4 korrik 2010

Ngjarjet me te rendesishme historike nga 284-1453

--------------------------------------------------------------------------------
Viti-------Ngjarja


284 : Deokliciani mer udheheqjen e Romes
292 : Deokliciani ndryshon qendren e Perandorise, stema shkon nga Roma ne Nikomide
303-311 : Perndjekja e fundit masive ndaj Kristianeve te Perandorise
306 : Konstandini I shpallet Perandor i Britanise (koloni romake ne ishullin e Anglise)
311-313 : Urdherat e Serdikes dhe Milanit, njihet Krishterimi si fe
312 : Konstandini I mund Maksentin afer lumit Tiver (Rome)
324 : Konstandini I behet perandor i vetem i tokave lindore dhe perendimore romake, mbasi fitoi Likinin. Themelohet Konstandinopoja - Nova Roma-. Keshtu Konstandini behet i Madh dhe sapo ka lindur perandoria e re bizantine
325 : Sinodi i Pare i Nikes : denohet Arianizmi dhe vendoset Krishterimi ortodoks
337 : Vdes Konstandini i Madh, pagezohet ne shtratin e vdekjes
363 : Julian "Kundravajtesi" vritet ne frontin pers
373 : Unnet hyjne ne Europen Lindore
378 : Beteja e Adrianopojes, Visigot'thet fitojne dhe vrasin perandorin lindor, Valiun.
381 : Sinodi i Dyte, ne Konstandinopoje
390 : Teodosi i Pare ( i Madhi) urdheron therrjen e 7000 Got'theve ne arenen e Selanikut
392 : Teodosi urdheron ndreprerjen e Lojrave Olimpike, ndalohet adhurimi pagan
395 : Teodosi i Madh ndan Perandorine midis dy bijve te tij, Onorin (Perendim) dhe Arkadin (Lindje)
396 : Mbreti i Visigot'theve, Alariku, pasi ka pushtuar Illirine do plackisi Greqine
406-7 : Popujt gjerman do hyjne ne tokat e Perandorise Perendimore
410 : Alariku plackit Romen
413 : Ndertohet "muri teodosian", qe rethon Konstandinopojen
429 : Vandalet ndertojne mbreterine e tyre ne Afriken e Veriut
431 : Sinodi i Trete, ne Efes, denohet Nestorianizmi (Nestoret sidhe Arianet besonin vetem te natyra njerezore e Krishtit)
438 : Shpallet Kodi Teodosian (Codex Theodosianus), nga Teodosiani i Dyte
439 : Vandalet pushtojne Kartagjenen, e cila behet qendra e mbreterise
441-48 : Unnet sulmojne zonat veriore te Bizantit
449 : Biazntinen dergojne ambasadore ne oborrin mbreteror te Attiles
4451 : Forcat e bashkuara romake dhe gjermane ia arrijne te zbrapsin Attilen ne luften e Salonit. Sinodi i Katert ne Kalqidone, denohet Monofisitizmi (Monofisitet besonin te "njera natyre" e Krishtit, te ajo hyjnore)
455 : Vandalet me mbretin Genzerik (Genseric/Gaiseric) pushtojne Romen, e plackisin dhe pastaj e braktisin
468 : Operacioni masiv i flotes bizantine kundra Vandaleve deshton teresisht
476 : Renja e Perandorise Perendimore ne duart e erullit Odoakr dhe te fiseve te tjera gjermane
484-519 : Ndarja e pare e dy Kishave, katolike dhe ortodokse
493 : Mbreti i Ostrogot'theve, Teodoriku hyn ne Ravene. Bizantinet e njohin si udheheqes te Italise.
496 : Mbreti Klov I i Frangeve behet Katolik. Kjo ndodhi do ket rrjedhoja madheshtore per historine e Europes. Ne nje kohe kur Krishterimi "i drejte" u kercenonte nga Arianizmi (i cili kishte njohur zhvillim masiv ne radhet e Got'theve) mbreti i fuqise me te forte barbare behet Katolik. Qysh atehere Franget do jen mbrojtesit me te denje te Katolikizmit ne Europe.
507 : Visigot'thet ndertojne mbreterine e tyre ne Spanje
518-527 : Kontakte te Justinit me Ethiopine dhe Nubine. Ortodoksia ze renje ne Afriken e Poshtme
527 : Justniani i Madh mer pushtetin e Konstandinopojes. Fillojne armiqesite me Perset
529 : Justiniani mbyll Akademine Filozofike te Athines sepse e quante pagane. Akademia kishte reth 9 shekuj jetese, dhe eshte e njohur si Akademia e Platonit sepse ishte ndertuar nga Platoni ne shekullin e 4 p.e.s.
529-39 : Shpallet Kodi Justinian (Codex Justinianus)
531 : Horsoi i Pare, i Madhi, behet Shah i Persise Sasanide (deri ne 579)
532 : Kryengritja e Nikes (shiko me siper). Nenshkruhet paqe me Perset
532-37 : Ndertohet Shen Sofia ne Konstandinopoje
533-4 : Pushtohet mbreteria vandale nga Bizantinet
535-54 : Pushtohet mbreteria ostrogot'the e Italise nga Bizanti
542-43 : Damllaja vret 1/3 e popullsise se Konstandinopojes
548 : Vdes perandoresha Teodora, Justiniani kishte humbur njeriun me te dashur te tij sidhe aleatin me te mire ne veprimtarine e tij
552-55 : Bizantinet pushtojne Spanjen e Poshtme
553 : Sinodi i peste i Konstandinopojes, denohen Monofisitet dhe Nestorianet perseri
558-9 : Konstandinopoja i shpeton per fije pushtimit nga Kotriguret (pasardhesit e Unneve)
568 : Fillojne dyndjet e Lombardeve (fis i eger gjerman) ne Itali
578 : Lombardet rethojne Ravenen
579-600 : Dyndje te Abareve dhe te Sllaveve ne zonat ballkanike te Perandorise
586 : Abaret me Sllavet (Sklavinet) rethojne Selanikun
587-9 : Dyndjet sllave arijne deri ne Peloponez
___________________ ___________________ __

602 : Mbreteria e frikes e “tiranit” Foka, fundi i epokes se hershme bizantine
605 : Sulme te reja perse ne Anatoli (Anadoll, Turqi) dhe dyndje te reja sllave ne Ballkan
610 : Mbreti bizantin Foka rrezohet nga Herakliu
614 : Sasanidet Perse pushtojne Jeruzalemin dhe vjedhin monumentin e «Kryqit te Ndershem». Abaret plackisin Dalmatine. Ngulitjet e para te Serbeve dhe Kroateve ne Ballkan.
615 : Ushtria perse arin perballe anes aziatike te Konstandinopojes.
617-19 : Abaret me Sllavet rethojne perseri Selanikun
619 : Perset hyjne ne Egjypt
622-28 : Luftrat persike te Herakliut, dobesohen se tepermi Sasanidet
622 : Profeti i Islamit, Muhamedi, shtegeton nga Meka ne Medine. Kjo do mbetet si dita me te cilen do filloj historia e re, historia islame. Nga kjo dite fillon edhe Hixhrah, kalendari arab. Ne Medine ndertohet Uma, shteti/komuniteti musliman.
624 : VisigotÂ’thet rembejne pronat e Bizantineve ne Spanje.
626 : Abaret me Sllavet shtetrethojne Konstandinopojen
627-8 : Herakliu mund Sasanidet ne Ninev (Lindje e Mesme). Fitorja e Harkliut ishte parashikuar ne Kuran, ne kapitullin Rum (Rum= Bizanti), aty parashikohet edhe triumfi i ardhshem i Muslimaneve.
628-36 : Betejat e pasuksesÂ’shme te Harakliut kundra Muslimaneve ne Lindjen e Mesme (betejat nuk kishin fitues te vertet)
630 : Herakliu kthen Kryqin e Ndershem ne Jeruzalem
632 : Vdes profeti i Islamit, Muhamedi. Fillimi i Halifatit klasik (632-661).
633-51 : Fitoret e para te Arabeve ne Lindjen e Mesme
636 : Humbin Bizantinet ne Jermuk, Siria behet prone e Halifatit
637-51 : Arabet mbarojne pushtimin e gjithe perandorise perse
638 : Patriarku i Jeruzalemit Sofroni i dorezon qytetin e shenjte Halifit (sipas disa te dhenave Sofroni donte tÂ’i shmangej pushtetit bizantin)
639-41 : Arabet pushtojne Egjyptin
647-49 : Sulme arabe ne Qipro dhe ne Azine e Vogel (Turqi)
653-4 : Arabet plackisin ishullin e Rodit (Rhodes, ku do marin mbeturinat e Gjigandit te Rodit – monument madheshtor qe i dedikohej zotit Diell/Apollon dhe qe ishte rrezuar nga nje termet) dhe ishujt e tjere te Egjeut
655 : Flota bizantine humb nga flota arabe ne Finike, Arabet tani jane bere edhe zoterinje te detrave
661 : Muaui ibn Abu Sufiani nderton Halifatin Umajad me qender Damaskun
663 : Perandori Konstas II i hap lufte Lombardeve te Italise
668 : Konsta vritet ne vasken e tij ne Sirakuze te Sicelise
670-72 : Muslimanet pushtojne Izmirin dhe Kiziken
673-78 : Shtetrethimi i pare arab i Konstandinopojes. Flota arabe shkatrohet nga “ygro pir” (lende e djegshme)
675-77 : Abaret me Sllavet rethojne perseri pa sukses Selanikun
679-80 : Ndertohet Perandoria e pare Bullgare nga hani Asparuh
680-1 : Sinodi i Gjashte ne Konstandinopoje
686-89 : Justiniani II (Hundepreri) fiton kundra Sllaveve te Thesalise dhe Maqedonise
688 : Qiproja behet gjysem arabe dhe gjysem bizantine
695 : Rezohet me dhune Justiniani II
697 : Muslimanet (Umajadet) pushtojne Kartagjenen (Tunizi)
705 : Bullgaret ndihmojne Justinianin II te mari perseri postin perandorak
711 : Berberet (fis arabo/simit i Afrikes se Veriut) Muslimane kalojne Gjiblatarin dhe pushtojne Spanjen. Emri Giblatar u vu per nder te ushtarakut arab Xhebel (keshtu pas pushtimit u quajt Xhebel Tarik – Mali i Xhebelit) me perpara ngushtica u njinte me emrin « Dyert e Herkulit »
713-17 : Ndertohet Dinastia e Isavreve ne Bizant (me Leon III Isavrin)
717-8 : Shtetrethimi i dyte i Konstandinopojes nga Arabet. Flota arabe digjet perseri nga “ygro pir” (nje far zifti pervelues)
723 : Isavret te frymezuar nga mesimet islame shpallin lufte kundra ikonave (fillon faza e pare e ikonomakise)
732 : Franget me mbretin e tyre Karl Martel shpetojne Europen nga kthetrat muslimane. Zhvillohet Lufta e Puatjes, Muslimanet zbrapsen njehere e pergjthmone nga Europa Perendimore, mbyllen ne Gadishullin Iberik.
740 : Bizantinet fitojne Muslimanet ne Azine e Vogel (Afion Karahisar). Vritet ushtaraku Shaid Battal Gazi, qe atehere shfaqen Gazite (luftetaret e fese)
750 : Rrezohet Halifati Umajad ndertohet Halifati i Abasseve me qender Bagdatin. Familja mbreterore umajade shtegeton ne Andaluzi (Spanje)
751 : Lombardet pushtojne Ravenen
755 : ndertohet shteti papat (i Papes)
756-75 : Luftrat e para midis Bizantit dhe Bullgareve. Konstandini V mer titullin Bullgarokton (Bullgar-vrasesi, ai qe vrau Bullgaret)
774 : Karlomagni (Carlomagnus) pushton mbreterine lombarde te Italise
781-83 : Irini Athinea nenshkruan paqe me Muslimanet (kushtet, ofenduese per Bizantin)
786 (-806) : Mbreteron halifi Harun al – Rashid, ne kohen e te cilit njojti zhvillim Bagdati dhe tek i cili referohet vepra «Nje mije dhe nje net»
787 : Sinodi i Nikes, rikthen perkohesisht adhurimin e ikonave
796 : Karlomagni shkatron shtetin e Abareve ne Europen Qendrore
797 : Irini Athinea qerron djalin e saj perandor Konstandinin e VI, me perpara ishte martuar me te birin e saj kurse ne vazhdim i nxorri syte duke u bere keshtu perandoreshe e vetme e Bizantit
800 : Gjate Krishtelindjeve mbreti frang, Karlomagni, kurrorezohet nga Papa si Perandor i Romes (ndertohet Perandoria e Shenjte Romake)
___________________ ___________________ __

805 : Arabet me ndihmen e Sllaveve sulmojne Patren
806-7 : Halifi Harrun Al-Rashid ben sulme ne Azine e Vogel
811 : Humbje e madhe e perandorit Nikifor I nga Bullgaret. Me kafken e tij do pije vere hani Krum
813 : Bullgaret rethojne Konstandinopojen
820 : Vritet Leonti V gjate Krishtlindjeve brenda ne Shen Sofine. Ne fuqi vjen Mihali II.
824 : Pushtohet Kreta nga Muslimanet, ndertohet emirati i Kretes
827-8 : Muslimanet zbarkojne ne Siceli, pushtojne Palermon dhe ne vazhdim ghjithe ishullin (mendohet qe reth shek. te 10 ne Siceli jetonin reth 1 milion Muslimane, shiko Bernard Lewis « the ArabÂ’s in History »)
837-8 : Bizantinet plackisin vendin e lindjes se Halifit te Bagdatit pergjigjen Arabet duke plackitur Amorin, vendin e lindjes se perandorit bizantin
840-50 : Ruset ndertojne principaten e tyre ne Kiev dhe Novgorod. Ruset u referonin me emrin «Ros » dhe e kishin prejardhjen nga Skandinavia (fis i afert me Vikinget) por pasi pranuan Ortodoksine u sllavezuan (sic ndodh edhe me Bullgaret turane)
843 : Niperit e Karlomagnos ndajne ne tre pjese Perandorine e Shenjte Romake
855 : Konstandinopoja vjen ne ujdi me Bagdatin qe te bejne ndrim roberish
860 : Ruset sulmojne Konstandinopojen. Operacion detar i Bizantineve per clirimin e Sicelise nga Muslimanet, nuk kishte sukses
860-67 : Bizanti dergon Kirilin me Methodin ne Krime dhe Morave per te afruar Sllavet dhe Hazaret drejt Krishterimit ortodoks. Krjohet alfabeti sllav nga Kirili dhe Methodi
863 : Bizantinet me ushtarak Petronin fitojne Arabet ne lumin Lalakaonta (afer Detit te Zi)
864 : Bullgaret pranojne Krishterimin, qe kendej e tutje mbreti Bullgar do quhet « car » e jo « han » (titull altaik/turanik)
866 : Vardha, mbreti Bizantit, vritet nga Vasili I « Maqedonasi »
867 (-86) : Kishat, Katolike dhe Ortodokse, ndahen perseri nga njera tjetra
867 : Vasili I godet perseri, kesaj radhe Mihalin e III. Ndertohet dinastia maqedonase (mbi gjakun e Amoriteve)
867-70 : Vasili vjen ne ujdi me Papen. Rrezohet patriarku Foti dhe internohet nga Sinodi Konstandinopojes
871 : Ludviku i II mer Barin (Itali e Jugut) nga pushtimi i Arabeve
871 : Heretiket Pavlikiane, qe kishin bere aleance me Arabet, shkaterrohen nga Vasili
876 : Bari kalon ne duart e Bizantineve
877 : Foti rikthehet ne postin e Patriarkut te Kon/pojes
878 : Arabet pushtojne Sirakuzen e Sicelise
886 : Foti ne internim per here te dyte
894 : Bizantinet i hapin lufte carit te Bullgareve, Simeon. Hungret (nga aty del termi Hungarez, megjithese Hungarezet vet e quajne veten "Majar" qe vjen nga nje fis tjter turanik i Europes Qendrore) bejne sulme ne Ballkan, do hasin ne kundrapergjigjen e Paxinakeve (dhe Hungret dhe Paxikanet ishin fise turanike te aferta me Unnet)
895 : Bullgaret do fitojne kundra Bizantineve ne Adrianopoje
___________________ ___________________ __

902 : Arabet do mbarojne pushtimin e Sicelise, me zaptimin e fortifikates se fundit bizantine, Taormina
904 : Muslimanet Arabe zbarkojne ne Ballkan, rethojne Selanikun
907 : Ruset perseri jashte mureve te Konstandinopojes
912 : Patriarku i Kon/pojes i njeh stemen e Perandorit te Bullgareve Simeonit dhe e njeh edhe si zevendes-mbret te Konstandinit I Porfirogjenit (keshtu Bullgaret kan nen zoterimin e tyre nje parandori ballkanike dhe gjithashtu perzihen ne ceshtjet e Bizantit)
920 : Simeoni shpall veten si “perandor i Bullgareve dhe i Bizantineve”
944 : Bizantinet me Joan Kurkuan clirojne Urfen nga mbikqyrja arabe dhe marin mbrapsht “mbulesen e shenjte” te Krishtit
960 : Nikifor II Foka cliron Kreten nga pushtimi arab dhe shkatron emiratin qe ishte ndertuar atje
962 : Mbreti gjerman Othoni i Pare kurrorezohet perandor “ Perandorise se Shenjte Romake (te Kombit Gjerman)”. Nikifor Foka pushton Halepin e Sirise
963 : Nikifori martohet me te vene Theofano dhe keshtu nga ushtarak kthehet ne perandor te Bizantit
963-1025 : Periudha qe quhet “epopeja e arte bizantine”. Mbreterite e Nikifor II Foka, Joani Cimiski dhe Vasilit te II (Bullgarevrasesit), do e risin jasthe mase siperfaqen tokesore bizantine
964 : Bizantinet pa sukses mundohen te pushtojne Siceline nga Arabet
965 : Nikifori II Foka do i shkepusi edhe toka te tjera Arabeve midis te cilave edhe Qipron. Nikifori fitoi pseudonimin “vdekja e bardhe e Arabeve”
967 : Ruset hyjne ne tokat e mbreterise bullgare
969 : Nikifori II pushton Antakine nga Muslimanet. Pak me vone vritet pabesisht nga gruaja e tij dhe tradhetaret e Oborrit. Kryetradhateri ishte Joani I Cimiski i cili do i mari edhe fronin. Egjypti kalon ne duart e Fatimijeve (Shijat/ShiÂ’itet)
970 : Ruset me udheheqes Svatosllavin rrethojne Adrianopojen (turq. Edirne)
971 : Joani Cimiski rethon qendren bullgare ne te njejten kohe sulmon edhe Ruset. Sviatoslavi ia mbath dhe me vone do vritet nga Paxinaket.
972 : Theofano-ja martohet me perandorin gjerman Othonin e II
972 : Bizantinet hyjne ne zemer te Lindjes se Mesme duke pushtuar Balbekun, Damaskun dhe Kesarine e Palestines.
976 : Vdes Joani Cimiski
988 : Ruset pranojne Kristianizmin/Ortodoksine
1001-18 : Mbas disa fitoreve radhazi Bizantinet organizojne kundrasulmin perfundimtar ndaj Bullgareve
1009 : Halifi shiit (prej Fatimijeve te Egjyptit) al-Hakim urdheron shkatrimin e tempullit te Varrit te Shenjte ne Jeruzalem
1018 : Pas pushtimit te Ahrides Vasili i II bashkon Bullgarine me pronat bizantine. Shkrihet Patriarkana e Bullgarise
1025 : Operacion i pasuksesÂ’shem per pushtimin e Sicelise. Vdekja e Vasilit te II do sjelli dobesimin e shpejte te Bizantit
1029 : Deshtim i madh i Bizantineve ne betejat e tyre kundra Sirise muslimane
1036-38 : Traktat midis Bizantit dhe Muslimaneve per mbrojtjen e tokave te shenjta (Jeruzalem etj.)
1043 : Sulm i ri i Ruseve ndaj Bizantit, Bizantinet detyrohen ti paguajne Ruseve gjoba
1047 : Paxinaket kalojne Danubin dhe plackisin e rrenojne zonat ballkanike. Konstandinopoja i dha flori Paxinakeve qe te terhiqen
1048-9 : Perleshja e pare e madhe midis Bizantit dhe Selxhukeve turq ne zonen e Armenise
1049-53 : Paxinaket plackisin perseri tokat perandorake
1055 : Selxhuku Togrul Bej do njihet si “sulltan” nga halifi i Bagdatit. Selxhuket kishin zene postet kryesore te ushtrise muslimane dhe detyruan Abbaset qe ti njohin titullin e sulltanit (fjale arabe qe do te thote “mbret”). Keshtu roli i halifit do ngelet vetem fetar kurse fuqia politike dhe ushtarake do jet ne doren e sulltanit (perderisa sulltan Mehmeti do i bashkoj perseri keto role nen emrin e tij, halif dhe sulltan), me kete menyre Selxhuket arriten te behen fuqija kryesore qe drejton fatet e Lindjes se Mesme
1059 : Deshton perpjekja e Hungreve per te hyre ne Ballkan
1063-65 : Selxhuket pushtojne Armenine
1064 : Hungret pushtojne Beogradin
1064 : Hyjne ne Ballkan fiset turanike te Uzeve, arrijne deri ne tokat greke
1066 : Normandet (pasÂ’ardhesit e Vikingeve) pushtojne Angline
1066 : Selxhuket hyjne ne Azine e Vogel (Anadoll)
1071 : Normandet pushtojne Barin, keshtu merr fund prezenca e Bizantineve ne Itali. Dyndjet e Normandeve ne Italine e Jugut dhe ne zona te tjera gjeografike kishin filluar te behen problematike shume kohe me perpara
1071 : Pushtohet Jeruzalemi bizantin nga Selxhuket. Kjo veper u perdor si sebep i Kryqezatave
1077 : Duka i Durresit (Durahut) Nikifor Bruenni organizon kryengritje te madhe me qellim kurrorezimin e tij si perandor te Bizantit, nuk pat sukses
1080 : Ndertohet sulltanati «Rum» ne Nikea te Azise se vogel (zvogelohet Bizanti)
1081-85 : Normnadet zbarkojne ne ishujt e Jonit dhe Greqine Perndimore (legjendat dhe mitet per egersine e Normandeve kan mbijetuar midis disa kengeve popullore te ketyre zonave)
1085 : Selxhuket pushtojne Antakine
1090 : Forcat e bashkuara te Paxinakeve dhe te Selxhukeve te Smirnit (Izmir) shtetrethojne Konstandinopojen
1096-99 : Betejat e para te Kryqezatoreve dhe te aleateve te tyre Bizantine. Bizantinet zaptojne Nikean kurse Kryqezatoret pushtojne Antakine (1098) dhe Jeruzalemin (1099). Europianet i kishin premtuar Bizantineve se do i kthenin te gjitha tokat te cilat perpara pushtimit arab i perkisnin Bizantit por kur i moren ato i mbajten per veten e tyre. Keshtu midis aleateve bizantine-kryqezatore filluan mosmareveshjet dhe konfliktet
___________________ ___________________ __

112 : Aleksi I Komnini merr mbrapsht disa zona te pushtuara nga Sulltani i Rumit
122 : Paxinaket humbin perfundimisht nga forcat e bashkuara bizantine dhe varange (fis gjerman qe merte pjese me Kryqezatat) ne zonen Stara Zagora te Bullgarise
1130 : Normandet ndertojne mbreteri ne Siceli, zhvillim i kultures dhe arkitektures arabo-normande
144 : Zaptimi i Edeses nga emiri i Mosulit (Irak) do behet shkak qe te filloje Kryqezata e Dyte
1146-49 : Kryqezata e Dyte
1161 : Bizanti ben mareveshje paqeje me sulltanatin e Rumit
1165-73 : Perleshje midis Bizantit dhe Hungreve
1171 : Saladini (me prej'ardhje kurde) behet sulltan i Egjyptit duke shkatruar dinastine shiite te Fatimijeve dhe duke vendosur dinastine sunite te Ajuvideve
1172 : Manuil I Komnini fiton Serbet e Stefan I Nemanjas
1185 : Kryengritje e Bullgareve, Vlleheve dhe Komaneve (Komanet flisnin gjuhe altaike/turanike por kishin karakteristika europiane dhe kishin qendruar shume here si aleate te Bizantit). Ndertohet Perandoria e dyte Bullgare
1187 : Saladini fiton Kryqezatoret dhe behet zoteri i Jeruzalemit dhe Lindjes se Mesme
1189 : Bizanti rinovon marreveshjet me Saladinin, ndertohet xhami brenda ne Konstandinopoje. Kryqezata e Trete, pushtohet Qipro nga Kryqezatoret (keshtu morri fund mbikeqyrrja bizantine ne ishull)
1189-204 : Kryengritje te shumta ne Ballkan, Azi te Vogel dhe Greqi. Tendence e popullsive (midis te cilave dhe popullsia shqiptare) te ndahen nga mbikeqyrrja e Kon/pojes
___________________ ___________________ __

1201-4 : Kryqezata e Katert. Europianet plackisin Konstandinopojen ne vitin 1204 dhe sjellin shkaterrime ne qytet (familjet dinastike bizantine shtegetojne ne Trapezunte, Nikea, Peloponez dhe Epir). Ndertohet "Perandoria Latine" (Romania) me qender Kon/pojen. Kjo Perandori do jetoje deri ne 1261
1204/5 : Ndertohet shteti i pavarur (Despotati) i Epirit
1206 : Cejngis Hani bashkon fiset mongole
1219 : Kryepeshkopia serbe behet e pavarur
1219-23 : Cejngis Hani sulmon zonat e Kaukazit dhe Boten Muslimane (Lindje e Mesme dhe e Afert)
1224 : Teodori i Epirit cliron Selanikun nga Franget dhe nderton atje Perandorine Bizantine te Selanikut
1230 : Teodori do humbi betejen kundra Bullgareve, ne Klokotnice
1230-40 : Osmanet arrijne ne Anadollin e Azise se Vogel dhe i rembejne tokat Selxhukeve te Rumit
1238-41 : Dyndje mongole ne Gjeorgji, Boimi, Poloni, Hungari dhe Bullgari
1241 : Mongolet zgjerojne siperfaqen e Perandorise se tyre deri ne Azine e Vogel, Selxhuket i nenshtrohen fuqise mongole
1246 : Joani II Duka i Nikese mer Selanikun nga Epiriotet
1258 : Mongolet pushtojne Bagdatin dhe keshtu merr fund Halifati i Abaseve (posti i Halifit nuk do rreferohet me perderisa Sulltan Mehmeti te shpalle veten Halif. Sulltanet do e qujane veten halif deri sa te shkrihet Perandoria Osmane nga Qemal Ataturku, 1923, qe atehere nuk ekziston dikush qe te quaj veten halif, dmth. udhehqes fetar, politik, ushtarak e gjykates i botes muslimane).
1261 : Mihali II Paleologu do cliroje Konstandinopojen nga Kryqezatoret euqopiane. Rikthehet Perandoria Bizantine (megjithese disa historiane thone qe Perandoria nuk kishte marre fund por kishte ndryshuar qendra e saj, nga Kon/poja ne Nikea).
1288 : Ndertohet emirati osman, nga Osmani i Pare
1302 : Humbja e pare e Bizantineve nga forcat osmane, ne Vafea (afer Detit te Zi)
1309 : Ndarja Papike, ekzistojne dy persona qe e qujane veten Pape (kjo ndarje zgjat deri ne vitin 1377)
1321 : Lufte e brendeshme per pushtet midis Paleologeve (dinastise paleologe), Androniku i Dyte me Andronikun e Trete
1326 : Osmanet pushtojne Prushen, qe do kthehet ne kryqytet. Orhani behet trashgimtar i Osmanit
1328-31 : Osmanet pushtojne Nikean
1330 : Serbet fitojne kundra Bullgareve
1337 : Osmanet pushtojne Nikomiden
1340 : Bizantinet fitojne kontrollin e Epirit
1341-47 : Vazhdojne lufterat per pushtet ne Kon/poje
1346 : Cari Stefan IV Dushan vetshpallet " Perandor i Grekeve, Serbeve dhe Arberve"
1347 : Kolerra godet Konstandinopojen, nga aty do hapet ne te gjithe Europen dhe do ngelet ne Histori e njohur me termin " Vdekja e Zeze", ngase shkaktoi vdekjen 1/3 te popullsise se Europes Perendimore
1348 : Serbet pushtojne Epirin (zona e peshkopise se Epirit qe shtrihej nga Durresi e deri ne Tesali, me perpara kjo zone ishte province bizantine) dhe Tesaline.
1354 : Osmanet pushtojne Gadishullin e Kalipolit (nje cope e vogel toke qe shtrihet ngjitur me anen europiane te Vosporit) dhe keshtu ata kan kaluar nga Azia ne toke europiane. Fillojne operacionet osmane ne Ballkan. Joani VI Katakuzino jep dorheqjen nga posti i mbretit te Bizantit per tu bere murg (duket qarte se mbreterit bizantin i kishin harruar ambiciet e para'ardhesve te tyre, ne periudhen para se te bjere Bizanti mbreterit tregonin teper dobesira- me fene, artin etj.- ose u hanin me ata qe donin ti rrembenin pushtetin)
1366 : Bizantinet kerkojne ndihme nga Hungarezet per te perballuar Osmanet
1368 : Osmanet pushtojne Adrianopojen (Edirne) e cila do kthehet ne kryeqytet. Keshtu oborri i Sulltanit c'vendoset nga Azia ne Europe (qe atehere dukej mania e Turqve me Europen)
1371 : Serbet do thyen nga Osmanet ne Cernomian
1373 : Joani i V Paleologu kthehet ne vasal te Sulltanit
1385 : Osmanet pushtojne Serdiken (Sofien e Bullgarise)
1387-94 : Pushtimi i Selanikut nga Osmanet
1389 : Lufta e Pare e Kosoves, forcat e bashkuara ballkanike nen udheheqjen e princit serb Lazar do humbin nga forcat osmane. Midis te vrareve ishte edhe vet sulltan Murati I, do zevendesohet nga Bajaziti I
1393 : Osmanet realizojne pushtimin e Bullgarise
1394-402 : Osmanet shtetrethojne per 8 vjet radhazi Konstandinopojen, nuk arijne ta pushtojne
1396 : Kryqezata e Hungarezeve dhe aleateve te tyre kundra Osmaneve nuk pati sukses
1402 : Tamerlani, perandori mongol, rikthen kujtimin e Cejngis Hanit. Bota duket e vogel para shpatave mongole. Qe nga qendra e Azise Mongolet shfaqen perseri ne Azine e Vogel dhe Europe. Rreziku i madh i Europes, Osmanet, duken si nje hic perpara fuqise mongole. Vet sulltani Bajazit I do behet skllav i Mongoleve, dhe do e kaloj jeten qe i mbetet ne nje kafaz i cili bente xhiro ne tokat mongole (deri ne diten qe do vdesi). Rrenimin e Osmaneve do e shoqerojne lufterat e brendeshme per pushtet, zgjatet dhe disa vjet jeta e Bizantit
1413 : Mbas 11 vjetesh lufterash civile ne fuqi vjen sulltan Mehmeti i Pare, i cili organizon perandorine nga fillimi
1421-22 : Murati II zevendeson Mehmetin I, rethime te pasukses'shme te Kon/pojes
1430 : Osmanet pushtojne Selanikun perseri, pasi e kishin humbur nje here, dhe Janinen (per te marre Janinen pashai mbas shume kohesh qytetrethimi i premtoi banoreve shume lehtesira)
1439 : Osmanet pushtojne Smenteroven dhe Beogradin
1443-68 : Skenderbeu ngrin flamurin e pavarsise ne Kruje. Sulme te ashperta te sulltan Muratit II dhe Mehmetit II do deshtojne njera pas tjetres per 25 vjet radhasi. Perleshje heroike te popullit shqiptar nen udherrefimin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut
1444 : Deshtim absolut i Kryqezates se Polonezeve dhe Hungarezeve (Vladisllavi me Ladislaon) kundra Osmaneve. Fitore e Muratit II
1448 : Lufta e Dyte e Kosoves, humbje e Unniadit
1451 : Vdes Murati i II dhe zevendesohet nga Mehmeti i II
1453 : Mehmeti i II merr Konstandinopojen (Stamboll). Pak kohe me vone Osmanet do ken pushtuar cdo zone ne te cilen udhehiqnin familjet me gjak perandorak bizantin, keshtu Bizanti mori fund njehere e pergjithmone mbas 13 shekujsh histori te mbushur me luftra per mbrojtjen dhe zgjerimin e perandorise. Osmanet do kthehen ne fuqi europiane dhe mesdhetare per te pesuar me vone edhe ata pasojat qe historia ruan per cdo perandori.

Nuk ka komente: