27 mars 2011

Disa thenie per Atdheun

ja disa thenie per atedheun :

Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
Shqipe
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
N.Frashëri
Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë.
S.Frashëri
Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
Elyari
Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të.
Kenedi
Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj.
Indiane
Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.
Greke
Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin.
Berne
Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
Bloku
Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.
Horaci
Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.
Burkhardi
Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.
Bjelinski
Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.
Floberi
Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe.
Stendali
Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
Greke
Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
Ciceroni
O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
Euripidi
Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
Volteri
Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd.
N.Veqilharxhi

Nuk ka komente: