te shqiptarit-skiptarit(albanit),si antroponom dhe - Iliria, si emer gjeografik - toponom, vendi, atdheu i ilireve. Nga fjala - i l i r, rrodhen fjaleformimet shqipe: Iliri, Ilirja, Ilire, Iliret, Iliria, Ilirolog, Ilirologji-a; - qe per ndryshim nga Sllavistika (ilir, ilira, ilirska, iliri, Ilirija,ilirolog, Ilirologija) ku theksohet dytingullori sllav - L=LL, kurse ne shqip theksohet L dhe per ndryshim nga Romanistka (illyr, illyra, Illyria, illyrian, Illyrians, illyrolog, illyrologie - nga latinishtja - Hilliria, Hillircum dhe para saj nga greqishtja e vjeter - Hilliricos) - ne vet Shqipenna del krejt ndryshe per dalim nga dy grupet e medha te Linguistikes indo-europiane.Tash shtrohet pyetja madhore: pse emri - i l i r, ne gjuhen shqipe theksohet me tokzanoren (bashktingelloren) - L dhe ne te dy grupet e gjuheve sllave e romane, theksohet me konsonanten - LL ? Dhe kush e shtroi kete ide te percaktimit te fjales - i l i r, nga fjala "i lire", si njeri i lire, njerez te lire, iliret, populli ilir, gjuha ilire, historiografia ilire, si popull i lire, qe paska lidhje me termin - liria? Dihet se pergjegja eshte edhe me madhore sesa vet pyetja: shqiptaret pranuan dhunshem krejt cka iu dedikua nga tjeret (nga bizantinet, greket, romaket e sllavet) derisot, u be gjithcka nga e pamundshmja si e mundshme nga pushtimet tremijevjecare mbi pasardhesit e ilireve, ketyre shqiptareve te sotem. Pushtuesit diktuan gjithcka vitale, qenesore, historike, guhesore e historiografike me politikat e tyre mbi shqiptaret dhe tokat e tyre. Shkalla me e tmerrshme e shkaterrimit te historiografise shqiptare, vazhdoi sidomos pas ndarjes se religjioneve Lindje - Perendim (Konstantinopoli e Roma, e fillim te gjysmes se Dyte te Mijevjecarit te Dyte te Epokes se Re, ndarja e kishes bizantine nga ajo romake...kah 1050).Shqiptaret ishin ne ate kohe te ndarjes se ketyre dy besimeve, ne fazenme kritike ekzistenciale hamletiane, si i vetmi pasardhes ilirian, i vetshpetuar pa u shkrii e asimiluar, si e vetmja rrenje e gjalle e trungut ilirik.Tash, kush i shtyri shqiptaret vet ta deformojne vetiu emertimin e paraarshesve te tyre - illireve, ne - ilir?Pergjigje: Emri - ilir, i cili shkencerisht paraqet antroponomin dhe - Iliria, qe paraqet toponomin, emertimin e vendit te ilireve, te paraardhesve te shqiptareve ballkanik, derisot ne letrat shqipe, ne gjuhen e folur e te shkruar shqipe edhe ne vet gjuhen e njesuar letrare, eshte thene e shkruar, sipas doktrinave te huaja, te linguistveve tjere dhe jo sipas vet kuptimit te vet emrit - illir.Sipas linguistit Truhellka na doli kuptimi i emrit - ilir, nga fjala shqpe "i lire" nga spjegimi linguistiki vet emertimit, se po dojka te thote ne gjuhen shqipe si - "i lire" (njeri i lire, njerez te lire, toke e lire - ne kuptimin e fjales - liria! Kesaj theze e cila u be gati edhe hipotheze (si e vetmja shprehje e spjegimit te fjales - ilir edhe ne kuptimin shkencor albanistik nga vet albanologet shqiptare - jovetem qe nuk iu kundervua askush shkencerisht, por edhe e perqafuan perzemersisht, duke u vetkenaqur se shqiptare vertete qenkan "te lire" dhe liria paska ardhur nga vet termi shqip, duke mos e kuptuar, (me qellim a paqellim) se shqiptaret kurre nuk ishin te lire dhe kjo hipotheze nuk ka te beje aspak me "lirine e lireve", por, kjo eshte vetem nje ngaterrim udhe shkencore, sic tote populli shqiptar "per ta humbur rrugen ne oborr". Mu per ate linguistet e huaj, shkruan e thane, se "shqiptaret e kane ende te papercaktuar, vet emertimin e paraardhesve te tyre".Dhe kjo eshte tmeresisht e vertete!E VERTETA per emrin - ilir, gjurmohet e zbulohet ne vet authoret antik grek e latin e para tyre deri tek Apiani i Aleksandrise e Herodoti...Dihen fjalet - HILLIR, HILLIRIA, HILLIRICOS, HILLIRICUM, ku vet rrenja e fjales eshte - H I L L - dhe me ket fjale kuptohet emertimi i trupit qiellor - HILL, HILLI, qe eshte shume me i lashte se vet emri - hell, helli, si emertim per - Diellin (DIHELLI= DI + HELLI)Helli di, di Helli gjithcka si burim i te gjallit, rrjedhe e jetes, kroni i jetes, krijuesi i jetes mbi toke. Kjo fjale - HILL eshte shume para fjales - HELL si dy fjale te se njejtes gjuhe - illire (hillire)- pellgaze (pellazge), atebote kur lidhet me gjuen e Pare te Njeriut - KUNIFORM (Cuneiform Language), qe eshte vet Shqipja e Pare (guha skipe) gjuha e popullit te pare, te quajtur "populli i pellgut te ujit", nga pellgazet (pellazget).Fjala - HILL, qe nenkupton trupin qiellor, yllin, ne Shqipen e Vjeter na del me alternimin e zanores - i, ne - y, HYLL, hylli, "HYLLI I DRITES" (revista e Gjergj Fishtes)(193 , poashtu nga shemangia e nistores H, rrodhi fjala - YLL, Ylli (njajesi i emrit) dhe - Yje, Yjet (shumesi i emrit), poashtu tek percaktimi i grupit te yjeve - Yllesia (Yllesia e Shqiponjes etj),Yllesite Kosmike...Pra, pas shemangies se nistores H ne Linguistiken indo-europiane edhe ate Gjenerale, ku edhe vet emertimi - Hindo-europian, rrodhi ne - indo-europian (i.e.)ashtu sikur tek emertimet tjera topografike - Histria (Istria, Istra; Hadriatik (Adriatik), Hindia (India), Hindi (Indi), Hindiana (Indiana), Hillinois(Illinois) etj. edhe ne shqipen e vjeter ishte - hill, hilli, Hilliria etj. dhe tash ne vend te - yll, ne shqipen, per ta ruajte origjinalitetin linguistik, duhet te mbetet - ILL, illi, illiret, Illiria, si ruajtje gjenetike linguistike dhe keshtu ofrohet edhe me vet kuptimin e linguistikes i.e.Pra, emertimi - HILL ishte vet rrenja emrit te paraardhesve te shqiptareve, qe besonin ne HILL, ne hillin si trup qiellor, e tevona ne vet Diellin - Hellin si Zot (besimi monotheist, nga ai politheist). Percaktimi i vertete shkencor del nga argumentet baze linguistike, si e vertete shkencore historiografike, per shqiptaret dhe gjuhen shqipe, si gjuha e drejtperdrejte e gjuhes illire dhe duhet te thohet ne percaktimin real linguistik: ILLIR, ILLIRI, ILLIRT - ILLIRIA, GJUHA, ILLIRE, TOKA ILLIRE, ATDHEU ILLIRIK, BALLKANI ILLIRIK, ILLIRIKA dhe illiret jane paraardhesit e vertete te shqiptareve te sotem ballkanik dhe pasardhesit e Pellgazeve (Pllazgeve) te ster-sterlashte! Kur e zberthejme fonetikisht, sipas Foneties Historike, ne Linguistiken Gjenetike si shkenca moderne e sotme, gjate operacionit fonetiko-historik, vet fjala - rrenje - HILL, si emertim illirian, na rilindet keshtu:H - nistorja e shemangur i.e.me kuptimin e Hames-dihames, onomatopeja e dihames, hukames, frymemarrjes e frymeqitjes, onomatopeja e te GJALLIT, onomatopeja e Jetes se gjalleses...I - tingulli qe spjegon lartesine qiellore, lartesine fonetike gjuhesore, klithmat (gezim e hidherim), shkallen me te larte te shprehjes psiko-fonetike te njeriut ne permasa te larta te shprehjes permes intonacionit (theksimit) zanor.LL - eshte kuptimi i Drites, shkelqimit, ndricimit, zdritjes, bardhesise, shkelqesise, asaj qe i thome kuptim jete, duke e perjetuar permes shqises se te pamit (syve), ku krijoi fjalet emertuese i.e. Licht ger. Light ang. svetLLa slla. etj. lluca (luca), e ne Shqipen krijoi emertimin - llame-llama=llampa, llampa e drites - fjala illire - llama - drita etj.H + I + LL = HILL

Nuk ka komente: