27 gusht 2010

Helena e Trojes dhe misteri i saj

Laomedonti, mbreti i parafundit i Trojes, ishte ai qe refuzoi t'u jepteshperblimin per punen e bere ndertuesve te Ilionit me kryemjeshterAeakun, te atin e Peleut dhe Telamonit, dhe per me teper i kercenoi atase do t'ju priste veshet nese e merzisnin prape me kerkesen e tyre. Kjogrimce nga legjenda e Ilionit, sa loje e nje mbreti prepotent, fshehbrenda saj edhe zanafillen e nje kercenimi te mundshem te Trojes, njembreteri qe aso kohe ishte shume e fuqishme dhe qe mbrohej nga njesistem fortifikues teper i sofistikuar .Shqetesimi dhe frika nga ndonje agresion i mundshem teukro-dardan ishtenje arsye e mjaftueshme qe 100 mbreter dhe princer nga gjithegadishulli i Hemit, te mblidheshin nen drejtimin e Agamemnonit teMikenes, per te ndeshkuar mburravecet trojane. Ndeshkuesit e ketijrreziku u vetequajten Akej, qe pak a shume do te thote besetare te sedrejtes se mohuar dhe te sproves burrerore hakmarrese. S'do mend qeprijesit akeas e kishin kuptuar se Troja ishte nje rrezik i afert persecilin prej tyre, ndaj asnjeri nuk nguroi te merrte pjese neekspediten me te tmerrshme ndeshkuese te kohes, qe coi ne shkaterrimine saj. Te gjithe besetaret e Aulides, njeqind mije fryme dhe njemije enjeqind e tetedhjete anije, te udhehequr nga me shume se njeqindmbreter pranuan si naltmadhni Agamemnonin. Ne ngjarjen epokale teluftes se Trojes protagoniste ishin luftetaret akeas nga njera ane dheata teukro-dardane bashke me qytetaret e Ilionit nga ana tjeter, ndersasi deshmitare te gjitha hyjnite e Olimpit. Dhe padyshim qe nuk mungonteasnje nga burrat e lashtesise te shquar per trimeri, te cilet ne ketelufte do te provonin fuqine e rinise, mencurine dhe bujarine e me tevjeterve, tmerret e luftes, dhembjen e humbjes, dredhine pellazge perta shkrumbuar Trojen nga themelet, lavdine e fitores se akeasve dheperjetesimin e kesaj ngjarjeje. Ishte kjo ngjarje trimerore qe e ktheune epos perplasjen e akeasve me Trojen dhe qe e kurorezuan Homerin neperjetesine e universit letrar. Per te fituar besimin e te gjitheakeasve, Agamemnoni, sipas keshillave te orakullit te Delfit flijoi tebijen, Efigjenine, qe kjo fushate te shkonte mbare, por Ilioni, perakeasit kishte qene dhe vazhdonte te mbetej nje enigme madheshtie dheforce.Prepotenca trojane e manifestuar nga mbreti i tyre Laomedont perbentenje rrezik real, qe nuk u kalua aq lehte, as nga brezi pasardhes ikryemjeshtrit Aeak, i cili arriti ta ndeshkonte arrogancen e Trojes tepasardhesit e Laomedontit, me sakte tek i biri i tij Priami. Rreziku ivertete i Trojes vinte para se gjithash nga trimeria teukre me ne kryeHektor zemadhin. Teukrit ishin trima te cartur, dhe nese nje dite do temesynin drejt perendimit, mund t'ju prisnin akeasve jo vetem veshet,por edhe kokat. Per trimeri mund te krahasoheshin me Hektorin vetemAkili dhe Ajaksi, te dy nipa te Aeakut. Ne keto kushte urtia akease ekishte kuptuar se pa nje plan te miremenduar, Troja do te vazhdonte tembetej per ta nje yll rrezellues sa ndjelles aq dhe i frikshem. Akeasvenuk u mungonte as rinia, as trimeria, as shpirti i aventures, por ketonuk mjaftonin per nje ndermarrje kaq marramendese, ku duheshinllogaritur mire sakrificat e jeteve njerezore.Pra ishte vendosur te shkaterrohej Troja, simboli i fuqise, pasurise,mireqenies, e cila per akeasit ishte nje rrezik i vertete, mirepozberthimi i misterit trojan, per cdo mendje te thjeshte te asaj epoke,qe i pamundur, ndaj dukej si nje aventure vrasese per kedo qe do teperpiqej ta arrinte. Kjo beri qe akeasit te mos vleresonin si faktorete luftes te armiku vetem forcen fizike dhe ate numerike, por t'ijepnin perparesi rrahjes dhe mbrujtjes se mendimit ne kuvendin e tyre.Ata kuptuan se diferenca ne kete perplasje do te kishte te bentekryesisht me forcen e te menduarit dhe te gjykuarit. Ne rrafshin kohorakeasit mendonin ne menyre komplekse tre dimensionale dhe i beninvleresimet kolegjialisht ne kuvendin e burrave, qe ishte institucionime i rendesishem i zhvillimit te mendjes dhe i te menduarit abstrakt, icili drejtohej nga inteligjenca dhe keshilli i te urteve, ku beninpjese Nestori, Odisea e te tjere. Kuvendi akeas vertet e respektontehierarkine e postit, por nuk perjashtonte pjesemarrjen ne te te asnjeluftetari e per me teper te mendimit te tij, si ne rastin e Tersidit, icili pasi morri mbeshtetjen e Akilit shprehu hapur ne kete kuvendmendimin e tij. Ky kuvend ishte kudhra ku rrihej mendimi dhe nga kukalohej ne vendimmarrje te njezeshme e te pakundershtueshme. Nga kjopikepamje, akeasit kishin perparesi ndaj trojaneve, te te ciletvendimmarrja ishte hierarkike dhe ashtu si pushteti, ishte atribut itrashegueshem nga mbreti te pinjolli i tij me i forte. Pra akeasitkishin mberritur ne nje stad me te larte te zhvillimit shoqeror setrojanet dhe trikohesia ne te menduarit e tyre bashke me fjalen ekuvendit ishin armet e tyre me te efektshme,Prej kohesh akeasit ishin perpjekur te depertonin menderisht nekeshtjellen e Ilionit, por ky qytet u fanitej si nje mit, ndaj ata dukei dhene rendesi rrahjes se mendimit, i hapen udhe emancipimit te tyre.Ketu nuk duhet harruar se vendimi kolegjial i akeasve bazohej edhe teforma e besimit zeusian, qe ata e kishin shpirtezuar. Madje rolin efemres jo vetem ne jeten familjare, por edhe shoqerore, ata kishinfilluar ta pervetesonin si vlere emancipuese. Kjo eshte e kuptueshme pote veme re organizimin e hierarkise ne Olimp, ku jo rastesisht kabaraspeshe ne raportin e hyjnive me hyjneshat. Te dyja linjat, simashkullorja dhe femerorja gezonin adhurim te vecante nder akeasit, nebesimin e te cileve nje vend te vecante zinte hyjnesha Hera, qe ishtembrojtesja e jetes familjare, e bashkeshortesise dhe hyjnesha, te cilen ciftet e besonin si mbrojtesen e fatit te tyre.Ne shoqerine akease dallohen qarte kater tipe femrash: Penelopa, femraideale per ruajtjen e shtratit bashkeshortor; Klitemnestra, femratipike e tradhtise dhe e krimit bashkeshortor; Circea, Briseida dheKriseida, bukuroshet e flirteve dashurore qe i tundojne dhunshem tedashurit e tyre, kujtojme Akilin per Briseiden dhe Odisene per Circean;dhe Helena, bukuroshja e pashoqe e cila, mendojme se per motivin madhorte mbrojtjes se qenies akease, duhet te kete pranuar marrjen persiperte misionit per zbulimin e misterit trojan, duke vene ne sherbim teketij qellimi hiret dhe bukurine e saj.Helena, protagonistja kryesore e luftes 10-vjecare midis akeasve dheTrojes, edhe pse na shfaqet perhere e mbeshtjelle me nje tis misteri,nuk eshte pergojuar nga asnje mendje e zgjuar per veprimet e saj. Sot,pas afro me shume se 30 shekujsh, Helena nuk na shfaqet vetem permespershkrimit te saj fizik dhene nga Homeri, por edhe permes gjendjes sesaj shpirterore dhene nga studiuesit, qe jane marre me te e qe kaneanalizuar motivet, sjelljen, pasionet dhe vleresimet e saj. Por nga anatjeter, ajo ndoshta eshte e vetmja figure femerore artistike, qe eshtedashur te misherohet te figura te tjera reale te shfaqura apo teheshtura te historive konspirative, qe lidhen me ngjarje te tjeraepokale,padyshim duke ruajtur vetem thelbin e saj. Manteli i Helenes eshtengjallur dhe veshur nga mjaft femra te zgjuara qe kane sherbyerne misionet e mistershme te sherbimit inteligjent te te gjitha koheraveduke neutralizuar e deri shkaterruar madheshtine e shume burrave teshquar e te lavdishem.Madheshtia e nje qyteti qendron te shpirti i qytetareve te tij dhe tearkitektura e tij mbrojtese. E tille ishte Troja, e cila kishteterhequr vemendjen jo vetem te akeasve, por edhe te hyjnive te Olimpit,te cilat do t'i frymezonin ata per ta sfiduar Ilionin. Urtia akeaseduhet ta kishte pikasur se Ilioni kishte disa perparesi: ishte njekeshtjelle e fuqishme mbrojtese, banoret e tij dalloheshin per shpirtine paepur luftarak dhe kishin aleate te shumte, ndaj largpamesia e tyree drejtuar nga Odisea eshte befasuese, kur e fillon perplasjen metrojanet paraprakisht duke u ngritur atyre nje gracke shpirterore. Nerrefimet e Homerit, protagonisti i shkaterrimit te Trojes, Odiseitakasi, eshte i kudondodhur, diku si mik, diku si tregtar, diku siudhetar i larget, nje model i plotesise se nje burri udheprijes, keshtuqe, nje sy vezhgues me lehtesi e kupton se ky ideator mendjemprehte ibie te jete themeluesi i armes me te sofistikuar, asaj te sherbimitinteligjent, qe edhe pse fillimisht lindi per qellime mbrojtese, nendrejtimin ekspansionist u shnderrua ne vrases dhe shkaterrues. Virgjilikete arme e quante "Dredhia Pellazge", "Dredhia e Odisese" apo "DredhiaMirmidonase".Dihet se ne kohe paqeje, burrat, trimerine e tyre e harxhonin me seshumti pas bukurise femerore, gjuetise, ngrenie-pirjeve gazmore dhetregtise. Bukuria femerore ua ngaste mendimin te gjitheve kur degjoninte flitej per te, por ca mjaftoheshin duke e soditur, ndersa ca tetjere duke u trallisur si te marre pas saj. Mirepo bukuria qe do tembahej mend ne jete te jeteve, ishte ajo e bukuroshes se Spartes,Helenes marramendese, e perzgjedhur si me e bukura nder vdekataret ngavete hyjnesha Afrodite, pa misteret e se ciles, shpirtrave njerezore dot'ju mungonte personaliteti, karakteri dhe vullneti i stuhishem, qeshenjojne tere historine njerezore. Helena, e bija e Tindarit, mbretitte Spartes, ishte vertet aq e bukur, sa edhe vete Odisea qe marremendsh pas saj, por jo si gjithe te tjeret, pasi qellimi i tij ivertete ishte ta dergonte Helenen si te besuaren e tij ne Troje.Sipas legjendes, Menelau nuk ishte metonjesi i vetem per shtratin eHelenes, pasi ne pallatin e Tindarit, u mblodh e tere paria akease. Pora thua te ishte dalldia pas kesaj femre, shkaku i luftes se Trojes? Posipas legjendes deshirat e ketyre trimave do te qene kthyer ne tragjedisikur Nestori te mos e kishte keshilluar Tindarin qe zgjedhjen ta bentevete Helena, e cila zgjodhi per burre me te druajturin prej tyre,Menelaun, ndersa te tjeret i njohu si vellame. Cdokush sot do takomentonte dasmen e tyre si nje rit, ku akeasit me teper improvizuannje spektakel "metonjesish" per te nxitur kureshtjen dhe imagjinaten ekujtdo qe e degjonte, cka as me pak e as me shume ishte si nje lloj"Miss Ballkani" i Shek. XII p.e.s., ku konkuronte vetem Helena.Po pse u mblodhen gjithe mbreterit e rinj akeas ne Sparte, kur dihej seishte fjala vetem per nje bukuri? Pse ata u rane aq fort tamtameve kurvetem njeri prej tyre do ta kishte fatin ta shijonte ate bukurihyjnore? Te gjitha hamendjet te cojne ne gjasen se mbreterit dheprincat e rinj akeas kishin rene ne nje mendje te kurdisnin nje dredhi.Se kush e pati fatin te binte pre e kesaj dredhie, ne sot e dime tegjithe. Eshte e thjeshte per t'u kuptuar se akeasit ne ate martesekishin ardhur jo vetem si dasmoret, por edhe si ahengxhinjte e dasmestragjike te shpirtit trojan. Prej kohesh ata e kishin vleresuarshpirtin trojan si me te frikshmin, ndaj u mblodhen dhe vendosen te"ofronin" nje dhurate aq te rralle, qe cdo burre do ta kishte zili,Helenen e Spartes, se ciles pervec ditirambeve, iu thur edhe njelegjende. Sipas saj, hyjnesha e grindjes, ngaqe nuk e kishin ftuar nenje martese hyjnish, vjen ne kete dasme dhe nga meria hedh nje molle tearte, ne te cilen qene gdhendur fjalet "me te bukures". Kaq ishtedashur qe te niste sherri midis Afrodites, Heres dhe Atenes. Hyjneshat,per te zgjidhur grindjen mes tyre iu drejtuan Paridit, princit teTrojes, dhe Afrodita, per te siguruar mbeshtetjen e tij, i premtoi sishkembim se do t'i jepte gruan me te bukur ne bote. Me kete premtimAfrodita u be shkak per fillimin e nje prej ngjarjeve me epike telashtesise.Troja, sipas Homerit ndoshta do te kishte pasur nje fat tjeter po temos ekzistonin hiret e hyjneshes Afrodite, prej bukurise se te ciles,Paridi i Trojes, me i vogli djale i Priamit, u verbua kur iu desh tezgjidhte me te bukuren nder tre hyjneshat. Per syte e nje djaloshi, porjo vetem te tij, ne kete bote nuk kishte gje me te bukur se Afrodita,prandaj krejt pafajesisht, Paridi nuk do te nguronte t'ia jepte mollenasaj. Qe nga ai cast, molla e me te bukures u kthye ne "mollen esherrit", ngaqe ai mori prej Afrodites premtimin se do ta gezonte meHelenen e Spartes, gruan me te bukur te gadishullit te Hemit.Para-mithija ne kete rast, nuk eshte thjesht nje perralle, por njemotiv per ta terhequr Paridin drejt kurthit, ku s'kishte moshatar tetij qe nuk do te binte. Nuk qe e befte ardhja e Paridit te Trojes neSparte. Legjenda thote se Paridi ia kishte ndiere zerin kesaj bukurieedhe atje larg ne pyjet e Dardanise, kur ishte pjekur me tre hyjneshat:Heren, Atenen dhe Afroditen.

Nuk ka komente: